

Aktualitet
100 shkolla në Shqipëri pajisen me laboratorë Smart për zhvillimin e kurrikulës së TIK që në klasë të parë
Kryeministri tha se një vëmendje e veccantë do t’i kushtohet edhe aftësimit të të rinjve me programet e kodimit.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsViti i ri shkollor startoi sot për të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në Shqipëri.
Në këtë ditë të veçantë për të gjithë nxënësit, të cilët nisin sfida të reja në rrugëtimin e dijes, kryeministri Edi Rama vizitoi shkollën 9 – vjeçare “Jeronim De Rada”, në Tiranë, ku për herë të parë, kurrikula e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) do të zhvillohet që në klasë të parë.
Sipas një njoftimi të Qeverisë së Shqipërisë, këtij qëllimi i shërben laboratori i ri digjital Smart i kësaj shkolle, që u inaugurua sot dhe që do të jetë pjesë e kabineteve mësimore në të paktën 100 shkolla të arsimit bazë publik të vendit.
Kryeministri Rama, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe ministren e Shtetit për Rinjtë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi vizitoi Laboratorin e Ri Smart, që është pritur me interes nga nxënësit dhe stafi pedagogjik. Më pas, për të pranishmit drejtoresha e Inovacionit pranë Agjensisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit prezantoi kurrikulën e re të programit TIK, ku qasja e nxënësve kundrejt aftësive të kodimit do të realizohet ndërmjet një platforme Code Monkey dedikuar programimit të bazuar në bllok, e cila i mundëson atyre interaktivitet digjital, argëtim dhe nxënie produktive.
Kryeministri tha se një vëmendje e veccantë do t’i kushtohet edhe aftësimit të të rinjve me programet e kodimit, për ti përgatitur ata për një treg të ri pune.
“Janë 100 laboratorët e parë që ne i instalojmë në bashkëpunim me AADF. Ndërkohë kemi programin me Bankën Botërore dhe ndërkohë kemi edhe një plan që të mbështesim edhe ne nga pikëpamja buxhetore, duke bërë që i gjithë ky sistem të përhapet në të gjitha shkollat e vendit në një kohë të arsyeshme. Ajo që është themelore është që t’u japim mundësi më të rriturve që të hyjnë në një fazë të thelluar të kodimit dhe përmes asaj diturie të bëhen të aftë për një treg tjetër. Ne do t’i shtrijmë më tutje të gjitha programet e kodimit në bashkëpunim me sipërmarrjet në mënyrë që të krijojmë një shtresë komplet të re që ka filluar të formësohet, por ne do ta nxisim që brenda periudhe të kemi një numër të konsideruar të rinjsh, të cilët janë të punësuar në një treg komplet tjetër që është tregu i punës online“,- u shpreh kryeministri.
Programi i TIK-ut për klasën e parë është konceptuar mbi bazën e krijimit të njohurive dhe aftësive digjitale të nxënësve që në moshë të hershme, duke respektuar kuadrin moshor dhe nivelin fillestar të njohurive që këta nxënës zotërojnë.
Ky program, – i hartuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë britanikë të AADF, specialistë të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP), specialistë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), përfaqësues të kabinetit të Ministrisë së Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, – zhvillon fushën dhe kompetencat kryesore përmes 4 tematikave kryesore: Bota e kompjuterit, Hyrje në multimedia, Të menduarit kompjuterik dhe kodimi, Siguria e të punuarit në kompjuter.
You may like
-
30 vajza nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian fitojnë aftësi profesionale në teknologji nga UBT
-
Prezantohen punime në Panairin e Rinisë, Çeku premton përkrahje
-
Përfaqësues të UBT-së dhe “Linnaeus University” zhvilluan një takim konstruktiv – temë diskutimi zgjerimi i bashkëpunimit përtej fushës së TIK-ut
Aktualitet
Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.
Published
18 hours agoon
July 16, 2025By
UBT News
Real Madridi zyrtarisht ka njoftuar për largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.
Në një ceremoni lamtumire, që do të mbahet të enjten më 17 korrik në Ciudad Real Madrid, do të jetë i pranishëm edhe presidenti Florentino Perez, dhe klubi ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Lucas Vazquez, duke e cilësuar si një nga legjendat e mëdha të historisë së tyre.
Pas një sezoni huazim te Espanyol, ai debutoi me ekipin e parë në shtator 2015.
Gjatë 10 viteve me Real Madridin, ai ka luajtur në 402 ndeshje në një nga periudhat më të suksesshme të klubit.
Në këtë kohë, Vazquez ka fituar 23 trofe, duke përfshirë 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa Bote për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle./Telegrafi
Bota
Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri
Published
19 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga zonat e banuara nga pakica druze.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të mërkurën se ushtria izraelite “do të vazhdojë të godasë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen dhe do të rrisë nivelin e përgjigjes nëse mesazhi nuk kuptohet”.
Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të ruajë rajonin jugperëndimor të Sirisë si një zonë të çmilitarizuar dhe të mbrojë pakicën druze në kufi.
Kërcënimi i Izraelit vjen pas shpërthimit të dhunës në qytetin Sueida, ku një armëpushim i arritur të martën mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura druze u thye të mërkurën.
Ministria siriane e Mbrojtjes akuzoi milicitë lokale për shkeljen e marrëveshjes, duke thënë se ushtria rifilloi operacionet për të “mbrojtur banorët dhe garantuar kthimin e sigurt të atyre që janë larguar”.
Përplasjet nisën mes grupeve të armatosura druze dhe fiseve sunite beduine në provincën Sueida dhe janë shoqëruar me raporte për vrasje pa gjyq, plaçkitje dhe djegie të shtëpive nga forcat e sigurisë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi të paktën 250 të vrarë që nga fillimi i dhunës, përfshirë fëmijë, gra dhe dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë dhe forcave të sigurisë.
Komuniteti druz, një pakicë fetare që buron nga një degë e islamit shiit, përballet me presion në rritje në Siri pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor.
Ndërsa disa pjesëtarë të pakicës druze kërkojnë integrim në sistemin e ri politik, të tjerë vazhdojnë të mbeten skeptikë dhe kërkojnë autonomi për rajonin e tyre.
Izraeli, ku jeton një pjesë e konsiderueshme e komunitetit druz, e konsideron këtë komunitet si aleat dhe është zotuar ta mbrojë nga kërcënimet në kufi./REL
Aktualitet
Dardanët U20 kualifikohen në çerekfinale të Evropianit në basketboll
Published
20 hours agoon
July 16, 2025By
UBT News
Një kapitull të artë historik në skenën e basketbollit evropian, e kanë shënuar Dardanët U20 duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të FIBA EuroBasket Divizioni B.
Me një fitore dramatike dhe të merituar 78:73 ndaj Hungarisë, kjo gjeneratë premtuese tregoi karakter, talent dhe vendosmëri, duke sjellë krenari të jashtëzakonshme për vendin.
Me 21 pikë dhe 11 kërcime të Erolt Rrahmanit dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Ismajlit, Durgutit dhe Dahsylës, Kosova U20 vazhdon ëndrrën drejt elitës evropiane.
Federata e Basketbollit të Kosovës thotë se ky njëkohësisht është suksesi më i madh te gjeneratat e reja më tani./Kosovapress
Bota
Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në
Published
22 hours agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, paralajmëroi të mërkurën kundër politikave tregtare proteksioniste dhe politizimit të zinxhirëve globalë të furnizimit, në një kritikë të tërthortë ndaj Shteteve të Bashkuara pas kërcënimeve të fundit për tarifa nga Uashingtoni.
Duke folur në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Zinxhirëve të Furnizimit në Pekin, He tha se disa vende po ndërhyjnë në tregje nën pretekstin e reduktimit të rrezikut, duke përdorur mjete si tarifat dhe masa kufizuese për të promovuar të ashtuquajturën rikthim të prodhimit.
Ai shtoi se Kina kundërshton shfrytëzimin artificial të çështjeve tregtare për qëllime politike dhe ideologjike.
He nuk përmendi asnjë vend drejtpërdrejt, por theksoi se në një luftë tarifore nuk ka fitues raporton DPA.
Zinxhirët globalë të furnizimit u vunë sërish nën presion në prill, pasi Kina vendosi kufizime në eksportet e tokave të rralla dhe SHBA shpalli tarifa të reja për importet nga disa vende. Kompanitë gjermane kanë shprehur gjithashtu shqetësime për mungesa të mundshme të materialeve kritike nga Kina.
Tensionet kohët e fundit ishin zbutur, pasi të dy vendet ranë dakord të heqin disa kufizime tregtare. Prodhuesi amerikan i çipave Nvidia tha të hënën se pret të marrë miratimin e SHBA për të rifilluar shitjet e çipave të posaçëm për Kinën, pas shtrëngimit të kufizimeve të eksportit në prill.
Së voni, Shtetet e Bashkuara rritën ndjeshëm tarifat ndaj mallrave kineze, duke përfshirë automjetet elektrike, bateritë litiumi, panelet diellore dhe produktet e çipave.
Tarifa për automjetet elektrike u katërfishua nga 25 përqind në 100 përqind, si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur industrinë vendase nga subvencionet kineze.
Paralelisht, Kina vendosi kufizime në eksportin e disa mineraleve të rralla, të rëndësishme për prodhimin e teknologjisë së avancuar. Këto masa u interpretuan si një kundërpërgjigje ndaj presionit amerikan në sektorin teknologjik.
Lufta tregtare po thellohet, me të dyja palët që përdorin tarifat dhe kufizimet si armë ekonomike.
Tensionet po reflektojnë një garë të ashpër për dominim në teknologji dhe sigurinë e zinxhirëve të furnizimit./REL

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

Fillon Akademia Verore e Karrierës në UBT – Platformë unike për zhvillimin profesional të studentëve

Komisarja për Zgjerim e BE-së: Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë përparojnë me një ritëm të paparë

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar në Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”

Policia jep detaje për vdekjen e personit të rënë nga lartësia nga hoteli “Grand”

Përfundon bastisja në arkivën shtetërore dhe institucionin kadastral, arrestohen disa persona

Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Izraeli kërcënon me përshkallëzim ushtarak në Siri

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore