Lajmet

Britania e Madhe kërkon të armatoset Ballkani

Kjo “për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre”, ka thënë Truss.

Publikuar

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka thënë se Ballkani Perëndimor dhe të gjitha vendet e rrezikuara nga Rusia duhet të armatosen.

Truss tha të mërkurën se karahas Ukrainës, Perëndimi duhet të sigurohet se do të kenë qëndrueshmëri Ballkani Perëndimor, Moldovia dhe Gjeorgjia.

Ne duhet të sigurojmë që, krahas Ukrainës, Ballkani Perëndimor dhe vende si Moldavia dhe Gjeorgjia të kenë qëndrueshmërinë dhe aftësitë për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre”, ka thënë Truss, raporton BBC.

Disa ditë më parë Britania e Madhe kërkoi veprime të ashpra kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Kësaj radhe Truss u tregua edhe më e qartë, duke thënë se “forcat ruse duhet të dëbohen nga Ukraina dhe se fitorja në Ukrainë është imperativ strategjik për Perëndimin”.

Sipas saj, Suedia ose Finlanda duhet të integrohen sa më shpejt në NATO, nëse zgjedhin të bashkohen.

“Ne nuk mund të jemi të vetëkënaqur – fati i Ukrainës mbetet në ekuilibër. Dhe le të jemi të qartë – nëse Putin ia del, do të ketë mjerim të mëtejshëm të patreguar në të gjithë Evropën dhe pasoja të tmerrshme në të gjithë globin”, ka thënë ajo.

Britania ka dërguar 450 milionë funte në ndihma ushtarake për Ukrainën.

Lajmet

Azemi paralajmëron protesta të përditshme

Azemi tha se nëse greva e arsimtarëve vazhdon sindikata që ai udhëheq s’do të hyjnë në grevë.

Publikuar

nga

Kryetar i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha që në këtë muaj do ta vendosin datën se kur do të mbajnë grevën.

Por sipas tij, ky sektorët në këtë fazë do të fillojë me protesta të përditshme. Ai gjithashtu shtoi që protestat do të mbahen në ditët në vazhdim, por nuk ka bërë të ditur datën e saktë.

“Ndoshta do të ndërrojnë kahje dhe do të mbajmë protesta të përditshme pasi që tani nuk është koha e duhur për greva sepse i gjithë sistemi arsimor po mbajnë greva”, tha Azemi.

Azemi shtoi se nëse greva e arsimtarëve vazhdon sindikata që ai udhëheq s’do të hyjnë në grevë.

E sa i përket kontakti me Qeverinë Azemi shtoi se i kanë dërguar tetë kërkesa por nuk ka marr përgjigje, duke numëruar kërkesat karshi ekzekutivit.

“Nuk e shoh të arsyeshme që të dërgojmë kërkesa pasi sipas të gjithave gjasave nuk i ndjen që këta punëtorë të sektorit privat janë qytetar të Republikës së Kosovës. Kërkesat për Qeverinë janë që të kenë rritje të pagave edhe sigurime shëndetësore, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, gjykata e punës fondi për punëtorët të cilit humbin vendin e punës dhe  shumë kërkesa të tjetra”, tha ai.

Gjithashtu Azemi tha se nëse vazhdon që Qeveria të mos na plotësoj kërkesat atëherë të rinjtë do ta lëshojnë Kosovën.

“Sigurisht që mbas  dy vite nuk do të munden që të gjejnë punëtorë të rijnë por vetëm mosha 50 vjeçe”, përfundoi i pari i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Sllovakia kundër strehimit të rusëve që i largohen mobilizimit

“Sllovakia do të vlerësojë çdo rast”, tha dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Juraj Tomaga.

Publikuar

nga

Fqinja e Ukrainës, Sllovakia, ka hedhur poshtë propozimin për të strehuar të gjithë qytetarët rusë që largohen nga vendi për shkak të urdhrit të mobilizimit. “Sllovakia do të vlerësojë çdo rast”, tha dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Juraj Tomaga.

Sllovakia në parim lëshon viza për arsye humanitare, por nuk ka një rregull të qartë sipas të cilit kundërshtimi i urdhrave të mobilizimit mund të jetë një arsye e mjaftueshme. Zëdhënësi tha se arsyeja pse disa qytetarë rusë mendojnë se Sllovakia po vonon qëllimisht lëshimin e vizave, jo vetëm për arsye humanitare, por gjithashtu, për qëllime studimi, ishte kryesisht për faktin se Rusia kishte reduktuar stafin e përfaqësive sllovake në Moskë dhe Shën Petërburg në një vendim të pabazuar.

Sipas tij, po aludohet një mosmarrëveshje diplomatike midis Sllovakisë dhe Rusisë. Në fund të marsit, Sllovakia dëboi 35 punonjës të ambasadës ruse të dyshuar për spiunazh, ndaj të cilit Moska reagoi reciprokisht. Presidenti çek, Milos Zeman është distancuar nga qëndrimi i qeverisë çeke.

“Një person që largohet nga Rusia nuk është një rrezik sigurie për ne”, tha Zeman në një intervistë televizive. Ai tha se rusët që nuk duan të luftojnë në luftën e Ukrainës duhet të pranohen në të njëjtën mënyrë si refugjatët nga Ukraina.“Ata që ikin nga vendi i tyre sepse nuk duan të përmbushin detyrimet ndaj shtetit të tyre, nuk i përmbushin kushtet për dhënien e vizës humanitare”, tha ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky./atsh/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sulm me armë zjarri në një shkollë ruse, autori vret veten pasi vrau gjashtë persona

Ambulanca dhe shërbimet e sigurisë kanë mbërritur në vendngjarje në qytetin e Izhevsk.

Publikuar

nga

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në Rusinë qendrore, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, thonë zyrtarët rusë.

Ambulanca dhe shërbimet e sigurisë kanë mbërritur në vendngjarje në qytetin e Izhevsk.

Të shtënat kanë ndodhur në shkollën numër 88, me gati 1000 nxënës dhe 80 mësues.

Autori i armatosur thuhet se ka vrarë veten dhe motivi i të shtënave është i paqartë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti: Masakra e Abrisë më çnjerëzorja që Serbia ka kryer mbi shqiptarët e Kosovës

Kurti tha se 23 të vrarët e kësaj masakre nuk mund të përkujtohen pa Imer Deliun, familjarin e gjallë të tyre.

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24 vjetorin e masakrës së Abrisë, ka thënë se ajo është më çnjerëzorja dhe më e tmerrshmja që Serbia ka kryer mbi shqiptarët e Kosovës.

I pari i ekzekutivit ka kujtuar se mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të masakrës së Abrisë, nga më i moshuari Fazli Deliu 94 vjeç deri te më e vogla Diturije Deliu 6 javëshe, për të kuptuar se sa totale dhe çnjerëzore ishte kjo masakër që kryen forcat serbe mbi këta 23 civilë shqiptarë të pafajshëm.

Ai ka shtuar se 23 të vrarët e kësaj masakre nuk mund të përkujtohen pa Imer Deliun, familjarin e gjallë të tyre. 

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara