Shëndeti

A është një mollë në ditë vërtetë e mirë për shëndetin?

Published

on

Thuhet se një mollë në ditë e mban mjekun larg, por a e ka me të vërtetë kjo frutë një ndikim kaq të madh në shëndetin tonë?

Njerëzit i adhurojnë mollët. Çdo vit, prodhohen pothuajse 100 milionë ton mollë në mbarë botën. Këto fruta, që vijnë në një shumëllojshmëri ngjyrash dhe shijesh, njihen prej kohësh si ushqim që ndikon në ruajtjen e shëndetit.

Por a janë mollët veçanërisht të shëndetshme në krahasim me frutat e tjera?

Molla është e pasur me shumë lëndë ushqyese. Ato janë një burim i pasur i fitokimikateve, përfshirë flavanolet. Këta përbërës janë lidhur me përfitime të shumta shëndetësore, si ruajtja e një peshe të shëndetshme dhe ulja e rrezikut për sëmundje të zemrës, shkruan BBC.

Pse janë mollët kaq të shëndetshme?

Përmbajnë polifenole të ndryshme, përfshirë antocianinet, që ndikojnë  që lëkura e disa mollëve të marrë ngjyrë të kuqe dhe janë të lidhura me përmirësimin e shëndetit të zemrës. Një tjetër polifenol që gjendet te mollët është floridzina. Është zbuluar se kjo substancë ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Mollët janë gjithashtu të pasura me fibra, kryesisht me pektinë, e cila ndihmon në uljen e lipoproteinave me dendësi të ulët (LDL) – forma e dëmshme e kolesterolit – në gjakun e njeriut. Pektina gjithashtu ul sasinë e sheqerit dhe yndyrës që trupi përthith nga ushqimi, duke ndihmuar në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Këto lëndë ushqyese që gjenden te mollët duket se ofrojnë përfitime për shëndetin. Një rishikim i pesë studimeve i publikuar në vitin 2017 gjeti se konsumimi i mollëve shoqërohet me ulje prej 18% të rrezikut për zhvillimin e diabetit të tipit 2. Një tjetër rishikim nga viti 2022, që analizoi 18 studime të mëhershme, gjeti se konsumimi i mollëve apo produkteve të përftuara prej tyre, si lëngu i mollës, për më shumë se një javë, mund të ulë nivelin e kolesterolit.

Aplikimi i një diete të shëndetshme në përgjithësi mund të ulë rrezikun për zhvillimin e kancerit deri në 40%, kryesisht falë përbërjeve bioaktive – fitokimikateve – që janë të zakonshme te mollët. Disa studime madje e kanë lidhur konsumimin e mollëve me një rrezik më të ulët për zhvillimin e disa llojeve të caktuara të kancerit.

Konsumimi i rregullt i mollëve duket se shoqërohet me përfitime të ndryshme për shëndetin – dhe ne e dimë që ato janë të pasura me përbërës të shëndetshëm. Por a janë mollët, në veçanti, më efektive se ushqimet e tjera me bazë bimore për ta mbajtur mjekun larg?

“Mollët nuk përmbajnë shumë vitaminë C, dhe nuk kanë hekur apo kalcium, por kanë shumë përbërës të tjerë që ndihmojnë shëndetin dhe bëjnë gjëra të mrekullueshme për trupin” thotë Janet Colson, profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Tenesitit në SHBA.

“Mollët përmbajnë përbërës që janë të zakonshëm në shumë fruta dhe perime, përfshirë polifenolet e dobishme”, thotë Flavia Guzzo, profesoreshë e biologjisë në Universitetin e Veronës në Itali.

Polifenolët janë molekula të fuqishme antioksiduese. Ato ndihmojnë në balancimin e raportit midis antioksidantëve dhe radikaleve të lira në trupin tonë – radikalet e lira janë molekula oksigjeni shumë reaktive që mund t’i dëmtojnë qelizat. Duke mbajtur radikalet e lira nën kontroll, ne ulim rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve, përfshirë kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Disa studiues thonë se mollët kanë “nivelin e dytë më të lartë të fuqisë antioksiduese ndër të gjitha frutat”.

Mollët përmbajnë gjithashtu polifenolin floridzin, i cili është shumë më pak i zakonshëm në frutat e tjera. Ashtu si pektina, floridzina ndihmon në zvogëlimin e sasisë së sheqerit që përthithet në gjak nga ushqimi.

Mollët janë gjithashtu një burim i mirë i përbërjeve fenolike, të cilat janë një tjetër formë e fitokimikateve. Një studim ka zbuluar se njerëzit që jetojnë në SHBA marrin rreth një të pestën e sasisë totale të përbërjeve fenolike nga mollët. Kërkimet sugjerojnë se përbërjet fenolike të mollës lidhen me rrezik më të ulët për sëmundje të zemrës, kancer, astmë, diabet dhe obezitet.

Por nuk janë vetëm polifenolet e fuqishme dhe përmbajtja e lartë antioksiduese që i kanë shtyrë disa shkencëtarë të rekomandojnë mollët përpara frutave të tjera. Në disa artikuj shkencorë, studiuesit rekomandojnë konsumimin e rregullt të mollëve, thjesht sepse ato janë kaq lehtësisht të disponueshme. Kjo do të thotë se konsumimi i tyre i shpeshtë është diçka që është relativisht e arritshme për shumë njerëz.

Mollët kanë potencial për të përmirësuar shëndetin tonë. Por a është pretendim i madh të thuhet se ngrënia e një molle çdo ditë do të na shpëtojë nga nevoja për të shkuar te mjeku i familjes.

Një studim i vitit 2015 e trajtoi pikërisht këtë pyetje. Studiuesit analizuan një anketë me gati 9,000 persona, të cilët raportuan çfarë kishin ngrënë gjatë një periudhe 24-orëshe, që ata vetë e përshkruanin si përfaqësuese të dietës së tyre të zakonshme ditore.

Ata zbuluan se ata që hanin mollë kishin më shumë gjasa se ata që nuk hanin, të shmangnin vizitat te mjeku, megjithatë ky rezultat nuk ishte domethënës kur u morën parasysh faktorë të tjerë – si fakti që konsumuesit e mollëve kishin më shumë gjasa të ishin më të arsimuar dhe më pak të prirur për të pirë duhan.

“Gjetja kryesore, që nuk ka ndonjë lidhje të fortë mes njerëzve që konsumojnë rregullisht nga një mollë në ditë dhe gjasave për të vizituar një mjek, vjen për shkak se kjo çështje është komplekse”, thotë udhëheqësi i studimit, Mattheë Davis, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Mjekësisë Geisel të Dartmouth, në SHBA.

“Njerëzit që konsumojnë mollë, sipas analizave tona, janë në përgjithësi më të shëndetshëm”, shton ai.
Megjithatë, Davis ka vërejtje për shprehjen “një mollë në ditë mban mjekun larg” dhe thotë se mund të ketë një arsye tjetër pse ai dhe kolegët nuk gjetën ndonjë lidhje të fortë mes konsumimit të përditshëm të mollës dhe vizitave te mjeku.

“Supozimi është se vizitoni mjekun vetëm kur jeni të sëmurë, por njerëzit shkojnë te mjeku edhe për kontrolle vjetore dhe shërbime parandaluese”, thotë ai.

Por në fund të fundit, ai thotë se vetëm mollët nuk mjaftojnë për të shmangur vizitat te mjeku i familjes, dhe se gjëja më me ndikim është të kesh një dietë të shëndetshme në përgjithësi.

Colson është dakord që shprehja “një mollë në ditë” nënkupton konsumimin e rregullt të ushqimeve me bazë bimore. Mollët janë një shembull i mirë sepse janë lehtësisht të disponueshme, të përballueshme dhe qëndrojnë më gjatë.

“Para se të kishim frigoriferë, mund t’i vendosje mollët në bodrum dhe ato do të qëndronin për një kohë të gjatë”, thotë ajo.

Studime të tjera kanë gjetur përfitime shëndetësore lidhur me konsumimin e mollëve çdo ditë – por vetëm kur njerëzit konsumojnë më shumë se një mollë në ditë. Në një studim të publikuar në vitin 2020, studiuesit ndanë 40 pjesëmarrës (të gjithë me nivele pak të larta të kolesterolit) në dy grupe. Njëri grup hante dy mollë në ditë, ndërsa tjetri konsumonte një pije molle me kalori të ngjashme.

Eksperimenti zgjati tetë javë dhe, përveç produkteve të mollës, pjesëmarrësit nuk bënë ndryshime të tjera në dietat e tyre. Studiuesit gjetën se ata që hanin mollë në fund të studimit kishin një nivel kolesteroli më të ulët. Megjithatë, një dobësi e këtij studimi ishte grupi i vogël që mori pjesë në studim; 40 pjesëmarrës janë një mostër relativisht e vogël për të nxjerrë përfundime të mëdha.

Sa i përket mënyrës më të mirë për të ngrënë mollët për të marrë përfitimin maksimal prej tyre, Guzzo këshillon të mos hiqni lëkurën e mollës para se ta hani.

“Duhet të hamë lëkurën e mollëve, pasi aty gjendet shumica e polifenoleve të mollës”, thotë ajo.
Dhe varietetet e hershme të mollës preferohen më shumë se ato të rejat”, thotë Guzzo.

Në vitin 2021, ajo dhe kolegët e saj publikuan një studim që shqyrtonte vlerën ushqyese të mollës Pom Prussian, një mollë e lashtë nga veriu i Italisë, e cila rezultoi të ishte më e pasur me polifenole se varietetet më të vonshme të mollës.

“Kur mbjellësit zgjedhin varietete të reja, ata shikojnë tipare të tjera, përfshirë madhësinë, shijen dhe qëndrueshmërinë e pemëve”, thotë ajo.

“Dhe kur ata zgjedhin këto tipare, në vend të përmbajtjes së polifenoleve, varieteti bëhet më i varfër nga këndvështrimi i shëndetit”, shton ajo

Ajo thotë se disa polifenole mund të prodhojnë një shije të hidhur dhe se varietetet më të ëmbla ndoshta përmbajnë një përqindje më të ulët të këtyre përbërësve.

Sa i përket ngjyrës, Guzzo thotë se kjo nuk ka shumë rëndësi. Të dy polifenolët që ndikojnë në ngjyrën e kuqe apo të gjelbër të lëkurës së mollës janë të mirë për ne.

Ndonëse ngrënia e një molle në ditë mund të ndikojë që ta vizitosh më rrallë mjekun, ajo mund të ndikojë në shëndetin tënd të përgjithshëm.

“Ngrënia e një molle në ditë është e shkëlqyer, por vetëm nëse kjo është pjesë e një diete të pasur me ushqime të ndryshme me bazë bimore, sepse kjo është një nga faktorët kyç të shëndetit të mirë”, përfundon Guzzo.

Lifestyle

Pesë ushqime të shëndetshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj

Published

on

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit dhe duke ke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës:

Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.

Perimet e gjelbra të freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.

Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.

Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.

Ushqimet e pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.

Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj./Ekonomia Online

Continue Reading

Lifestyle

Ushqimet e shumëpërpunuara shkaktojnë probleme shëndetësore

Published

on

Në sezonën e verës konsumohen ushqime të ndryshme, mirëpo sipas disa studimeve ushqimet e shumëpërpunuara thuhet po shkaktojnë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit në vende të ndryshme.

Drithërat me ngjyra të ndezura, picat e gatshme që mund të ngrohen në mikrovalë dhe qeset e mëdha me patatina dominojnë gjithnjë e më shumë raftet e supermarketeve. Por një studim i ri, i publikuar në Nutrition & Metabolism, nxjerr në pah lidhjen alarmante mes këtyre ushqimeve të përpunuara dhe shenjave të hershme të sëmundjeve kronike.

“Mund të ketë të bëjë me përbërësit shtesë, ambalazhin, madje edhe marketingun”, ka thënë Anthea Christoforou nga Universiteti McMaster, që udhëhoqi këtë studim, raporton  Earth. Ushqimet e shumë përpunuara (të cilat njihen me shkurtesën UPFs) janë produkte industriale të dizajnuara për komoditet, jetëgjatësi dhe shije tërheqëse. Këto përfshijnë “snacks” të paketuar, drithëra të përpunuara me sheqer të shtuar, pije të gazuara, supa dhe makarona të shpejta, si dhe ushqime të ngrira e të gatshme.

Për t’i prodhuar, përpunohen intensivisht përbërësit natyralë dhe hiqen lëndët ushqyese, ndërsa shtohen yndyra, sheqerna, ngjyrues, aromatizues artificialë dhe konservues. Rezultati është një produkt që mezi ngjan me ushqimin origjinal, me shumë kalori e fare pak vlera ushqyese.Këto ushqime janë ndërtuar për t’i bërë njerëzit të varur prej tyre”, thuhet në raportin e studimit./Ekonomia Online

Continue Reading

Aktualitet

MSH: Kemi siguruar sasi të mjaftueshme kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka siguruar një sasi të mjaftueshme serumi kundër helmimeve nga pickimi i gjarprit dhe ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë paraqitur kërkesë për furnizim.

Rritja e temperaturave gjatë verës ndikon drejtpërdrejt në rritjen e aktivitetit të gjarpërinjve, të cilët mund të shfaqen në hapësira të ndryshme, veçanërisht në zonat rurale, fusha, pyje, e madje edhe pranë shtëpive apo banesave. E, kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes qytetarëve, të cilët shpesh ndihen të pasigurt dhe të frikësuar për mundësinë e një kontakti të papritur me këto zvarranikë, sidomos gjatë lëvizjeve në natyrë apo në ambientet përreth shtëpisë.

“Ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të serumit kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit dhe IKSHPK ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë bërë kërkesë për furnizim. Gjithashtu, IKSHPK ka njoftuar të gjitha qendrat në nivel vendi dhe u ka bërë thirrje të përsëritur që të furnizohen me serum, duke qenë se ka sasi të mjaftueshme dhe të siguruara me kohë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë shtoi më tej se serumet janë siguruar edhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përfshirë Klinikën Infektive, ndërsa ato janë në dispozicion edhe për repartet infektive të spitaleve të përgjithshme (rajonale).

Nëse shihni një gjarpër:

– MOS u përpiqni ta vrisni ose të afroheni shumë!
– Qëndroni të qetë dhe largohuni ngadalë
– Edukojini fëmijët të shmangin gjarpërinjtë dhe të njoftonjnë një të rritur nëse hasin në një gjarpër

Nëse kafshoheni nga një gjarpër (sidomos një nepërkë):

– Qëndroni të qetë – paniku rrit rrahjet e zemrës dhe përhap helmin më shpejt
– Imobilizoni gjymtyrën e kafshuar
– MOS thithni helmin dhe mos e preni plagën
– Telefononi menjëherë Shërbimet e Urgjencës (112) ose shkoni në spitalin më të afërt
– Nëse mundeni, kini parasysh pamjen e gjarprit (për trajtim), por mos rrezikoni sigurinë tuaj duke u përpjekur ta kapni ose fotografoni atë

Gjithashtu, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, madje nepërkat kafshojnë vetëm nëse kërcënohen. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistem – duke kontrolluar brejtësit dhe dëmtuesit. /Telegrafi

Continue Reading

Shëndeti

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Published

on

Nuk ka të bëjë vetëm me ujin dhe freskinë. Trangujt ndihmojnë në tretje, mbrojnë zemrën, mbështesin shëndetin e lëkurës dhe kockave dhe gjithashtu mund të kontribuojnë në humbjen e peshës.

Ja përfitimet më të njohura të konsumit të rregullt të tyre.

Hidratim i thellë dhe zëvendësim i lëngjeve

Me 96 përqind ujë, trangujt janë shtesë e shkëlqyer për hidratim, veçanërisht gjatë sporteve ose në ditët e nxehta kur trupi humbet lëngje shtesë.

Tretje më e mirë dhe e rregullt

Fibra me përmbajtje të lartë uji lehtëson lëvizjet e zorrëve dhe studimet kanë lidhur konsumin e rregullt me një rrezik të reduktuar të kapsllëkut dhe mbështetje për florën e shëndetshme të zorrëve.

Ato kontribuojnë në humbjen e peshës

Ato kanë pak kalori dhe, falë ujit dhe fibrave që përmbajnë, ndihmojnë me ndjesinë e ngopjes, duke i bërë ato një mundësi të shkëlqyer për njerëzit që duan të zvogëlojnë marrjen e kalorive, nxisin shëndetin e zemrës dhe rregullimin e presionit të gjakut

Janë të pasura me kalium, i cili balancon natriumin, dhe flavonoidet ndihmojnë në qetësimin e proceseve inflamatore dhe uljen e kolesterolit, gjë që rezulton në mbrojtjen e enëve të gjakut dhe zemrës.

Continue Reading

Të kërkuara