Sport

​Superliga e Shqipërisë, derbi mes Vllaznisë e Teutës

Published

on

Superliga e Shqipërisë do të vazhdojë sot me tri ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 31.

Takimi më interesant do të jetë derbi mes Vllaznisë e Teutës, të cilat luftojnë për kreun e tabelës.

Pas 30 ndeshjeve, Teuta zë vendin e parë me 55 pikë, një më shumë se vendi i dytë Partizani, ndërsa Top 4 e mbyllin Vllaznia me 53 pikë në pozitën e tretë, dhe Tirana në të katërtën me gjithsej 50 pikë.

Në anën tjetër, Bylis me 30 pikë, Skënderbeu me 29 sosh, dhe Apolonia e Fierit me vetëm 20 pikë, janë skuadrat të cilat gjenden në zonën e rrezikshme të tabelës.

Programi i ndeshjeve:

15:00 Laçi (5) – Kukësi (6) (Stadiumi i Laçit)

18:00 Partizani (2) – Apolonia (10) (Stadiumi Kompleksi Partizani)

18:00 Vllaznia (3) – Teuta (1) (Stadiumi Loro Boriçi)

Sport

Kosova e nis me humbje Kampionatin Ballkanik U17, mposhtet nga Mali i Zi

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave e ka nisur me humbje paraqitjen në Kampionatin Ballkanik, pasi u mposht nga Mali i Zi me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë të turneut.

Skuadra malazeze dominoi takimin dhe fitoi të tre setet me rezultat 25:17, 25:16 dhe 25:17, duke siguruar tri pikët e para në garë.

Vajzat e Kosovës treguan angazhim dhe luftuan gjatë gjithë ndeshjes, por nuk arritën të gjejnë ritmin e duhur përballë një kundërshtari që u shfaq më i organizuar, më i saktë në sulm dhe më efikas në momentet kyçe të secilit set.

Pavarësisht humbjes në ndeshjen hapëse, Kosova do të synojë të reagojë në përballjet e radhës të Kampionatit Ballkanik U17, me synimin për të përmirësuar lojën dhe për të siguruar rezultatet e para në turne.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U18 e nis me fitore Kampionatin Evropian

Published

on

By

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore aventurën në FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, duke triumfuar ndaj Andorrës me rezultat 87:79, pas vazhdimeve.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe e baraspeshuar nga fillimi deri në fund, me të dyja skuadrat që zhvilluan një duel të fortë. Pas 40 minutave të rregullta, rezultati ishte i barabartë, duke bërë që fituesi të përcaktohej në pesë minutat shtesë.

Në vazhdime, basketbollistët e Kosovës treguan më shumë qetësi dhe efikasitet, duke siguruar fitoren e parë në turne.

Kampionati FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C po zhvillohet në Shkodër të Shqipërisë, ku Dardanët e rinj e kanë nisur garën me sukses.

D.L

Continue Reading

Sport

Javier Tebas kërkon largimin e Gianni Infantinos nga drejtimi i FIFA-s

Published

on

By

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka drejtuar kritika të forta ndaj FIFA-s dhe presidentit të saj, Gianni Infantino, duke e akuzuar se mënyra aktuale e drejtimit po i shkakton dëm futbollit.

Tebas u shpreh se zgjerimi i vazhdueshëm i garave dhe ngarkesa gjithnjë e më e madhe mbi futbollistët po vendosin interesat ekonomike përpara zhvillimit të qëndrueshëm të sportit.

Sipas tij, ka ardhur koha që Infantino të largohet nga posti i presidentit të FIFA-s.

“Duhet të largohet, ka ardhur momenti. Por ai ka mbështetjen e sistemit dhe të federatave. Në Shtetet e Bashkuara kam dëgjuar shumë njerëz që janë kundër Infantinos dhe nuk pajtohen me mënyrën se si ai po vepron”, ka deklaruar Tebas.

D.L

Continue Reading

Sport

FIFA nis hetim ndaj katër argjentinasve pas incidenteve në finalen e Kupës së Botës

Published

on

By

Federata Ndërkombëtare e Futbollit  ka hapur një procedurë disiplinore ndaj katër anëtarëve të përfaqësueses së Argjentinës, pas përleshjeve që shpërthyen në fund të finales së Kupës së Botës, ku skuadra u mposht nga Spanja.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka emëruar një prokuror disiplinor dhe etik për të shqyrtuar ngjarjet që ndodhën menjëherë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. Nëse shpallen fajtorë, lojtarët ose anëtarët e stafit teknik të përfshirë mund të përballen me pezullime, ndërsa Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) rrezikon të ndëshkohet me gjobë.

Hetimi përfshin futbollistët Nahuel Molina, Leandro Paredes dhe Thiago Almada, si dhe ndihmës trajnerin Roberto Ayala.

Fillimisht, FIFA njoftoi se Leandro Paredes ishte ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari Slavko Vinçiç, pasi dyshohej se kishte kapur për fyti mbrojtësin spanjoll Eric Garcia dhe e kishte shtyrë atë. Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kartoni i kuq i Paredes u hoq nga raporti zyrtar i takimit.

Spanja fitoi finalen ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë, falë golit të Ferran Torres, duke u shpallur kampione e botës për herë të dytë në histori.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara