Rajoni

​Alibeaj informon deputetët: Ja si do të zgjidhet presidenti konsensual

Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS

Published

on

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj mesditën e sotme.

Gjatë mbledhjes kreu i grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj ka propozuar katër hapat se si do të zgjidhet presidenti konsensual.

Grupi i PD zgjedh 4 kandidatë

Pala tjetër përzgjedh 2 kandidatë

Ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtarë dhe zgjedh një kandidat

Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS./tch

Aktualitet

Regjistrimet në Shkollën Fillore të UBT-së vazhdojnë – Interesim i madh nga prindërit për një arsim inovativ dhe cilësor

Published

on

Interesimi i prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në Shkollën Fillore të UBT-së është gjithnjë në rritje, teksa procesi i regjistrimeve për klasën e parë deri në të nëntën vazhdon me intensitet të lartë. Ky institucion edukativ po konsiderohet si një nga më inovativët në vend dhe rajon, duke ofruar një qasje të re ndaj arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.

UBT, si lider në arsim dhe teknologji, ka zhvilluar një model shkollor të avancuar që ndërthur metodat moderne të mësimdhënies me përdorimin e teknologjisë digjitale, laboratorëve praktikë, ambienteve krijuese dhe aktiviteteve jashtëkurrikulare që ndihmojnë në zhvillimin e plotë të fëmijës.

Shkolla Fillore e UBT-së synon të edukojë gjenerata të reja të pajisura me dije, shkathtësi praktike dhe mendim kritik, përmes një qasjeje që vendos fëmijën në qendër të procesit mësimor.

Lokacioni: Kampusi UBT, Lipjan

+383 46 332 233 | 📧 [email protected]

Regjistro edhe ti fëmijët e tu dhe siguro vendin në shkollën më të mirë në rajon!

Vendet janë të limituara – mos e humb mundësinë për një të ardhme më të ndritur për fëmijën tënd!

Continue Reading

Bota

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza

Published

on

Katërvjeçarja, R.Z  ka ndërruar jetë ditë më parë në një spital në Gazën qendrore nga ndërlikimet e shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja, raporton CNN.

Nëna saj ka theksuar se para luftës, ajo ishte plotësisht e shëndetshme, por pas luftës, shëndeti i saj filloi të përkeqësohej për shkak të kequshqyerjes.

“Ne nuk kemi asgjë për ta forcuar atë”, ka thënë nëna e vajzës.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, të paktën 76 fëmijë dhe dhjetë të rritur kanë vdekur nga kequshqyerja në Gaza që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e këtyre vdekjeve ndodhën pasi autoritetet izraelite shtrënguan bllokadën në fillim të marsit.
Vajza ishte një nga të paktën katër fëmijët që vdiqën në tre ditët e fundit, përfshirë një foshnjë tre muajshe. Gaza ka regjistruar 18 vdekje të lidhura me urinë në 24 orët e fundit, duke reflektuar një krizë humanitare në thellim, sipas ministrisë së shëndetësisë.

“Fytyrat tona po ndryshojnë, trupat tanë po tkurren. Jemi të panjohshëm nga lodhja, sikur po veniten dhe po vdesim ngadalë”, tha një anëtar i ekipit të Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut nga Gaza.

Continue Reading

Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Edi Rama: Kush nuk e ka bërë ende me dëshirë, do e bëjë me gjobë

Published

on

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri po vijon në të gjithë vendin, ndërsa kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga një zonë e kryeqytetit ku njerëzit mund të lëvizin të lirë.

Rama ka thënë se lirimi i hapësirave është i vlefshëm jo vetëm për këmbësorët, por edhe për një shërbim më të mirë ndaj komunitetit në tërësi.

Lidhur me rastet ku ende disa biznese kanë zënë hapësirat publike, Rama ka theksuar se në këto raste do të ketë edhe një gjobë për ndërtuesit e tyre.

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit. Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptuar”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri bëri të ditur se do të ketë një plani të ri menaxhim, ku 75% e hapësirës do t’i lihet këmbësorëve, ndërsa 25% do të shfrytëzohet nga njësitë e shërbimit.

Sipas një bilanci vetëm në kryeqytet, hapësira e çliruar deri tani shkon në rreth 20 mijë metër katrorë.

Continue Reading

Aktualitet

Selimi: Mbi 90 për qind e të diplomuarve në Media dhe Komunikim në UBT janë të punësuar

Published

on

Dekani i Fakultetit Media dhe Komunikim, prof.dr.Ferid Selimi, në një bisedë për mediat e UBT-së, thekson se një numër i madh i studentëve të diplomuar në UBT (më saktë 93 për qind), gjejnë punë menjëherë në media, si në mediat e UBT-së, ashtu edhe në mediat e tjera. Ai fton të rinjtë që të studiojnë Media dhe Komunikim në UBT, që të bëhen pjesë e profesionistëve më të mirë në vend

UBT News: D: UBT ka nisur tash përgatitjet për fillimin e regjistrimeve të studentëve të rinj, si po ju ecin këto regjistrime në fakultetin tuaj, a po ecin mbarë dhe a ka interesim të të rinjve për t’u regjistruar?

Selimi: Po, UBT çdo vit me përfundimin e vitit akademik paraprak nis përgatitjet për pritjet e studentëve të rinj, të cilët e synojnë UBT-në për të regjistruar në cilindo fakultet. Fakulteti Media dhe Komunikim është pjesë e UBT-së, prandaj edhe në këtë fazë i ka bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e studentëve të rinj, të mundshëm, në Media dhe Komunikim. Sivjet, deri më tani, edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht themi koha e regjistrimit të studentëve, janë paraqitur një numër i studentëve të cilët duan që të regjistrojnë fakultetin Media dhe Komunikim në Bachelor dhe në  Master në UBT.

Themi se ky interesim i studentëve na bën më optimistë në këtë vit mbase do të kemi një numër më të madh të studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim, sepse në këtë fazë duke i krahasuar me fazën e viteve paraprake, ka numër paksa më të madh të të interesuarve për këtë drejtim dhe meqenëse numri i tyre është paksa më i madh se i viteve të tjera është një shpresë se do të kemi një numër paksa më të madh.

UBT News: Çka ka luajtur rol që këtë vit interesimi të zgjohet te të rinjtë për të studiuar Media dhe Komunikim?

Selimi: Po, që nga themelimi në vitin 2013 deri më tani, UBT është përkujdesur gjithmonë edhe për teknologjinë edhe për stafin në fakultetin Media dhe Komunikim, kështu që këtë vit është bërë një ripërtëritje ose themi një rritje e stafit akademik në Media dhe Komunikim, po ashtu edhe të laboratorëve dhe redaksive. Besoj që asnjë fakultet nuk do të mund të mirëmbahej po qe se nuk i ka ato pjesët përbërëse të tij, pjesët përcjellëse siç janë Media grupi,  është zyra e redaksisë, zyra e regjisë, laboratorët e tjerë ku bëhet montazhi i fotografisë, montazhi i emisioneve të cilat edhe janë pjesë të kurrikulës së fakultetit Media dhe Komunikim, që nënkupton se kemi lëndë të caktuara për to. Prandaj, duke parë edhe zhvillimet e të themi trendeve të UBT-së, të rinjtë e Kosovës dhe jashtë Kosovës, sepse studentë kemi edhe nga Maqedonia edhe nga Mali i Zi, edhe nga Shqipëria edhe nga Presheva, Bujanoci dhe Medgjeva të cilët janë pjesë e fakultetit Media dhe Komunikim, dhe një promovim të cilin ne e bëjmë çdo vit, me ato themi teknologjitë më të avancuara të cilat i kemi në UBT, kanë bërë që edhe studentët ose të rinjtë të kenë besim më tepër në UBT. Sepse, UBT është një nga institucionet me një impakt më të lartë në trojet shqiptare.

Në qoftë se i shohim rankimet të cilat bëhen në platformat e ndryshme të universiteteve edhe të Ballkanit edhe të rajonit edhe të botës, edhe themi të trojeve shqiptare, UBT është i pari dhe prin për teknologjinë, për risitë dhe inovacionet. Normalisht, që të rinjtë duan diçka më të mirë, dhe ajo më e mira gjendet në UBT.

UBT News: Po, meqenëse na përmendët pak edhe stafin, a mund të na tregoni cili është profili i stafit të angazhuar në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit?

Selimi: Në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, stafi përgjithësisht është doktor me gradë që kanë ose gazetarinë ose komunikimin. Ndërkohë që secili fakultet apo program ka edhe staf përcjellës të cilët vijnë nga fakultetet e tjera. Ta zëmë, në qoftë se është një lëndë që ka të bëjë me ekonominë politike, normal që ne do ta marrim një doktor të fushës, kështu që UBT meqenëse i ka mbi 30 fakultete dhe mbi 80 specializime, ka staf të mjaftueshëm të profileve të ndryshme, pse mos të themi i ka diku 400 doktorë shkencash të fushave të ndryshme, dhe kjo na ka ndihmuar neve që të mos ngecim në profesionalizëm. Pra, secili staf që jep mësim në fakultetin Media dhe Komunikim, që është bartës i lëndës, është me gradë shkencore dhe doktor. Kemi një numër shumë të vogël të angazhuarish të cilët janë me Master. Ata janë kryesisht asistentë.

UBT News: Meqenëse e shohim parasysh edhe interesimin e të rinjve që janë më tepër kah industria, ndoshta të fillojnë praktika të ndryshme, a kemi ndoshta pjesëtarë të industrisë përbrenda UBT-së, ndoshta gazetarë me përvojë të gjatë në media, a kemi të kyçur në këtë fakultet?

Selimi: Po, akademia kërkon një bashkëpunim me industrinë dhe një teori pa praktikë nuk do të ishte e plotë, qysh nuk është e plotë as praktika pa teori. Prandaj, ne jemi përpjekur dhe jemi angazhuar që, në kuadër te akademisë të fakultetit, të angazhojmë edhe studentë ose staf të cilët janë të industrisë, të cilët janë në industrinë tonë. Ne kemi studentë tanë të cilët punojnë në media grup, në marrëdhënie me publikun dhe në sfera të ndryshme, të cilët na ndihmojnë në promovimin e fakultetit. Prandaj, studentët apo ish-studentët që kanë diplomuar dhe punojnë në UBT, janë ata të cilët unë do t’i quaja edhe shtyllë e bashkëpunimit mes teorisë dhe praktikës, dhe edhe pse mbase shumë pak janë të angazhuar në pjesët teorike por na ndihmojnë shumë në atë pjesën praktike, sidomos kur studentët tanë duan që të shohin se si punohet në një media.

UBT News: Përgjatë këtyre viteve prej që është themeluar fakulteti Media dhe Komunikim e deri tash, a keni ndonjë shifër konkrete të punësimit të studentëve të UBT-së, qoftë përbrenda UBT-së, por edhe në mediat e industrisë ose në industri?

Selimi: Po, interesant është që Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT ka nxjerrë kuadro shumë të mira si në media ashtu edhe në marrëdhënie me publikun, dhe diku rreth 93 për qind të studentëve të UBT-së janë angazhuar ose në UBT ose në mediat e ndryshme vizive dhe të shkruara. Pjesa dërrmuese e media grupit në UBT janë ose kanë qenë studentë të UBT-së.

UBT News: Meqenëse jemi te kjo pjesa e dallueshmërisë nga institucionet e tjera, a luan rol infrastruktura që ka UBT për ta dalluar edhe tek institucionet e tjera, për shembull mediat e UBT-së a ofrojnë gatishmëri apo infrastrukturë moderne për studentë të rinj?

Selimi: Gjithsesi infrastruktura ka një rol të madh edhe në teorinë e medias edhe në industrinë, do të thotë ne nuk do të mund të nxirrnim kuadro kualitative në qoftë se nuk do të ofronim teknologjitë e duhura në këtë program. Në qoftë se ne vazhdojmë  ose të kishim nisur punën me makinë shkrimi dhe të vazhdonim shkrimin me makinë shkrimi, atëherë ne do të ishim në atë fazën e viteve 80-ta të shekullit XX. Por, meqenëse çdo gjë po lëviz, çdo gjë në jetë lëviz edhe teknologjia, dhe ne gjithmonë përpiqemi që ta kemi të parët teknologjinë më të re në UBT, sepse studenti vetëm nëpërmjet teknologjisë, po flas për media dhe komunikimin, do të ishte në atë rangun më të lartë të shoqërisë, themi të atyre konkurrentëve të tregut të punës, sepse një student që nuk di të përdor kamerën, ta zëmë, ose nuk di të përdor mikrofonin ose nuk di të shkruaj një fjali ose nuk e di ç’është piramida e përmbysur, ajo që është më e thjeshta në media dhe komunikim, ai nuk do t’i plotësonte kriteret që të punojë në media. Prandaj, ne, duke u bazuar në teknologjinë më të re, e cila dita ditës po shkon duke u avancuar, jemi në atë fazën themi e grumbullimit të teknologjisë apo të aparateve apo të mjeteve të duhura  të cilat ia lehtësojnë studimet dhe punën studentit të media dhe komunikimit, i cili nesër do të bëhet një nga gazetarët ose profesionistët e marrëdhënieve me publikun e kështu me radhë.

UBT News:  Aktualisht jam të ueb-sajtin kryesor të UBT-së dhe po e shoh që ka laramani në strukturën e programit, do të thotë ka laramani lëndësh nga historia e gazetarisë , shkathtësitë e shkrimit e deri te teknologjia informative ose deri tek komunikimi televiziv, do të thotë a është edhe kjo një çështje që të rinjtë do të thotë do të mësojnë do të përgatiten për gjitha gjërat që i mundëson tregu ose industria e medias dhe komunikimit, do të thotë nuk është e fokusuar vetëm në gazetarinë tradicionale?

Selimi: Po pra, kjo është ajo që e kërkojnë jo vetëm të rinjtë por e kërkon edhe koha. Unë thash zhvillimi i teknologjisë ndikon në gjithçka, në të gjitha sferat jetësore, prandaj edhe vet emërtimi i programit Media dhe Komunikim nënkupton një larushi jo vetëm të lëndëve  por edhe të profesionit të cilit e zgjedh nesër gazetari. Ta zëmë, ne e nisim me historinë e gazetarisë, që thatë ju, pastaj vazhdojmë me format e komunikimit, vazhdojmë me sociologjinë e komunikimit, vazhdojmë me mediat e shkruara, me teknologjinë informative, me mediat vizive, me organizim dhe menaxhim, me marrëdhënie me publikun si lëndë dhe normal që studenti në fund kur të dali në atë fazën e fundit themi të temës së diplomës, ai do të ketë një pasqyrë të qartë jo vetëm të medias, por edhe të komunikimit. Kur e marrim median dhe komunikimin dhe i ndajmë përgjysmë atëherë na dalin edhe ato pjesët e tjera siç është marrëdhënia me publikun, aftësitë komunikuese të individit ose të studentit për informim e kështu me radhë, dhe kur ta detajojmë pak më tepër atëherë dalin edhe pjesët teknike, që i thash pak më parë siç është montazhi, regjia e kështu me radhë.

Pra, është një dizajnim i strukturës së programit në atë mënyrë që studenti të dalë i kompletuar në tregun e punës, që është një treg jashtëzakonisht i madh dhe është i vështirë. Por, unë, me sa po e shoh, për studentët tanë nuk po ka vështirësi, do të thotë kudo që po konkurrojnë, kudo që po aplikojnë, ata i kanë dyert e hapura, jo vetëm për punë por edhe për studime të mëtejshme.

Të mos harrojmë që studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim i kanë dyert e hapura kudo në Evropë dhe në botë, edhe në nivelin e studimeve master edhe në nivelin e studimeve të doktoratës. Ta zëmë, një student i yni ka kryer master në Seul me diplomën bachelor të fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, tre studentë të tjerë të cilët e kanë kryer bachelor dhe master ose vetëm master në UBT, kanë regjistruar doktoratën në Shkup dhe në Universitetin e Turqisë. Do të thotë kjo na lë neve të shpresojmë edhe të flasim lirshëm që puna e cila bëhet në UBT është një punë profesionale

UBT News: Të jemi pak te epoka digjitale te kjo periudha e tranzicionit themi të teknologjisë, si po ja dilni ndoshta ta përgatisni një student të aftë për të gjitha këto lëmi që folëm deri tani?

Selimi: E thamë në fillim kur fola rreth stafit, do të thotë staf që kemi të angazhuar, sa i përket teorisë të gazetarisë, medias ose komunikimit, kemi doktor shkence të cilët japin lëndët në mënyrë profesionale dhe teorike. Në kuadër të këtyre lëndëve kemi edhe lëndë të tjera të cilat lidhen drejtpërdrejt me median ose me teknikën dhe aty kemi përzgjedhur stafin teknik, i cili ka së paku gradën master dhe që ka punuar profesionalisht me vite të tëra nëpër media të ndryshme, të cilët e njohin teknologjinë, duke nisur nga kompjuteri që është paksa më i thjeshtë e  deri tek ato miksetat të cilat bëhen ose nevojiten për montazhin, regjinë, për multimediat edhe kështu me radhë.

Do të thotë, për çdo fushë, duke nisur nga nga komunikimi televiziv, radiogazetaria, teknologjia multimediale, mediat audiovizive, i kemi njerëzit e caktuar, të cilët janë profesionistë dhe kanë punuar në media mbi 20 vite e më tepër dhe ata atë përvojën e tyre e delegojnë te studentët tanë.

UBT News: Për fund, profesor, cili është mesazhi juaj për të rinjtë që janë ndoshta në mëdyshje për profesionin e së ardhmes ose ndoshta edhe për ata që duaj e kanë dëshirë të studiojnë në gazetari ose në media?

Selimi: Po, për ata që duan ta regjistrojnë gazetarinë ose mediat, unë do t’i kisha ftuar në UBT që të vijnë së paku ta vizitojnë UBT-në, të vizitojnë laboratorët, të vizitojnë redaksitë, të vizitojnë Radio Campus-in, të vizitojnë Media Grupin, të vizitojnë zyrën për marrëdhënie me publikun dhe të shohin të gjithë teknologjinë të cilën ato do të kishin dashur ta shihnin. Do t’i inkurajoja që të regjistrojnë Media dhe Komunikim, pavarësisht që dikush do të thoshte që unë gazetar do të bëhem edhe pa fakultet. Po, është e vërtetë se dikush ka dhunti, ka afinitet në të shkruarit ose të të moderuarit dhe mbase nuk i duhet edhe fakulteti fare për t’u bërë gazetar, por për t’u bërë një profesionist me letër që thonë tek ne, me diplomë, do ta kisha ftuar të vinte në UBT sepse vërtet kanë çka të shohin dhe vërtet kanë çfarë të mësojnë. Prandaj, i bëj ftesë nga këtu ku jemi bashkë që çdo i ri e çdo e re, e cila synon të bëhet pjesë e medias në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Shqipëri, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe në vende të tjera ku flitet shqip, le të vijnë në UBT sepse aty është vendi ku ata do t’i marrin të gjitha informacionet e duhura dhe të gjitha njohuritë dhe kompetencat për media dhe komunikim.

Intervistoi: Driton Hyseni

Continue Reading

Të kërkuara