Lajmet

Fukujama: Autoriteti moral i SHBA për të predikuar demokracinë është dëmtuar

Fukujama: Kjo do të ndodhte edhe në SHBA, as që mund ta kisha parashikuar 30 vjet më parë.

Published

on

Politologu i njohur amerikan Frensis Fukujama ka shpjeguar edhe njëherë idenë e tij të fundit të historisë. Ai u bë i famshëm përmes saj sepse në fillim të viteve ’90, me shembjen e Bashkimit Sovjetik ai predikoi një botë ku historia kishte prekur fundin, pra ku demokracia liberale sips shembullit amerikan pati fituar dhe ku model tashmë do të përhapej pashmangshmërisht në të gjithë rruzullin. Në fakt trani tre dekada më pas nuk ndodhi fare kështu dhe në shumë pjesë të botës demokracia liberale ka bërë hapa pas. Madje ajo u trondit ndjeshëm edhe atje ku Frensis Fukujama nuk do ta kishte imagjinuar kurrë, në SHBA. Pikërishtë për këtë çështje ai i ka dhënë një intervistë historianit të njohur britanik, Tom Holand, i cili e pyeti Fukujamën, mbi tezën e tij të shumë-diskutuar të “fundit të historisë” dhe arsyet e shfaqes së Donald Trump.

Marxism, soccer and Trump's demise: Tom Holland and Francis Fukuyama in  conversation - The Spectator World

Tom Holand: Titulli i librit tuaj të fundit është “Pas fundit të historisë”. Ju e mendoni më shumë historinë si një lloj procesi sesa si një fund…

Frensis Fukujama: Së pari, kjo nuk është fraza ime, por vjen nga Hegeli. Edhe Karl Marksi kishte një koncept mbi ‘fundin e historisë’. Dhe për të historia nuk nënkupton në fakt ngjarje, por dukuri si modernizimi apo zhvillimi.

Fundi i historisë, siç na u shtjellua nga Hegeli dhe Marksi, e pranoi faktin se ne po jetonim në një botë historike progresive në të cilën gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës, ndaj pyetja është: Ku po na çon ky proces? Përgjigjja e Marksit ishte drejt një utopie komuniste. Hegel e kuptoi më mirë dhe e argumentoi siç duhet, se kjo do të çonte në një lloj shoqërie liberale.

Në libër ju thoni ndër të tjera “Kanë ndodhur më shumë gjëra vitet e fundit që nuk ishin parashikuar, të paktën nga unë dhe shumica e njerëzve që njoh, sesa në 20 vitet e mëparshme”. A e kishit fjalën edhe për zgjedhjen e Trumpit president?

Po, madje dhe mbi atë që shpërfaqi zgjedhja e Trump mbi gjendjen e demokracisë amerikane. Unë dhe shumë politologë të tjerë kemi këtë besim se demokracia është si një destinacion, dhe kur arrin një demokraci të konsoliduar, procesi ka përfunduar. Ne kemi parë hapa pas në demokracitë e reja si India apo Hungaria. Por që kjo do të ndodhte edhe në SHBA, as që mund ta kisha parashikuar 30 vjet më parë.

Ju thoni që Trump doli të ishte edhe më keq sesa e kishit parashikuar?

Mëkati i tij më i rëndë ishte kontestimi i legjitimitetit të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Ne menduam se ai në fund do t’i dorëzohej realitetit. Por kanë kaluar 7-8 muaj, dhe ai vazhdon të jetë i fortë.

I gjithë virtyti i një demokracie liberale, është se ajo të ofron një mjet për transferimin e pushtetit në mënyrë paqësore. SHBA-ja ka kritikuar shumë demokraci me të meta nëpër botë për mos-transferimin e pushtetit. Tani autoriteti ynë moral për ta bërë këtë gjë është dëmtuar seriozisht.

Në libër ekziston një aluzion se ndoshta ky ka qenë një test stresi për demokracinë amerikane, dhe që tani ka kaluar….

Në tërësi mendoj se ka disa arsye për të qenë optimistë. Trump nuk u rizgjodh për një mandat tjetër, dhe qeveria po vazhdon të funksionojë. Sigurisht në politikën e jashtme Shtetet e Bashkuara janë kthyer në një lloj status quo ante. Por mendoj se të dhënat e një sondazhi që tregojnë se mbi një e treta e amerikanëve nuk besojnë se zgjedhjet e fundit ishin legjitime, nuk janë një shenjë e një demokracie të shëndetshme.

Sa e sfidon optimizmin tuaj ngritja e Kinës dhe lloji i autokracisë teknokratike që mishëron ajo?

Në rast se Kina do të arrijë të mbetet e qëndrueshme, nëse vazhdon të rritet dhe të tejkalojë demokracitë liberale perëndimore, atëherë unë mendoj se kjo do ta dëmtonte seriozisht të gjithë hipotezën. Nuk mendoj se jemi ende në atë pikë.

Diku në libër ju thoni se Bashkimi Evropian i përafrohet më mirë konceptit tuaj mbi “fundin e historisë”…

Është e vërtetë, vetëm nuk ka funksionuar shumë mirë.

A mendoni se trashëgimia e liberalizmit, mund të formojë një “tendë të madhe” që mund të mirëpresë njerëz nga tradita shumë të ndryshme kulturore?

Sigurisht që shpresoj të jetë kështu. Nëse jo, mendoj se do të kemi shumë probleme, duke pasur parasysh globalizimin. Shumica e shoqërive do të jenë shumë të ndryshme nga ana kulturore, fetare, etnike e kështu me radhë, ndaj duhet të kemi një formulë që të garantohet funksionimi i tyre.

Unë mendoj se njerëzit e kanë humbur besimin tek liberalizmi, dhe ne nuk kemi udhëheqësit e duhur që të jenë në lartësinë e sfidave të sotme. Ka shumë arsye për të qenë krenar për jetesën në një shoqëri të tillë, por mendoj se vitet e fundit njerëzit nuk e kanë mbrojtur si duhet atë./ Pergatiti Bota.al

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë. Konkretisht, ai akuzohet se nuk ka deklaruar deponime në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 eurosh.

Rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Continue Reading

Lajmet

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

Published

on

By

Në burgun e Smrekonicës, kanë përfunduar me sukses dy programe rehabilituese për të burgosurit. Programi “Menaxhimi i Zemërimit” është ndjekur nga 20 të burgosur, ndërsa programi “Vendimmarrja Sociale” nga 10 të burgosur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se programet janë zbatuar në përputhje me politikat rehabilituese, planprogramin institucional dhe standardet profesionale të trajtimit.

Sipas njoftimi të ShKK-së, fokusi ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme.

Me rastin e përfundimit të programeve është organizuar edhe ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, derisa gjatë eventit u theksua rëndësia e programeve rehabilituese në përmirësimin e sjelljes së të burgosurve dhe në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes së veprave penale.

Continue Reading

Lajmet

Prattipati takon kryetarët e komunave veriore, kërkon qeverisje transparente

Published

on

By

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Përmes një postimim, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë tha se Prattipati nënvizoi pritshmëritë e Amerikës për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq dhe përfaqësues të shoqërisë civile serbe kosovare në veri të Kosovës. Ajo nënvizoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Me ShBA-në diskutuam për rikthimin e dialogut strategjik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë takimit me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, kanë diskutuar për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Osmani tha se me zëvendëssekretarin amerikan kanë trajtuar gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Presidentja u ndal edhe te nënshkrimi i një ligji nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përfshin edhe Republikën e Kosovës. Sipas saj, ligji parashikon mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, përjashton ndryshimet e kufijve dhe përcakton që dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.

Diskutuam edhe për një sërë çështjesh të tjera, për të cilat është e domosdoshme të kemi koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik, si dhe për hapat dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrim për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në”, deklaroi Osmani pas takimit.

Ajo theksoi se në këtë takim është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike në sektorin ekonomik.

Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me SHBA-në dhe shprehu besimin e saj të plotë në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar partneritetin me SHBA-në si shtyllë kyçe të politikës së jashtme të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara