Lajmet

​Aksioni i PSD-së te Ura e Ibrit, Molliqaj: Veprimet e Kurtit çojnë në izolim

Published

on

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj gjatë një aksioni simbok të mbajtur pranë Urës së Ibrit, ka kritikuar veprimet e deritashme të Qeverisë dhe të Albin Kurtit.

Molliqaj duke theksuar se veprimet e Kurtit çojnë në izolim, ka potencuar se shëtitjet e Kurtit nëpër vendet e caktuara në veri nuk janë asgjë tjetër veçëse fotografi për vota. Ai tha po ashtu se Ura e Ibrit hapet vetëm me pëlqimin e ndërkombëtarëve dhe KFOR-it.

Bota

Pentagoni synon ta reduktojë stafin, rrezikohen deri në 50 mijë punonjës civilë

Published

on

Pentagoni po synon të reduktojë rreth 50-60 mijë vende pune, si pjesë e nismës së administratës së presidentit Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të reduktuar numrin e punonjësve të qeverisë federale.

Pentagoni është selia e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes ka thënë për “ABC News” se numri i stafit civilë në Pentagon është shumë i madh dhe se do të fokusohen në reduktim. Një reduktim prej 5 apo 8 për qind nuk do të ishte drastike dhe nuk do të ndikonte negativisht, ka thënë ai.

Continue Reading

Lajmet

MFPT fillon zbatimin e sistemit të regjistrimit dhe përcjelljes së faturave

Published

on

By

Thesari i Kosovës ka implementuar projektin për Regjistrimin dhe Përcjelljen e Faturave, me qëllim të rritjes së transparencës financiare dhe llogaridhënies në menaxhimin e financave publike.

Në një njoftim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve thuhet se nga data 4 mars 2025, operatorët ekonomikë mund të ndjekin procesin e faturës së tyre nga momenti i dorëzimit tek institucionet përkatëse deri në finalizimin e pagesës nga Thesari i Kosovës.

Ministria u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që në momentin e dorëzimit të faturës për pagesë në organizata buxhetore, të kërkojnë nga organizata buxhetore konfirmimin e dorëzimit të faturës, i cili gjenerohet nga SIMFK-ja pas regjistrimit të faturës dhe u shërben për të ndjekur statusin e pagesës

Continue Reading

Lajmet

Bullgaria dërgon kontingjent ushtarak në Kosovë

Published

on

By

Në Blagoevgrad u mbajt një ceremoni zyrtare për dërgimin e një kontingjenti të Komandës së Brigadës së Tretë, e cila do të merr pjesë në Forcën Rezervë Operacionale të Forcës Stabilizuese të NATO-s në Kosovë.

Priftërinjtë shërbyen me lutje solemne për shëndet dhe kthim të suksesshëm nga misioni, ndërsa fjalimet u mbajtën nga kryetari i komunës së Blagoevgradit Metodi Bajkushev dhe guvernatori i rajonit të Blagoevgradit, Georgi Dinev.

Ushtria bullgare kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, tha gjatë ceremonisë shefi i mbrojtjes admirali Emil Eftimov.

Ai vuri në dukje se 120 persona do të dërgohen nga Komanda e Brigadës së Tretë të Blagoevgradit në zonën e misionit për të paktën tre muaj.

Jam i kënaqur me përgatitjen dhe gatishmërinë. Urdhri ka ardhur të premten, të mërkurën tashmë po i dërgojmë, që do të thotë se certifikatat që kanë kaluar më herët dhe gatishmëria që e ruajnë kanë qenë në nivelin e duhur dhe ne mund të reagojmë brenda afateve të përcaktuara“, ka theksuar Eftimov.

Ai falënderoi zëvendëskomandantin e Forcave Tokësore dhe Komandantin e Komandës së Brigadës së Tretë në Blagoevgrad.

Është hera e parë që marr pjesë në një mision të tillë, nuk kam asnjë shqetësim, ndihem mirë e përgatitur dhe e motivuar”, tha Anelia Petrova nga Komanda e Brigadës së Tretë.

Ceremonia u mbyll me një marshim të personelit ushtarak.

Continue Reading

Lajmet

​Përfundon greva e shoferëve nga Podujeva

Published

on

By

Pas shtatë ditësh grevë, shoferët e trafikut ndër urban Podujevë- Prishtinë larguan të mërkurën autobusët nga rruga para objektit të komunës së Prishtinës. Kjo pasi që të njëjtit, kanë arritur një marrëveshje me Komunën e Prishtinës.

Shoferët e shoqatës së transportit Llapi, kanë mbajtur grevë për shtatë ditë, si kundërshtim për vendimin e Komunës së Prishtinës që ndalon futjen e autobusëve ndërurbanë brenda qytetit.

Por, nga marrëveshja që kanë arritur me komunën, tashmë kjo linjë do të kalojë nga rruga “Zagrebi” dhe para se të arrijë në stacionin e autobusëve, si ndalje të parafundit do të jetë në rrugën afër shkollës “Model”.

Gjithashtu, kjo linjë ka bërë të ditur se sot, për të gjithë udhëtarët e Podujevës do të jenë biletat falas deri në ora 23:00.

Nënkryetari i Prishtinës, Florian Dushi tha se kjo linjë e re po konsiderohet më periferike, që autobusët të mos hynë në qendër të kryeqytetit.

Ai, ka bërë të ditur se kjo zgjidhje është e përkohshme, derisa të arrijnë një marrëveshje me kryetarin e Komunës së Podujevës.

Pas shumë bisedave që kemi pasur edhe me shoqatën e transportuesve nga Podujeva, e që i kemi pasur tash e disa ditë në një grevë këtu përballë objektit të komunës, kemi ardhur në një përfundim, që megjithatë ata do të shfrytëzojnë një linjë tjetër që konsiderohet më periferike, në kuptimin larg pjesës qendrore të qytetit për të vazhduar në destinacionin e tyre të fundit, në stacionin e autobusëve. Edhe kjo zgjidhje është e përkohshme, për faktin se ne tashmë jemi pajtuar bashkë edhe me komunën e Podujevës që të ulemi dhe ta negociojmë një marrëveshje e cila do të zgjidhte përfundimisht këtë problematikë në mes të dy komunave”, tha Dushi.

Dushi shtoi se bileta që do ta shfrytëzojnë qytetarët për të ardhur në Prishtinë, e njëjta do vlejë edhe në shfrytëzimin e linjave të Trafikut Urban në kryeqytet.

Në këtë kuadër, një prej masave tjera që kryeqyteti ka ndërmarrë dhe që konsiderojmë që dotë lehtësojë dhe do të ulë koston e shpenzimeve për qytetarët të cilët frekuentojnë kryeqytetin, është se e kemi vendosur për një biletë të integruar, sepse bileta që ata do të përdorin për të ardhur nga për shembull Podujeva në Prishtinë, e njëjta do të ju vlejë edhe për të shfrytëzuar linjat e Trafikut Urban brenda kryeqytetit”, shtoi Dushi.

Ndërsa, kryetari i shoqatës së transportit “Llapi”, Beqir Mustafa u shpreh se autobusët do të largohen menjëherë nga qendra dhe do të fillojnë punën nga sot.

Ne kemi arritur një marrëveshje me komunën dhe Ministrinë e Infrastrukturës, na kanë lejuar rrugën e “Zagrebit” me e shfrytëzua, stacioni i parë pa hy te rruga “Zagrebi” te shkolla “Model”. I falënderoj komunën dhe ministrinë, që gjetëm bashkëpunim dhe arritëm këtë pikë. Autobusët do të largohen menjëherë dhe do të fillojnë punën”, u shpreh Mustafa.

 

Continue Reading

Të kërkuara