Magazinë

Yjet dënojnë vendimin e Trumpit për dëbimin e migrantëve nga SHBA-ja

Published

on

Kim Kardashian, biznesmenja miliardere dhe ylli televiziv, ka reaguar ashpër kundër aksioneve të fundit të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE), duke i cilësuar si “çnjerëzore”.

Ajo ka thënë se “njerëzit punëtorë po ndahen nga familjet e tyre në mënyrë të padrejtë”, ka raportuar Forbes.

“Si dikush që ka jetuar gjithë jetën në Los Angeles, kam parë sa thellë janë të rrënjosur imigrantët në këtë qytet. Nuk mund ta kthejmë kokën mënjanë kur frika dhe padrejtësia ua pamundësojnë njerëzve të jetojnë të sigurt dhe të lirë”, ka thënë Kardashian përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin socva Longoria  ka reaguar ashpër me një video katër-minutëshe që ka postuar ne rrjetin social TikTok, ku i quajti bastisjet e ICE-së “çnjerëzore” dhe kritikoi mungesën e procesit të rregullt për imigrantët që “janë të ndershëm dhe paguajnë taksa”.

Eva Longoria ka thënë se po i jep mbështetje të plotë protestuesve që po ngrihen kundër këtyre aksioneve.

Reperja Doechii u bë virale me fjalimin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “BET Awards”, ku ka kritikuar presidentin Donald Trump për vendimin e tij për të dërguar Gardën Kombëtare për të shuar protestat në Los Angeles.

“Trump po përdor forcat ushtarake për të ndalur një protestë, dhe dua të reflektoni se çfarë lloj qeverie duket të jetë kjo, kur sa herë që ne ushtrojmë të drejtën tonë demokratike për të protestuar, ushtria dërgohet kundër nesh”, ka thënë ajo.

Finneas, muzikanti dhe vëllai i Billie Eilish, ka treguar se ishte sulmuar me gaz lotsjellës gjatë një proteste në Los Angeles dhe akuzoi autoritetet për nxitje të dhunës.

Mark Ruffalo, i njohur për qëndrimin kritik ndaj Trump, ka postuar duke e quajtur “mashtrues”,  agjentët e imigracionit “forca raciste që fshihen pas maskave për turp a frikë nga drejtësia dhe shkelin të drejtën për gjykim të ndershëm”.

Edhe figura tjera publike si aktori Pedro Pascal, këngëtarja Kacey Musgraves, regjisorja Ava DuVernay dhe modelja Chrissy Teigen janë bashkuar me valën e kritikave ndaj aksioneve të ICE-së.

Protestat kundër ICE-së shpërthyen fillimisht në Los Angeles fundjavën e kaluar dhe u përhapën shpejt në qytete të tjera si New York, Philadelphia, Chicago dhe më tej.

Aksionet e ICE-së dhe arrestimet e imigrantëve kanë ndezur tensione të forta, ndërsa Trump ka hyrë në konflikt të drejtpërdrejtë me autoritetet e Kalifornisë, përfshirë guvernatorin Gavin Newsom dhe kryetaren e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bass, për vendimin e tij për të dërguar Gardën Kombëtare dhe trupat e Marinës për të qetësuar protestat.

Trump ka përmendur nenin 10 të Kodit të Shërbimeve të Armatosura të SHBA-së, i cili i jep presidentit autoritetin për të vendosur trupa në rast “pushtimi apo rreziku nga ndonjë rebelim kundër autoritetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

“Ky është një president që nuk do të jetë i lidhur as nga ligji, as nga Kushtetuta, duke vazhduar një sulm të bashkërenduar ndaj traditave amerikane”, ka thënë Guvernatori Newsmon përmes një deklarate televizive, duke e kundërshtuar ashpër këtë veprim.

Ndërkohë, Khaby Lame, krijuesi i përmbajtjeve, i cili është më i ndjekuri në TikTok, u ndalua nga autoritetet e imigracionit në Las Vegas të premten, konfirmoi Departamenti i Sigurisë Kombëtare për Forbes.

Lame, 25 vjeç, i lindur në Senegal dhe i rritur në Itali, është shtetas italian. Sipas DHS, atij iu dha mundësia të largohej vullnetarisht nga SHBA dhe ai zgjodhi ta bëjë këtë.

Vendndodhja e saktë e Lame nuk dihet, por të mërkurën në mëngjes ai kishte postuar disa video nga São Paulo, Brazil. Lame ka mbi 162 milionë ndjekës në TikTok dhe renditet ndër 10 krijuesit më të paguar në vitin 2024, me të ardhura mbi 20 milionë dollarë, sipas vlerësimeve të Forbes.

Ndërkohë, Bo Loudon, një influencues pro-Trump dhe mik i djalit të presidentit, Barron Trump, ka pohuar në platformën X se kishte raportuar Lame tek autoritetet si “imigrant i paligjshëm”.

Lajmet

Dua Lipa ndan momentet e veçanta nga dasma e familjarit të saj në Kosovë: “Po na rritet rrethi”

Published

on

By

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka kaluar disa ditë në Kosovë për të marrë pjesë në një aheng familjar. Artistja me origjinë nga Peja ishte e pranishme në dasmën e djalit të hallës, ku iu bashkua të afërmve në një festë me rite e tradita shqiptare.

Pas pamjeve të para të publikuara në rrjetet sociale ku shihej duke vallëzuar mes të ftuarve, vetë këngëtarja ka ndarë në profilin e saj në Instagram momente të veçanta nga dita e festës që nga marrja e nuses e deri te mbrëmja përmbyllëse.

“Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe patëm një dasmë të madhe shqiptare”, ka shkruar ajo krahas fotove e videove, duke e përmbyllur përshkrimin me fjalinë në shqip: “Po na rritet rrethi”.

Pavarësisht karrierës ndërkombëtare dhe jetës jashtë vendit, prania e saj në festa familjare dhe ruajtja e gjuhës e traditave vazhdojnë të dëshmojnë lidhjen e fortë të Dua Lipës me prejardhjen e saj. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja franceze Marina Vlady

Published

on

Aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze, Marina Vlady, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka bërë të ditur familja e saj.

Familjarët njoftuan se Vlady u nda nga jeta në shtëpinë e saj, e rrethuar nga njerëzit e afërt dhe kafshët e saj.

Marina Vlady ishte një prej figurave të njohura të kinemasë franceze dhe italiane. Ajo e nisi karrierën në moshë shumë të re, me filmin “Avant le déluge” në vitin 1954, ndërsa në moshën 16-vjeçare fitoi çmimin Suzanne Bianchetti si një prej aktoreve më premtuese.

Në vitin 1963, ajo fitoi çmimin për interpretim në Festivalin e Kanës për filmin “Le Lit conjugal”.

Gjatë karrierës së saj, Vlady luajti në më shumë se 80 filma dhe bashkëpunoi me regjisorë të njohur, përfshirë Jean-Luc Godard, Orson Welles, Bertrand Tavernier, Chris Marker dhe Ettore Scola.

Përveç aktrimit, ajo u mor edhe me letërsi dhe muzikë. Vlady botoi rreth 10 libra, ndër ta kujtimet “24 images/secondes”, të publikuara në vitin 2005.

Një pjesë e rëndësishme e jetës së saj ishte edhe lidhja me këngëtarin dhe poetin rus Vladimir Visocki. Ata u martuan në vitin 1969 dhe Vlady jetoi për një periudhë në Moskë. Marrëdhënien e tyre ajo e përshkroi në librin “Vladimir ou le vol arrêté”, botuar në vitin 1987.

Fëmijët e saj e kanë përshkruar jetën e artistes si “të gjatë, të bukur dhe të mbushur plot”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Lufta në Gaza përplas Ed Sheeran dhe Macklemore, Sheeran humb 500 mijë ndjekës

Published

on

Ed Sheeran po përballet me reagime të shumta pasi reperi Macklemore u largua nga turneu i tij, pas deklaratave publike për luftën në Gaza.

Macklemore njoftoi më 14 shtator se ishte larguar nga turneu pas një jave bisedimesh me Sheeran. Vendimi erdhi pas performancës së tij me këngën protestuese “Hind’s Hall”, përmes së cilës ai kritikoi veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza.

Pas largimit të tij, edhe artistët Finneas, Lukas Graham dhe Aaron Rowe, si dhe grupi Beoga, njoftuan se nuk do të vazhdonin pjesëmarrjen në turne, duke shprehur mbështetje për Macklemore dhe palestinezët.

Ndërkohë, Sheeran humbi rreth 500 mijë ndjekës në Instagram brenda një jave, sipas të dhënave të raportuara nga Social Blade. Në të njëjtën periudhë, muzikantët që u larguan nga turneu patën një rritje të kombinuar prej rreth 1.6 milionë ndjekësish.

Në një koncert në Filadelfia, Sheeran performoi pa artistë mbështetës dhe iu drejtua publikut, duke e përshkruar javën si një nga periudhat më të vështira të jetës së tij dhe duke thënë se nuk ishte i sigurt nëse turneu do të vazhdonte.

Reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të ndara, me disa përdorues që e kanë kritikuar Sheeran dhe të tjerë që e kanë mbrojtur atë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Holanda rikthehet në Eurovision 2027 pas bojkotit për Izraelin

Published

on

Holanda do të rikthehet në Eurovision 2027, një vit pasi u tërhoq nga gara për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.

Transmetuesi publik holandez NPO ka konfirmuar se vendi do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm, ndërsa përzgjedhja e artistit dhe këngës do t’i besohet një ekipi të pavarur ekspertësh.

Holanda u tërhoq nga Eurovision 2026 pasi transmetuesi AVROTROS kundërshtoi vendimin e EBU-së për të lejuar pjesëmarrjen e Izraelit, duke përmendur situatën humanitare në Gaza, lirinë e medias dhe presionin politik.

Pas bisedimeve me EBU-në, NPO tha se janë ndërmarrë hapa për forcimin e rregullave të konkursit dhe rikthimin e fokusit te muzika dhe bashkimi mes vendeve.

Eurovisioni 2027 do të mbahet në Burgas të Bullgarisë, ndërsa përfaqësuesi i Holandës pritet të bëhet i ditur më vonë.

Holanda është një nga vendet me historinë më të gjatë në Eurovision, me pesë fitore, të fundit në vitin 2019 me Duncan Laurence./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara