Kulturë, Lifestyle

Billie Eilish thotë se i ka fshirë të gjitha aplikacionet e rrjeteve sociale

Publikuar

Billie Eilish thotë se i ka fshirë aplikacionet e rrjeteve sociale nga telefoni i saj për shkak të marrëdhënies së komplikuar me internetin.

Këngëtarja fituese e çmimeve Grammy, e cila ka qenë më pak aktive në platformat digjitale gjatë javëve të fundit, tregoi rreth vendimit të saj për t’u distancuar nga platformat e mediave sociale gjatë një paraqitjeje në podcast “Conan O’Brien Needs a Friend”, së bashku me vëllain e saj Finneas.

“Nuk i shikoj më”, tha 21-vjeçarja në një klip, i cili ende nuk është transmetuar. “Unë i kam fshirë të gjitha nga telefoni im”.

Eilish ka folur disa herë për prezencën e saj në rrjete sociale dhe pritshmëritë jorealiste të grave të reja./UBTNews/

Kulturë, Lifestyle

Dizajneret ukrainase shfaqin krijimet më të fundit në Javën e Modës në Londër

Shfaqja ka miratuar Javën e Modës në Ukrainë për herë të dytë këtë vit, ndërsa lufta po zvarritet.

Publikuar

nga

Tre stiliste ukrainase kanë shfaqur krijimet e tyre më të fundit në një sfilatë të përbashkët në Javën e Modës në Londër.

Shfaqja ka miratuar Javën e Modës në Ukrainë për herë të dytë këtë vit, ndërsa lufta po zvarritet.

Në fund, Ksenia Schnaider, Nadya Dzyak dhe Elena Reva veshën flamujë ukrainas të nënshkruar nga ushtarë nga tre njësi të ndryshme ushtarake./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Zbulohet shkaku i vdekjes së Angus Cloud

Ai vdiq gjatë muajit korrik.

Publikuar

nga

Aktori Angus Cloud vdiq si pasojë e mbidozës aksidentale, thuhet në raportin e autopsisë.

“Angus Cloud vdiq nga kombinimi vdekjeprurës i fentanilit, kokainës, metamfetaminës dhe në atë që konsiderohet si një mbidozë aksidentale”, tha një zëdhënës i Mjekësisë Ligjore për CNN.

Cloud, aktor i njohur për rolin e tij në dramën e HBO-së, “Euphoria”, vdiq gjatë muajit korrik në moshën 25-vjeçare./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Autori i ‘Game of Thrones’ dhe shkrimtarë të tjerë padisin krijuesin e ChatGPT për të drejtat e autorit

“Në zemër të këtyre algoritmeve është vjedhja sistematike në një shkallë masive”, thuhet në ankesë.

Publikuar

nga

Shoqata e Autorëve, një organizatë që përfaqëson shkrimtarët dhe disa novelistë, duke përfshirë Martin, John Grisham dhe Jodi Picoult, akuzuan kompaninë me bazë në Kaliforni për përdorimin e librave të tyre “pa leje” për të trajnuar “modelet e mëdha gjuhësore” të ChatGPT, sipas padisë.

“Dhe në zemër të këtyre algoritmeve është vjedhja sistematike në një shkallë masive”, thuhet në ankesë.

Shumë padi të tjera janë ngritur nga artistë, organizata dhe kodues kundër OpenAI dhe konkurrentëve të tij, me paditësit që pretendojnë se puna e tyre është grabitur.

Shoqata e Autorëve dhe shkrimtarët po kërkojnë një ndalim të përdorimit të librave me të drejtë autori për të zhvilluar modele gjuhësore “pa autorizim të shprehur”, si dhe dëmshpërblim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Publikohet traileri i filmit të Amber Heard

Ajo mori pjesë në Festivalin e 69-të të Filmit në Taormina në Itali për të mbështetur premierën e “In the Fire”.

Publikuar

nga

Amber Heard është rikthyer në botën e aktrimit.

Traileri i parë për “In the Fire” shfaq Heard, si një psikiatre amerikane që udhëton në Kolumbi për një fëmijë që vendasit besojnë se është i pushtuar nga djalli.

Heard tha në një deklaratë “Ndihem e nderuar që jam pjesë e kësaj pune  dhe që jam udhëheqëse në vizionin e regjisorit Conor Allyn”, vazhdoi ajo. “Ndihem me fat që jam e rrethuar nga një kast kaq i mrekullueshëm. Ata janë po aq të përkushtuar dhe magjik sa personazhet që luajnë”.

Heard mori pjesë në Festivalin e 69-të të Filmit në Taormina në Itali më 24 qershor për të mbështetur premierën botërore të filmit. Ajo i tha PEOPLE në festival se filmi i ri është “një film i bukur për efektin dhe forcën pothuajse të mbinatyrshme të dashurisë”.

“Ka të bëjë me kufijtë që dashuria mund të kapërcejë dhe krijimin e saj, dhe me të vërtetë për fuqinë që ka”, u shpreh Amber në atë kohë.

Megjithëse ishte filmuar më parë, “In the Fire” është filmi i parë i aktores që debuton që nga gjyqi i saj i diskutueshëm për shpifje me ish-bashkëshortin Johnny Depp. Juria ishte kryesisht në favor të Depp vitin e kaluar. Muaj më vonë, ata arritën një marrëveshje dhe ajo i pagoi atij 1 milion dollarë.

Regjisori i “In the Fire”, Allyn tha për PEOPLE në Festivalin e Filmit në Taormina se Heard “ka një të ardhme tepër të ndritshme përpara”.

“Mendoj se “In the Fire” tregon talentin e saj si aktore. E di që kjo është diçka për të cilën ajo është shumë krenare dhe është diçka që ne jemi shumë të emocionuar ta paraqesim për publikun”, deklaroi ai. In the Fire del në kinema në 13 tetor./Lapsi.al

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara