Kronika e zezë

34 vjet burgim ndaj 14 të akuzuarve për kontrabandim me migrantë

Publikuar

Gjykata Themelore e Gjakovës i ka dënuar me 34 vjet burgim dhe 22 mijë euro gjobë 14 të akuzuarit për kontrabandim me migrantë.

Gjyklata njofton se trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, me kryetarin Drilon Haraçia, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësorë, i shpalli fajtorë dhe iu shqiptoi dënimet veç e veç dhe atë: S.S., 5 vjet burgim dhe 2000 euro gjobë; B.P., 4 vjet e 8 muaj burgim dhe 2000 euro gjobë; Sh.Xh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.A.M., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.D., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; R.A., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; M.K., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; I.Sh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; T.F., 1 vjet e 5 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; H.K., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; B.E., 1 vit e 6 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; A.I., 1 vit burgim dhe 1500 euro gjobë; V.N., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; I.S., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë.

“Të pandehurit akuzoheshin se në periudha të ndryshme të vitit 2020 dhe 2021 kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve – shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejte të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme në Republikën e Kosovës, i cili nuk është shtetas i Faqe 2 nga 2Republikës së Kosovës, ashtu që kanë organizuar automjete për në pikën kufitare në Jarinje duke i mundësuar kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. 

Kronika e zezë

Arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë, u kapën me drogë

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Publikuar

nga

Zyrtarët policorë në Gjakovë kanë ndaluar S.K. dhe atij i është gjetur një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jeta marihuanë.

Më pas, Policia e ka kontrolluar banesën e tij, ku jetonte edhe S.L. Aty janë gjetur lëndë narkotike, fara kanabisi, peshore, pesë telefona dhe një thikë.

Pesha e përgjithshme e lëndës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë është 30,88 gr dhe 1.04 gr fara të kanabisit.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Kapet me narkotikë një person në Pallatin e Drejtësisë

Tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Publikuar

nga

Është arrestuar një person në Pallatin e Drejtësisë pasi u kap me drogë.

Tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë. Në konsultim me prokurorin është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

“Pallati i Drejtësisë, Prishtinë 16.09.202 – 03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë. Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Kosovares ia djegin veturën me targa të Serbisë në Leposaviq

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Publikuar

nga

Është djegur një veturë me targa të Serbisë në Leposaviq. Lajmi në polici është lajmëruar nga një grua kosovare.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Leposaviq, 26.09.2023 – 00:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar, se dy persona të panjohur  i kanë djegur veturën (me targa të Serbisë) të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë

Hetimet po vazhdojnë.

Publikuar

nga

Një person është duke u trajtuar në QKUK, pasi që dyshohet se ndaj të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale, një i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë ka pësuar lëndime në dorë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë dhe është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara