

Published
2 years agoon
By
UBT newsNga Kevin Dikinson
Nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit, zjarri, mbetet po aq i rëndësishëm sot sa në kohën e paraardhësve tanë të lashtë. Edhe pse jo aq i dukshëm sa dikur, sepse në përgjithësi e kemi zëvendësuar vatrën tradicionale të zjarrit me furrat elektrike dhe ngrohjen qendrore.
Sot e përdorim zjarrin në mënyra që paraardhësit tanë nuk mund ta imagjinonin.
Kështu motori me djegie të brendshme ka zëvendësuar kafshët dhe këmbët tona të brishta si një metodë e preferuar e udhëtimit. Brenda një dite mund të udhëtojmë shumë më larg sesa shumica dërrmuese e paraardhësve tanë gjatë gjithë jetës. Por zjarri ka bërë shumë më tepër sesa ka prodhuar energjinë që e bën jetën tonë të rehatshme.
Sipas një profesori të Universitetit të Harvardit, zjarri e ndryshoi rrjedhën e evolucionit të species sonë. Zjarri kërkon tre elementë: oksigjen, karburant dhe një burim nxehtësie.
Meqë dy nga tre elementët sigurohen natyrshëm nga bimët, historia e zjarrit u lidh në mënyrë të ndërlikuar me to.
Disa nga dëshmitë tona më të hershme mbi zjarrin datojnë rreth 440 milionë vite më parë në periudhën Siluriane kur klima e Tokës u stabilizua, kur u shfaqën bimët dhe kafshët.
Ajo periudhë ofron dëshmitë më të hershme fosile të bimëve vaskulare. Në atë pikë, zjarri shndërrohet në një fenomen të përsëritur, me një aktivitet të lartë ose të ulët bazuar në kushtet mjedisore. Gjatë periudhës së Karboniferit, oksigjeni atmosferik arriti një rekord prej 31 për qind, teksa bimët u përhapën në të gjithë super-kontinentin Pangea.
Ndaj të dhënat e nxjerra nga qymyri sugjerojnë shumë aktivitete të zjarreve gjatë kësaj periudhe. Anasjelltas, sasia e vogël e qymyrit nga periudha Triasike, sugjeron se ka pasur më pak sasi oksigjen në atmosferë dhe më pak bimë. Disa miliona vite më vonë, tek Mioceni i Vonë, homininët u zhvendosën në kullota dhe filluan të largoheshin më tej nga të afërmit e tyre majmunë, me shumë gjasa për shkak të ndryshimit midis savanës afrikane dhe xhunglës së dendur.
Atje ata kanë hasur në më shumë zjarre të rregullta. Kultura popullore e mbështet imazhin e një njeriu të shpellave që përplas dy gurë së bashku. Prej tyre fluturojnë shkëndija dhe më pas momenti i eurekës. Në fakt përdorimi i parë i zjarrit nga paraardhësit tanë ndoshta nuk ishte një çështje kontrolli apo shpikje.
Ka shumë të ngjarë të ishte një moment oportunizmi. Në një përmbledhje mbi Transaksionet Filozofike të Shoqërisë Mbretërore Britanike, J.A.J Gautlet hipotezon se homininët përfituan nga zjarret natyrore për të kërkuar ushqime. “Për homininët, përfitimet nga zjarri mund të përfshinin nxjerrjen e vezëve të shpendëve, brejtësve, hardhucave dhe kafshëve të tjera të vogla, si dhe jo–vertebrorëve.
Edhe pse zjarri nuk krijon burime të tilla, ai i bën ato shumë më të dukshme dhe gatimi i rastësishëm mund të përmirësojë tretshmërinë e tyre. Gautlet vëren se analoge të kësaj sjelljeje ekzistojnë sot në botën natyrore. Shimpanzetë e Savanës i përdorin zjarret për të gjetur burimet, ndërsa disa lloje zogjsh ndjekin zjarret për të rrëmbyer çdo lloj gjahu që ka dalë jashtë pyllit për shkak të tymit dhe flakëve.
Ndërkohë homininët e hershëm do të kenë nisur të zbulojnë vetitë e zjarrit duke vëzhguar dhe ndërvepruar me këto flakë. Për shembull, nëse një copë mishi rezulton shumë e papërpunuar, ata mund të kenë mësuar ta vendosin në prush për të vazhduar procesin e gatimit.
Duke pasur parasysh mbështetjen tonë të hershme tek natyra për zjarrin, nuk është çudi që vjedhja e zjarrit është shfaqur herë pas here në mitologjitë e botës. Është e vështirë të ndjekësh ecurinë e kontrollit të homininëve mbi zjarrin. Sepse shenjat e zjarrit nuk janë ruajtur aq mirë në të dhënat arkeologjike sa mjetet e punës dhe guri i strallit.
Disa zona arkeologjike kanë ofruar një bollëk veglash prej guri, gjë që sugjeron ndarje afatgjatë. Ato lënë të kuptohet se homininët mësuan të mbanin zjarrin ndezur 2.5 milionë vjet më parë. Por provat e drejtpërdrejta për këtë hipotezë janë të pakta.
Ndërsa ecim përpara në kohë, mund të shohim më shumë prova të kontrollit të homininëvembi zjarrin. Arkeologët kanë zbuluar gjurmë zjarri dhe mbetje kafshësh dhe bimësh të djegura në shpellën Vonderverk në Afrikën e Jugut. Ato datojnë rreth një milionë vjet më parë.
Dhe vatra më e vjetër e njohur, e gjetur në shpellën Qesem në Izrael, daton më shumë se 300.000 vjet më parë. Në këtë rast arkeologët nuk janë të sigurt se cilat specie homininejetonin në Qesem. “Të dhënat tregojnë se ato ishin të ndryshëm nga Homo Erectus dhe ka ngjashmëri si me Homo Sapiens po ashtu edhe me Neandertalët”- tha Ran Barkai, arkeologu nga Tel Aviv.
Dëshmitë më të mira për ndezjen e zjarrit, shfaqen rreth 120.000 vjet më parë kur homininëtkishin qasje tek spangoja, një kusht për të ndërtuar harqe. “Përdorimi i zjarrit nuk është një teknologji ose një proces i vetëm, por disa shkallë përdorimi dhe ndoshta disa teknologji që evoluan gjatë një periudhe të gjatë, që u ndërthurën dhe ndonjëherë përfundimisht u lidhën së bashku”- thotë Gautlet.
Por si na bëri njerëz zjarri? Ai na dha mundësi të gatuanim ushqimin tonë. Mishi i gatuar është më i lehtë për t’u përtypur dhe tretur. Trupi ynë mund të nxjerrë më shumë lëndë ushqyese nga e njëjta sasi mishi. Po ashtu gatimi i perimeve rrit nivelet e gjërave të shëndetshme si antioksidantët.
Kjo sepse procesi i gatimit shkatërron muret qelizore të bimëve dhe ashtu si mishi, i bën ato më të lehta për t’u tretur dhe përpunuar. Dhe aftësia për të krijuar ushqime të gatuara i dha formën trurit dhe trupit të paraardhësve tanë Homo Sapiens.
Meqë paraardhësit tanë shpenzonin më pak energji për tretjen e ushqimeve, dhe mund të nxirrnin lëndë ushqyese shtesë, kishin më shumë lëndë ushqyese për të shpenzuar, dhe evolucioni i shpenzoi ato për të ushqyer një tru më të madh. Dhe ky i fundit na dha mundësi të përpunonim më shumë informacione, të krijonim grupe sociale më dinamike dhe të përshtateshim me habitatet e panjohura.
Që të gjitha këto ishin shumë të dobishme në aspektin evolucionar. Gjithsesi hipoteza e gatimit ka kundërshtarët e saj. Disa studiues thonë se ka pak prova se njerëzit gatuanin apo mbanin ndezur zjarre në kohën e Homo erectus (afro 1.5 milionë vjet më parë).
Por është ndërkaq e mundur që një dietë me mish të papërpunuar dhe perime mund të ketë siguruar lëndët ushqyese të nevojshme për trurin më të madh. Hipoteza të tjera mund të shpjegojnë rritjen e madhësisë së trurit të homininëve. Për shembull hipoteza e trurit social, argumenton se truri ynë evoluoi për të përballuar sfidat e të jetuarit në grupe të mëdha shoqërore.
Por edhe këtu luan një rol zjarri. Mos harroni se para se paraardhësit tanë të ndiznin zjarrin, ata duhej ta ruanin atë. Kjo kërkonte një ndarje pune, e cila është e mundur vetëm tek një specie me një rrjet social shumë të strukturuar.
S’ka asnjë dyshim që zjarri ka qenë një shtytës kryesor në evolucionin e qytetërimit. Ai na ndihmoi të migronim në klimat që në rrethana të tjera do të ishin jo mikpritëse. Ai ishte thelbësor për zhvillimin e kuzhinës, bujqësisë, metalurgjisë, arkitekturës dhe një sërë industrish të tjera. / BigThink – Bota.al
Aktualitet
Laha: Qendra e Laboratorëve testues në UBT është qendra më e madhe në rajon
Published
12 hours agoon
July 20, 2025By
Driton Iseni
Fisnik Laha, dekan i Fakultetit Biokimi Mjekësore dhe Kimi aplikative në UBT, në një bisedë për mediat e UBT-së, flet për punën që po bëhet për regjistrimin e studentëve të rinj dhe sidomos për përparësitë që mundësitë që ofron studimi në Biokimi Mjekësore, si dhe në Kimi aplikative, që është një drejtim i ri në këtë institucion
UBT News: UBT ka filluar regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/2026. Si po ecin regjistrimet në fakultetin tuaj?
Laha: Procesi i regjistrimit përcillet me angazhim shtesë të stafit drejt realizimit të suksesshëm të këtij procesi. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për këtë fazë.
Interesimi është mjaft i madh, sepse drejtimet janë tejet atraktive për tregun e punës dhe është një e ardhme e ndritur e të gjithë studentëve që do të jenë pjesë e jona.
UBT News: A ka interesim të shtuar në krahasim me vitet e kaluara?
Laha: Është një interesim i shtuar në krahasim me vitet paraprake. Kjo reflekton në radhë të parë angazhimin e stafit dhe investimet e tjera shtesë që kanë kryer në infrastrukturë laboratorike. Është një vlerësim i përgjithshëm i të gjithë neve, rruga të cilën ne nëpër vite po e ndjekim tregon që është rrugë e suksesshme – me regjistrime të reja, me vlerësime të reja në nivel ndërkombëtar për fakultetet respektive brenda UBT-së dhe është një zhvillim i hovshëm.
UBT News: Kimia aplikative është një drejtim i ri në UBT. Çka e bën të veçantë atë?
Laha: Sa herë që marrim iniciativa për drejtime të tjera, ne ndjekim tri orientim bazë, mbi të cilat ndërtojmë programe të qëndrueshme.
Një prej drejtimeve që na siguron qëndrueshmëri programore dhe karrierë të suksesshme për studentë është bashkëpunimi ynë direkt me industrinë vendore.
Elementet që i marrin si të dhëna nga ekonomia vendore i analizojmë në kontekstin global të zhvillimeve për fushat respektive dhe bëjmë vlerësime të infrastrukturës sonë dhe të kapacitetit aktual akademik dhe hulumtojmë në qoftë se ka nevojë për përmirësime shtesë.
Te Kimia aplikative, është vlerësim i përgjithshëm se është një kërkesë në rritje për njohjen e një morie të fenomeneve, që e mbështesin industrinë vendore, zhvillimin e saj të mëtutjeshëm.
E kemi kontekstualizuar edhe nga perspektiva e përgatitjes sonë infrastrukturore dhe akademike . Po ashtu, i kemi shikuar edhe bashkëpunimet tona ndërkombëtare, që zhvillojnë programe të ngjashme dhe kemi ardhë në përfundim se përmbajtja kurikulare e këtij programi është e garantuar për studentë që do të jenë pjesë e jona. Është e garantuar në kuptimin e karrierës së tyre profesionale, në kuptimin e zhvillimit të tyre të gjithmbarshëm edhe pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve.
Brena Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Kimisë aplikative në UBT kemi edhe programe të tjera të akredituara, që vazhdojnë me një ritëm të qëndrueshëm dhe është një progresion në rritje nëpër vite dhe sigurisht edhe ato eksperienca të programeve të tjera, edhe ato eksperienca shkencore që gjenerohen nga puna hulumtuese në veçse i kemi në dispozicion për gjeneratën e re që vjen në Kimi aplikative.
UBT News: Çfarë laboratorësh ka në UBT dhe a mundem këta laboratorë që profesionalisht t’i zhvillojnë studentët?
Laha: Qendra e Laboratorëve testues në UBT është qendra më e madhe rajonale e laboratorëve testuese, që janë në përdorim nga arsimi i lartë vendor dhe rajonal. Tri qasje që ne i ndjekim në raport me përdorimin e këtyre kapaciteteve janë të orientuara në hulumtim, ngase konsiderojmë se shtylla kryesore e zhvillimit të arsimit të lartë hulumtimi, veçanërisht orientimi ynë si UBT në fushat me aplikim të shkencave të natyrës, sigurisht edhe të shkencave të tjera.
Orientimi i parë i zhvillimit të metodologjive testuese ka shkuar drejt hulumtimeve, pra investimeve infrastrukturore në pajisje dhe në hapësira që sigurojnë hulumtim të qëndrueshëm për stafin dhe për studentët.
Qasja e dytë që ne ndjekim në vlerësimin e kapaciteteve dhe ngritjen e tyre nëpër vite lidhet me përdorimin e metodologjive jostandarde dhe të dizajnuara ekskluzivisht për studentët tanë.
Në fazat e para të studimeve i rregullojmë asisoj funksionet laboratorike, sa që japim njohuritë fillestare për studentët.
Në fazat e avancuara të studimeve të tyre, pastaj, është qasja e tretë, që ne e quajmë qasje standarde, qasja zyrtare e metodave të zbatuara në nivel ndërkombëtar.
Pra, gjithmonë flasim për përdorimin e metodologjive testuese, të aprovuara në nivel ndërkombëtar.
Stafi dhe studentët e UBT-së, pas kalimit të këtyre fazave, janë të gatshëm të ofrojnë testime për palë të treta.
UBT News: Si qëndron bashkëpunimi me industrinë?
Laha: Pikë kyçe e zhvillimit tonë është zhvillimi dhe promovimi i bashkëpunimit me industrinë, me kompanitë vendore, me industritë specifike.
Kur krijojmë programet e reja, kurikulat e i hartojmë ekskluzivisht bazuar në kërkesat që i ka industria.
Është një bashkëpunim i qëndrueshëm, që rritet vazhdimisht, në kuptimin e akterëve që involvohen aty dhe kjo po jep rezultate të qëndrueshme në të gjitha nivelet.
UBT News: Cilat janë rezultatet konkrete, a mund të na përmendni shifra të studentëve që regjistrohen?
Laha: Sapo studentët tanë shkojnë për praktika profesionale në industrinë vendore, ata bëhen pjesë shumë shpejt e asaj industrie. Ky është një vlerësim për krejt angazhimin që bën stafi akademik në raport me studentët tanë.
Bashkëpunimet ndërkombëtare na mundësojnë që të kemi shkëmbime të studentëve dhe të stafit. Parë nga kjo perspektivë, ne gjithmonë e analizojmë “feed-backun” që na vjen nga universiteti partner.
Është tejet motivuesve të shohësh që studentët tanë janë ndër më të mirët, kudo që janë nëpër universitete të botës.
UBT News: Cili është profili i stafit në Biokimi Mjekësore dhe Kimi aplikative?
Laha: Ne qëndrojmë më së miri me staf në republikën tonë, si për nga metodologjia në mësimdhënie, si për nga numri i hulumtimeve që stafi i zhvillon dhe i publikon në revista me impakt faktor.
Intervistoi: Driton Hyseni
Lajmet
Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja
Published
2 days agoon
July 19, 2025By
UBTnews
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Seanca e së shtunës u mbajt mes paralajmërimeve se më vonë gjatë ditës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me udhëheqësin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për dalje nga ngërçi politik.
Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik në orën 11:00.
Para seancës, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se pret që sot të ndodhë takimi dhe të ketë vullnet poliitk nga Kurti.
“Ne presim që sot të zhvillohet takimi. Jemi në afatet e fundit kushtetuese. Unë pres një sinjal pozitiv nga ky takim, që besoj që sot do të ndodhë, dhe vulllnet politik nga lideri i LVV-së”, tha ajo për gazetarët.
Sipas Izmakut, partia e saj pret që Limaj të bëhet kryeparlamentar dhe LVV-ja të udhëheqë Qevernë.
Ajo tha se nuk ka ofertë tjerët, por shtoi se kjo është alternativa e vetme që vendi të dalë nga ngërçi dhe shteti të ketë institucione.
Izmaku po ashtu pretendoi se Limaj ka mbështetjen edhe të deputetëve e partive të tjera.
Deputeti nga AAK-ja, Lah Brahimaj, para nisjes së seancës pretendoi se Nisma, LVV-ja dhe Lista Serbe veçse kanë një marrëveshje në parim. Ai tha se kjo mbështetet në sjelljen e tyre, pasi pas çdo dështimi të seancës, deputetët e Nismës, LVV-së dhe Listës Serbe lëshojnë sallën plenare, ndërkaq partitë e tjera jo.
Sipas tij, AAK-ja nuk ka vota për Limajn kryeparlamentar.
Nga PDK-ja kishte qëndrime të ndryshme para nisjes së seancës. Nait Hasanaj tha se nuk do ta votonte Limajn për kryeparlamentar, por Fadil Nura tha se partia e tij ka interes që vendi të ketë institucione sa më shpejt.
“Shpresoj që PDK-ja do t’ia japë voton Fatmir Limajt”, tha ai.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Listës Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë të propozojnë anëtarë për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
LVV-ja, si parti fituese e zgjedhjeve, e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kryeparlamentarit, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të organit ligjvënës. Megjithatë, Haxhiu është konsideruar si figurë përçarëse nga PDK-ja dhe AAK-ja që kanë kërkuar nga LVV-ja të ndryshojë propozimin, ndërkaq LDK-ja ka thënë se nuk do të votojë asnjë emër të partisë fituese për këtë post.
Lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka obliguar deputetët që brenda 30 ditësh – deri më 26 korrik – të zgjedhin kreun e ri të Kuvendit dhe më pas të votojnë nënkryetarët, duke përmbyllur kështu konstituimin e organit ligjvënës.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se partia e saj qëndron në kërkesën që Limaj të zgjidhet kryeparlamentar.
“Ne qëndrojmë me kërkesën tonë – që mendojmë se është e arsyeshme – për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Izmaku për Radion Evropa e Lirë.
Sipas saj, deri më tani nuk ka ndonjë sinjal të qartë nga Lëvizja Vetëvendosje se mund të arrihet një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, por “ekziston një ambient pozitiv”.
“Por, nuk mund të them se si do të jetë vendimmarrja. Situata është e paparashikueshme”, ka thënë mes tjerash ajo.
Teksa afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese po afrohet, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët gjatë javës paralajmëroi se nëse këto ditë nuk konstituohet Kuvendi, atëherë javën e ardhshme e para e shtetit do t’i drejtohet Kushtetueses.
Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë argumentojnë se ndryshimi i votimit nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, për kryeparlamenetarin – nga i hapur në të mbyllur – është jokushtetues. Por, LVV-ja argumenton të kundërtën.
LVV-ja kërkon që për Albulena Haxhiun të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.
Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur.
Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.
Lajmet
Popoviq në mbajtje për 48 orë pas fjalimit kundër UÇK-së, i sekuestrohen dy telefona
Published
2 days agoon
July 19, 2025By
UBTnews
Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi u arrestua të premten në pikën kufitare të Bërnjakut.
Arrestimi i Popoviqit vjen pas fjalimit të tij në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku ai akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e quajtur “organizatë terroriste” dhe duke krahasuar veprimet e saj me ato në Rripin e Gazës. Fjalimi u mbajt në një ceremoni përkujtimore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ndaj Popoviqit është iniciuar procedurë për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit”, ndërsa gjatë ndalimit i janë sekuestruar edhe dy telefona.
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, deklaroi se “institucionet e sigurisë nuk do të tolerojnë ofendimet dhe shtrembërimet e historisë së Kosovës”, duke shtuar se ndaj Popoviqit do të veprohet në përputhje me ligjet në fuqi.
Ndërkohë, drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë”, Petar Petkoviq, reagoi duke e cilësuar arrestimin si “të padrejtë” dhe pretendoi se Popoviq “vetëm tha të vërtetën”./BetimipërDrejtësi
Lajmet
14-vjeçari ndalohet me armë zjarri dhe sprej në Ferizaj
Published
2 days agoon
July 19, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur 14-vjeçar në Ferizaj, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe posedim të sprejit, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Sipas njoftimit zyrtar, reagimi i policisë erdhi pas marrjes së një informacioni se një person i mitur po mbante me vete armë zjarri dhe sprej. Njësia policore ka ndërhyrë menjëherë, ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka ndaluar në vendngjarje.
Gjatë kontrollit fizik, tek i mituri janë gjetur një armë zjarri pa fishekë dhe një sprej, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, 14-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të tillë për të garantuar sigurinë publik.

Laha: Qendra e Laboratorëve testues në UBT është qendra më e madhe në rajon

Selimi: Mbi 90 për qind e të diplomuarve në Media dhe Komunikim në UBT janë të punësuar

Sërish s’ka konstituim të Kuvendit, Nisma pret sinjal pozitiv nga LVV-ja

Raportohet për të paktën 26 të vrarë në Gazë

Popoviq në mbajtje për 48 orë pas fjalimit kundër UÇK-së, i sekuestrohen dy telefona

14-vjeçari ndalohet me armë zjarri dhe sprej në Ferizaj

Trump nënshkruan projektligjin historik për kriptovalutat

Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit

Ligjëratë mbi Vëzhgimin Satelitor në kuadër të Akademisë Verore në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore