Ekonomi

A po ndikojnë sanksionet perëndimore në popullin e Rusisë?

Sanksionet përfshijnë masa kufizuese ndaj individëve dhe masa më të gjera ekonomike.

Publikuar

BE-ja dhe Perëndimi kanë vendosur sanksione të shumta kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të tyre në Ukrainë.

Sanksionet përfshijnë masa kufizuese të synuara ndaj individëve dhe masa më të gjera ekonomike – përfshirë ndalimin e importeve të naftës ruse të sjellë nga deti dhe masat e vizave.

Por çfarë ndikimi kanë sanksionet në ekonominë e Rusisë?

Në një intervistë me podkastin e Wall Street Journal, një banor në Moskë tha se nuk ndjente se mënyra e jetesës kishte ndryshuar shumë në vendin e tij, por ajo që po zbërthehej ishte “efekti i ndërlikuar”.

“Jeta u bë më e shtrenjtë. Ka më shumë frikë. Ka më shumë ankth”, i tha qytetari Ryan Knutsonit.

Duke përshkruar ndryshimet që kishte parë në vendin e tij vitin e kaluar, ai vazhdoi të thoshte se shumica e njerëzve nuk e kishin ndjerë se sanksionet kishin ndikuar në jetën e tyre dhe arsyeja më e mundshme për këtë ishte se shumica e tyre synonin bizneset.

Sanksionet që godasin njerëzit në tre fusha kryesore:

Megjithatë, sanksionet financiare kishin ende një ndikim mjaft të madh në tre fusha – banka, çmimin e mallrave dhe udhëtimi.

“Është praktikisht e pamundur të paguash për ndonjë gjë jashtë Rusisë”, shtoi ai.

“Pra, për shembull, nëse doni të shkoni disi në pushime ose të transferoni para te disa të afërm, ju duhet të gjeni mënyra përmes kriptomonedhës, përmes disa miqve. Dhe kështu është një detyrë mjaft e madhe që kërkon shumë kohë”.

Ai gjithashtu tha se ishte “me të vërtetë e vështirë për të gjetur rroba të mira në Rusi” dhe udhëtimi ishte “shumë më i vështirë”.

“Më pëlqen të udhëtoj. Tani është shumë më e vështirë për të bërë dhe ky është ndikimi. Kështu që është më e vështirë të kalosh kufirin”, tha ai.

Kremlini ka ndikim më të madh se sanksionet

Megjithatë, ai tha se efekti më i madh në jetën e përditshme të rusëve nuk vjen nga sanksionet, por nga ajo që po bënte Kremlini.

“Ata po ndryshojnë jetën tonë më së shumti. Pra, ata po ndalojnë, ndalojnë, ndalojnë gjithçka”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se qytetarët duhet të “peshojnë fjalët e tyre”.

“Duhet të peshoni çdo postim që shkruani, sepse ka shumë raste kur njerëzit shkojnë në burg dhe kështu e kuptoni që duhet të jeni gjithmonë të kujdesshëm.

Ju duhet të mendoni përpara se të bëni diçka, përshembull, para se të shprehni mendjen tuaj”./UBTNews/

Ekonomi

Pyetja e vërtetë që duhet të bëjmë për rritjen ekonomike

Nga Mariana Mazzucato.

Publikuar

nga

Mariana Mazzucato

Nga debatet e politikave të nivelit të lartë dhe manifestet politike deri te lajmet e përditshme, ankthi për rritjen ekonomike është kudo. Në Gjermani, buxheti i fundit i qeverisë identifikon rritjen më të fortë si një prioritet kryesor. Në Indi, udhëheqësit janë të etur për të rimarrë vendin si ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë. Në Kinë, ku prespektiva e deflacionit është shfaqur në horizont, qeveria është e shqetësuar për arritjen e objektivit të saj, për një rritje ekonomike prej 5% për këtë vit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer, kreu i Partisë Laburiste në opozitë, është zotuar të sigurojë rritjen më të lartë të qëndrueshme në G7 nëse merr pushtet, dhe konservatorët në pushtet shprehin ambicie të ngjashme (kujtoni mantrën e ish-kryeministres Liz Truss: “rritje, rritje dhe rritje”).

Por vendosja e rritjes ekonomike në qendër të politikëbërjes është gabim. Edhe pse e rëndësishme, rritja në abstrakt nuk është një qëllim apo mision koherent. Përpara se të angazhohen për objektiva të veçantë (qoftë rritja e PBB-së, prodhimi i përgjithshëm e kështu me radhë), qeveritë duhet të fokusohen në drejtimin që duhet të marrë ekonomia. Në fund të fundit, çfarë dobie ka një rritje ekonomike e lartë, nëse arritja e saj kërkon kushte të këqija pune apo një industri në zgjerim të lëndëve djegëse fosile?

Për më tepër, qeveritë kanë qenë më të suksesshme në katalizimin e rritjes ekonomike, kur kanë ndjekur qëllime të tjera – duke mos e trajtuar rritjen si objektiv në vetvete. Misioni i NASA-s për të dërguar një njeri në Hënë (dhe për ta rikthyer shëndoshë e mirë) solli risi në hapësirën ajrore, materiale, në elektronikë, ushqim dhe softuerë, që më vonë do të sillnin vlerë të shtuar të konsiderueshme, ekonomike dhe tregtare. Por NASA nuk u nis për të krijuar këto teknologji, dhe për këtë arsye, ndoshta nuk do t’i kishte zhvilluar kurrë ato nëse misioni i saj do të kishte qenë thjesht për të rritur prodhimin.

Njësoj me këtë, interneti erdhi e u shfaq nga nevoja për të bërë që satelitët të komunikonin me njëri-tjetrin. Për shkak të adoptimit të gjerë të tij, PBB-ja dixhitale është rritur 2.5 herë më shpejt se PBB-ja fizike gjatë dekadës së kaluar dhe tani ekonomia dixhitale është në rrugën e duhur për të arritur vlerën e 20.8 trilion dollarëve, deri në vitin 2025. Sërish, shifra të tilla rritjeje ekonomike janë rezultat i angazhimit me mundësitë që ofron dixhitalizimi; rritja ekonomike në vetvete nuk ishte qëllimi.

Në vend që të fokusohen në përshpejtimin e rritjes së PBB-së dixhitale, qeveritë duhet të synojnë ngushtimin e hendekut dixhital dhe të sigurojnë që rritja aktuale dhe e ardhshme të mos bazohet në abuzimin e kompanive të Big Tech, me fuqinë e tregut. Duke pasur parasysh se sa shpejt po përparon inteligjenca artificiale, kemi nevojë urgjente për qeveri që mund të formësojnë revolucionin e ardhshëm teknologjik, në interes të publikut.

NXitja e rritjes ekonomike në një drejtim më gjithëpërfshirës do të thotë largim nga financimi i veprimtarisë ekonomike dhe riangazhim për investime në ekonominë reale. Siç janë gjërat, shumë kompani jo-financiare (përfshirë prodhuesit) po shpenzojnë më shumë për blerjen e aksioneve dhe pagesat e dividentëve, sesa për kapitalin njerëzor, makineritë dhe kërkimin e zhvillimin. Ndërsa aktivitete të tilla mund të rrisin çmimin e aksioneve të kompanive në afat të shkurtër, ato reduktojnë burimet e disponueshme për riinvestim te punëtorët, duke zgjeruar ndarjen midis atyre që kontrollojnë kapitalin dhe atyre që nuk e kontrollojnë.

Financializimi ka të bëjë më shpesh me nxjerrjen e vlerës dhe maksimizimin afatshkurtër të fitimit, sesa me krijimin e vlerës për hir të shoqërisë në tërësi. Për të arritur një rritje gjithëpërfshirëse, ne duhet të pranojmë se punëtorët janë krijuesit e vërtetë të vlerës dhe interesat e tyre duhet të jenë të zënë një vend parësor, në diskutimet rreth të ardhurave dhe shpërndarjes së pasurisë.

Në këtë kuptim, qëndrimi i ri i Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar për të drejtat e punëtorëve është shqetësues. Në një përpjekje për të joshur drejtuesit e korporatave dhe për t’u dalë kundër pretendimeve se janë “anti-biznes”, Laburistët e kanë zbutur angazhimin e tyre të shpallur më parë, për mbrojtje më të forta për punëtorët. Megjithatë, rritja ekonomike e udhëhequr nga investimet, dhe të drejtat e punëtorëve nuk duhet të konsiderohen si prioritete konkurruese. Ekuilibrimi i angazhimit të korporatës me një përkushtim ndaj punëtorëve nuk është vetëm thelbësor për arritjen e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse; tashmë është vërtetuar se nxit produktivitetin dhe rritjen në terma afatgjatë.

Ekonomia nuk do të rritet vetë, në një drejtim të dëshirueshëm shoqëror. Siç e theksova 10 vjet më parë, shteti ka një rol të rëndësishëm sipërmarrës për të luajtur. Pas përpjekjeve të fundit të qeverive për të ristartuar ekonomitë e tyre pas pandemisë, është e qartë se kemi ende nevojë për një mendim të ri se si të arrijmë një rritje ekonomike që nuk është vetëm “e zgjuar”, por edhe e gjelbër dhe gjithëpërfshirëse.

Qeveritë kanë nevojë për udhërrëfyes të politikave ekonomike me qëllime të qarta, bazuar në atë që ka më shumë rëndësi për njerëzit dhe planetin. Mbështetja publike për bizneset duhet të kushtëzohet me investime të reja që do të “ndërtojnë më mirë të ardhmen” drejt një ekonomie reale më të gjelbër dhe më gjithëpërfshirëse. Kini parasysh Aktin e CHIPS dhe Shkencës të Shteteve të Bashkuara, i cili synon të stimulojë industrinë vendase të gjysmëpërçuesve. Ligji ndalon përdorimin e fondeve për kthimin e aksioneve dhe mund të imagjinohen kollaj dispozita shtesë, të cilat kërkojnë që fitimet e ardhshme të riinvestohen në trajnimin e fuqisë punëtore.

Por për ta çuar rritjen ekonomike në drejtimin e duhur, qeveritë duhet të bëjnë gjithashtu investime të orientuara drejt aftësive, mjeteve dhe institucioneve të tyre. Kontraktimi i jashtëm i kapaciteteve bazë ka dëmtuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave në ndryshim, duke reduktuar përfundimisht potencialin e tyre për të krijuar rritje të qëllimshme dhe vlerë publike. Edhe më keq, ndërsa aftësitë dhe ekspertiza e sektorit publik janë zbrazur, ai është bërë më i ndjeshëm për t’u kapur nga interesa të fshehta.

Vetëm me kapacitetet dhe kompetencat e duhura qeveritë mund të mobilizojnë me sukses burimet dhe të koordinojnë përpjekjet me bizneset që janë të gatshme të punojnë drejt qëllimeve të përbashkëta. Një strategji industriale e orientuar nga misioni kërkon që sektori publik dhe privat të punojnë së bashku në mënyrë simbiotike. E bërë siç duhet, një qasje e tillë mund të maksimizojë përfitimet publike afatgjata dhe vlerën e palëve të interesuara: rritja e udhëhequr nga inovacioni bëhet sinonim i rritjes gjithëpërfshirëse.

Pyetja që duhet të bëjmë nuk është se sa rritje mund të arrijmë, por të çfarë lloji. Për të arritur një prodhim më të madh ekonomik që është gjithashtu gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm, qeveritë do të duhet të përqafojnë potencialin e tyre për të qenë krijues të vlerave dhe forca të fuqishme që formësojnë ekonominë. Riorientimi i institucioneve  publike rreth misioneve ambicioze – në vend të obsesionit pas objektivave të ngushta të rritjes ekonomike – do të na lejojë të përballemi me sfidat e mëdha të shekullit të 21-të dhe të sigurojmë që ekonomia të rritet në drejtimin e duhur.

Mariana Mazzucato, Drejtoreshë Themeluese e Institutit UCL për Inovacionin dhe Qëllimet Publike, është Kryetare e Këshillit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Ekonominë e Shëndetit për të Gjithë. / El Pais – Bota.al

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Kaq biznese u regjistruan dhe u shuan nga viti 2000 deri në mars 2023

Sipas raportit bizneset mikro, të vogla dhe mesme përbëjnë 99% të numrit të përgjithshëm të bizneseve të grave.

Publikuar

nga

Gjithsej janë analizuar 96,995 biznese aktive nga 227 mijë e 759 biznese të regjistruara në Kosovë nga viti 2000 deri në mars 2023, prej tyre 78,7 për qind janë në pronësi të burrave, 18 për qind në pronësi të grave, 2,3 për qind janë në bashkëpronësi të paktën të një gruaje, ndërsa për 1 për qind tjetër nuk dihet gjinia e pronarëve.

Përveç kësaj, në raportin “Profilet e bizneseve: Ndërmarrësia e grave dhe pakicave etnike në Kosovë” të Institutit GAP thuhet se në Kosovë janë 33 mijë e 3 biznese të shuara nga viti 2000 deri në mars 2023. Prej tyre, 64% janë në pronësi të burrave, 12% janë në pronësi të grave, 0.3% janë në pronësi të paktën të një gruaje dhe për 23.7% të bizneseve nuk dihet gjinia e pronarëve/eve.

Ky raport identifikon profilet e bizneseve në pronësi të grave dhe atyre të pakicave etnike, duke analizuar praninë e tyre në Kosovë sipas madhësisë së biznesit, vendndodhjes gjeografike dhe sektorit ekonomik në të cilin ato operojnë. Për më tepër, raporti analizon jetëgjatësinë e bizneseve në pronësi të grave krahasuar me bizneset në pronësi të burrave.

“Raporti tregon se bizneset mikro, të vogla dhe të mesme përbëjnë 99% të numrit të përgjithshëm të bizneseve në pronësi të grave në Kosovë. Nga bizneset e analizuara, 5,253 prej tyre janë në pronësi të individëve të pakicave etnike në Kosovë; 30% serb, 28% turq, 10.5% boshnjak, 2.7% goran, 2% ashkali, 1.7% rom, 1.7% egjiptian, 0.1% malazez, ndërsa 22% e tyre nuk janë të kategorizuar. Nga numri i përgjithshëm i bizneseve në pronësi të pakicave etnike, 79% janë në pronësi të burrave dhe 21% të grave”, thuhet në raport.

Ndërsa, bizneset në pronësi të grave me jetëgjatësinë më të madhe operojnë në sektorët: tregtia me shumicë dhe pakicë (6.71 vite), dhe transport dhe magazinim (6.53 vite).

Bazuar në gjetjet e raportit, Instituti GAP rekomandon që Qeveria e Kosovës të ofrojë një përkufizim të saktë të asaj që konsiderohet “biznes aktiv” dhe të ofrojë mekanizma për mbledhjen e të dhënave të besueshme në mënyrë që të shmangen mospërputhjet e të dhënave, si në këtë rast ku shifrat e ofruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk përputhen. Të kuptuarit e profileve të bizneseve në pronësi të grave dhe në pronësi të pakicave mund të ndihmojë qeverinë dhe palët e tjera të interesuara të hartojnë dhe zbatojnë politika dhe programe që mbështesin në mënyrë adekuate këto kategori të bizneseve.

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Tregu valutor, forcohet euro e bie dollari

Forcimi i euros përkon me fundin e sezonit turistik.

Publikuar

nga

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor në Shqipëri, të martën monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari amerikan u nënçmua me 0.14 lekë ose 15 cent. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, valuta euro është ngjitur me 0.03 lekë ose 0.04 në kuotën e këmbimit me 106.42 lekë, pas një rënie që shënoi disa ditë radhazi në tregun vendas, ndryshe nga monedha amerikane që ra në vlerën e 99.61 lekëve.

Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë-oferta në tregun vendas.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit e të cilëve do të rritet, transmeton ATSh.

Forcimi i euros përkon me fundin e sezonit turistik.

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Ekonomia e Turqisë rritet me 3.8% në tremujorin e dytë

Rritje kjo më shumë se që ka parashikuar tregu.

Publikuar

nga

Ekonomia e Turqisë rritet me 3.8% nga viti në vit në tremujorin e dytë të 2023, më shumë se që ka parashikuar tregu, sipas të dhënave të publikuara nga autoriteti statistikor i vendit të enjten.

Prodhimi i brendshëm bruto i Turqisë me çmimet aktuale u rrit 60.7% nga viti i kaluar në 5.5 trilion lira turke (271.5 miliardë dollarë) në periudhën prill-qershor, tha Instituti i Statistikave Turke (TurkStat), shkruan AA.

Ekonomistët kishin pritur që ekonomia e Turqisë të rritej me 3.5% në bazë vjetore në tremujorin e dytë.

Shifra pasoi një rritje vjetore prej 3.9% në tremujorin e parë të 2023.

Në bazë tremujore, ekonomia turke u rrit me 3.5% në tre muajt deri në qershor, duke u zhvendosur prej 0.1% në periudhën e mëparshme.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara