Lajmet

BE-ja bën rishikimin e rregullave të peshkimit

Të gjitha anijet e peshkimit do të duhet të pajisen me sisteme regjistrimi elektronik.

Published

on

Zyrtarët e BE-së thanë se u përpunua rishikimi i rregullave ekzistuese të peshkimit për bllokun në bisedimet midis 27 vendeve anëtare të BE-së dhe PE-së, thanë zyrtarët e BE.

Pasi të futen në ligjin e BE-së, masat e rishikuara do të imponojnë monitorimin teknologjik të kapjeve dhe do të vendosin një nivel të gjobave për shkelësit, që do të llogaritet bazuar në vlerën e kapjes së tyre të paligjshme.

Të gjitha anijet e peshkimit do të duhet të pajisen me sisteme regjistrimi elektronik, duke përjashtuar ato më të vogla, të cilat do të kenë kohë deri në vitin 2030 për të respektuar rregullat e monitorimit.

Peshkatarët që kapin specie të caktuara duhet të kalojnë një proces regjistrimi dhe të raportojnë në mënyrë elektronike kapjen e tyre.

Rregullat e rishikuara kërkojnë gjithashtu një sistem të ri digjital për të regjistruar kapjet dhe për të ndihmuar në zbulimin e peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar. Vendet jashtë BE-së që importojnë produkte peshkimi në bllok do të kenë nevojë për certifikim përmes atij sistemi./UBTNews/

Lajmet

Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte ka pritur në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers dhe Paul Foster, njëherësh përfaqësues të grupeve të miqësisë me Kosovën në parlamentin britanik.

Gjatë takimit, sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për mënyrat konkrete të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror, sidomos në partneritetin ekonomik dhe të mbrojtjes, forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe avancimit të objektivave euroatlantike të vendit.

Osmani thuhet se i falënderoi deputetët Vickers dhe Foster për angazhimin e tyre të palëkundur në mbështetje të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Deputeti Martin Vickers, i cili është Kryetar i Grupit Ndërpartiak për Kosovën dhe Shqipërinë (All-Party Parliamentary Group for Kosovo and Albania), dhe deputeti Paul Foster, Nënkryetar Ekzekutiv i “Labour Friends of Kosovo”, riafirmuan mbështetjen e tyre të fuqishme për popullin dhe shtetin e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria hap qendra shëndetësore përgjatë bregdetit për kujdesin e turistëve

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për hapjen e qendrave të kujdesit shëndetësor në bregdetin shqiptar.

Rama ka njoftuar se janë hapur 36 qendra në të gjithë bregdetin për pushime të sigurta dhe të qeta për të gjithë.

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë ka vizituar Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës.

Nga kjo vizitë ajo u njoftua se stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë teksa pacientët janë 50% turistë shqiptarë dhe 50% turistë të huaj.

Continue Reading

Lajmet

Daut Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Arbnor Spahiut

Published

on

By

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas një muaji nga arrestimi i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, në Serbi.

Ai e cilësoi këtë arrestim si një akt politik dhe një formë të kidnapimit nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Arrestimi politik i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi akuza absurde tash e një muaj, është dëshmi e qartë se Serbia vazhdon të operojë me mendësinë e vjetër. Ky arrestim përbën një kidnapim të mirëfilltë nga shteti serb, më saktësisht nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit,” thuhet në reagimin e Haradinajt.

Deputeti i AAK-së thekson se takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Spahiut, duke shtuar se sjellja e Beogradit është në përputhje me logjikën e një shteti të vetë-kapur nga kasta e vjetër, që vazhdon të shkelë çdo normë dhe të drejtë njerëzore.

Serbia vazhdon me mendësinë e vjetër, duke shkelur çdo parim dhe çdo të drejtë njerëzore, duke u sjellë si shtet i vetë-kapur nga kasta e vjetër,” thekson ai.

Spahiu u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare midis Hungarisë dhe Serbisë, ndërsa po kthehej nga Austria me autobus.

Continue Reading

Lajmet

Kërcënimi për bombë në Kuvendin e Kosovës, doli të jetë alarm i rrejshëm

Published

on

By

Kështu tha prokurori i rastit, Zejnullah Gashi, sipas të cilit, hetimet po vazhdojnë.

Sipas tij, zëri që ka kërcënuar për bombën ka qen zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze.

Continue Reading

Të kërkuara