Sport

5-vjetori i pranimit në UEFA, Ademi: Kemi bërë progres të madh në të gjitha aspektet

Publikuar

Sot janë bërë pesë vite që kur Kosova u pranua me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.

Vendimi i madh për Kosovën ishte marr në Kongresin e Budapestit më 3 maj 2016, duke u thyer kështu izolimi i futbollit kosovar pas shumë përpjekjeve e angazhimeve nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë akterëve të tjerë nga fusha e sportit.

Me këtë rast, në këtë datë të rëndësishme për futbollin vendor, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, iu është drejtuar me një letër urimi të gjitha klubeve, zyrtarëve të futbollit, lojtarëve, dhe anëtarëve të FFK-së duke i uruar për të gjitha arritjet e deritanishme me angazhimin e tyre të madh.

Ademi ka thënë se ky 5-vjetor e gjen Kosovën me më shumë përvojë në arenën ndërkombëtare dhe kjo sipas tij është bërë duke iu falënderuar punës së madhe të ish-presidentëve të FFK-së, duke filluar nga Agim Bytyqi, Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani dhe legjenda Fadil Vokrri.

Më tutje Ademi ka theksuar se gjatë këtyre viteve Kosova ka arritur progres të madh dhe ka fituar respektin dhe simpatinë e UEFA-së si dhe të federatave simotra.

Anëtarësimi në UEFA sipas Ademit, e ka ndihmuar shumë Kosovën në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe se kjo do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Krejt në fund, Ademi thotë se shpreson që sa më shpejtë të krijohen kushtet që tifozët dardanë të jenë të pranishëm në tribunat e stadiumit sepse, sipas tij, përveç kreativitetit që krijojnë, ata janë tashmë një imazh shumë i mirë në futbollin botëror.

Sport

​KOK përzgjedh kombëtaren e hendbollit për grantin ekipor në vlerë 60-80 mijë dollarë

Publikuar

nga

Bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, ka përzgjedhur kombëtaren, e cila do të mbështetet me grantin ekipor (Team Support Grant) nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Sipas KOK, granti do të ndahet për kombëtaren e hendbollit, konkurrenca e meshkujve, ndërsa vlera e përfitimit në total për katër vitet e ardhshme është 60 – 80 mijë dollarë.

“Hendbollistët tanë ishin pranë kualifikimit historik në Kampionatin Evropian 2022, duke përfunduar në vendin e tretë në grup. Kosova la pas Rumaninë, të cilën e kishte mundur në Bukuresht dhe barazuan në Prishtinë. Këtë grant hendbolli e kishte fituar edhe në ciklin e kaluar olimpik, por me kombëtaren e femrave”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Superliga e Kosovës, vazhdon xhiro e 33

Publikuar

nga

Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 33-të.

Skuadra e Ballkanit e ka rastin sot që t’i afrohet në krye të tabelës Prishtinës, ku pret në shtëpi skuadrën e Arbërisë, ndërsa takimi tjetër do të jetë mes Llapit e Drenicës.

Pas 33 xhirosh, tabela kryesohet nga Prishtina me 72 pikë, tre më shumë se vendi i dytë Drita, ndërsa Top 4 e mbyllin Ballkani me 67 pikë dhe Gjilani me 48 sosh.

Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Trepça ’89 në vendin e tetë me 36 pikë, dhe Arbëria në vendin e nëntë me 33 pikë, ndërsa skuadra e Besës që zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 12 pikë, ka siguruar rënien nga Superliga e Kosovës.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

15:00 Drenica (7) – Llapi (5) (Stadiumi Bajram Aliu)

15:00 Ballkani (3) – Arbëria (9) (Stadiumi Suva Reka City)

Vazhdo të lexosh

Sport

​Bayern liron ish-lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Bundesligës

Publikuar

nga

Futbollisti spanjoll, Xavi Martinez do të largohet nga Bayern Munih në fund të këtij sezoni. Ky është sezoni i tij i nëntë në klub, ku ai arriti në 2012 nga Athletic Bilbao.

Ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e Bundesligës – 40 milionë euro. Deri në atë kohë, rekordin e mbante Mario Gomez, i cili arriti në Bayern nga Stuttgart tre vjet më parë për 30 milionë.

Martinez me bavarezët fitoi nëntë tituj gjermanë, pesë kupa dhe dy Ligë të Kampionëve. Ai luajti 18 ndeshje për ekipin kombëtar spanjoll. Klubet e MLS po interesojnë për shërbimet e tij, por edhe ato nga atdheu – Bilbao, Valencia dhe Villarreal.

Vazhdo të lexosh

Sport

Zidane për Hazard: E dimë çfarë lojtari është dhe kualitetin që ka

Publikuar

nga

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Chelsean në Champions League.

Reali barazoi 1-1 në shtëpi me Chelsean, rezultat që i favorizon Blutë e Londrës tani për tani.

Zizu u pyet lidhur me gjendjen e dyshes, Eden Hazard dhe Sergio Ramos, nëse do të luajnë të mërkurën.

“Është një moment shumë i mirë për. Kemi nevojë për Eden, do të na ndihmojë sigurt”, tha Zizu.

“Hazard dhe kthimi i tij në Stamford Bridge? E dimë çfarë lojtari është dhe kualitetin që ka, besojmë te ai dhe besojmë se do të na ndihmojë. Jemi të lumtur që e kemi këtu”

“A do të rrezikosh me Ramosin? Nuk po rrezikojmë asgjë. Ramos është me ne, përderisa është me ne do të thotë se është i gatshëm të luajë”, u përgjigj Zidane.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara