Lajmet

3 të vdekur, 43 raste të reja me COVID-19 dhe 239 të shëruar

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 43 raste të reja. Numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 882 raste nga 60 mijë e 235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes.

IKSHPK-ja konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 239 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë e 188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 87.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./UBTNews

239 TË SHËRUAR DHE 43 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Thursday, September 17, 2020

Bota

Çmimet e naftës rriten me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rritjen ekonomike të SHBA

Published

on

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe të dhënave pozitive ekonomike nga SHBA. Nafta Brent arriti në 77.72 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate (WTI) u rrit në 73.98 dollarë për fuçi.

Konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, veçanërisht luftime mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut, ka ndikuar në rritjen e çmimeve. Të martën, Hezbollahu njoftoi se kishte zmbrapsur dy tentativa për inkursione nga forcat izraelite, duke përshkruar situatën si një përplasje të tensionuar.

Megjithatë, çmimet e naftës kishin pësuar një rënie të mëdha ditën e martë për shkak të thirrjeve për armëpushim, edhe pse disa analistë janë skeptikë për efikasitetin e këtyre thirrjeve.

Përveç shqetësimeve gjeopolitike, të dhënat ekonomike pozitive nga SHBA, që tregojnë një rritje të qëndrueshme dhe norma të ulëta papunësie, po kontribuojnë gjithashtu në rritjen e çmimeve. Analistët po presin me interes të dhënat e inflacionit të publikuara të enjten, që mund të japin njohuri për ardhmërinë e ekonomisë amerikane dhe politikat e Rezervës Federale./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Bota

Koreja e Veriut pezullon trafikun në të gjitha rrugët dhe hekurudhat drejt Koresë së Jugut

Published

on

Ushtria e Koresë së Veriut njoftoi se, duke filluar nga e mërkura, do të pezullojë plotësisht trafikun në të gjitha rrugët dhe hekurudhat që lidhen me Korenë e Jugut. Ky vendim erdhi në një kontekst tensioni të rritur mes dy vendeve, si rezultat i stërvitjeve ushtarake që po zhvilloheshin në Korenë e Jugut, të cilat Pheniani i përkufizoi si një “shtet armik parësor”.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore Koreane theksoi se masa është e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe se do të jetë në fuqi për një periudhë të pacaktuar. Kjo pezullim përfshin të gjitha linjat e transportit, duke ndikuar në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes dy koreve.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut, në një deklaratë të saj, konfirmoi se kishte informuar Kombet e Bashkuara për situatën, por nuk dha detaje shtesë mbi pasojat e mundshme të këtij vendimi. Kjo masë e re vjen në një kohë kur tensionet në Gadishullin Korean janë rritur për shkak të provave të vazhdueshme raketore nga Pheniani dhe përpjekjeve të tij për të rivlerësuar marrëdhëniet me Seulin.

Ndërkohë, Koreja e Veriut ka mbajtur një seancë të Asamblesë së saj të Lartë Popullore këtë javë. Gjatë kësaj seance, nuk u diskutua për ndonjë ndryshim të mundshëm në qëndrimin ndaj bashkimit me Korenë e Jugut, pavarësisht spekulimeve për mundësinë e ndarjes së referencave për “bashkimin” nga kushtetuta, pas deklaratave të udhëheqësit Kim Jong Un në janar, ku ai shprehu se bashkimi me Korenë e Jugut nuk ishte më i mundur.

Gjithashtu, në seancën e Asamblesë, u miratuan ndryshime kushtetuese që prekin kufirin e moshës për punë dhe votim, si dhe u miratuan ligje të reja për industrinë dhe ekonominë. Në këtë kontekst, No Kwang Chol u emërua Ministër i Mbrojtjes, duke i dhënë një dimension të ri strukturave ushtarake të vendit.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta, dhe gjithnjë e më shumë ekspertë paralajmërojnë se zhvillimet e fundit mund të sjellin pasoja serioze për paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Kurti pas rritjes së pensioneve: Mbështetja jonë për pensionistët nuk do të përfundojë me kaq

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje për vizitën e tij të sotme në Leposaviq. Ai tha se bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë qëndruar në atje për të ofruar mamografinë falas për vajzat dhe gratë.

Kurti shtoi se kanë parë nga afër edhe një ndërtesë për ta kthyer në maternitet për lindje, pasi siç tha gratë e asaj pjese po shkojnë në Novi Pazar dhe fëmijët po regjistrohen si shtetas të Serbisë.

Sapo erdha nga Leposaviqi, ku ishim bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë dhe drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë, dr. Zef Ndrejaj, meqenëse në Leposaviq për dy ditë do të qëndrojë mamografi për t’iu mundësuar kontrolle vajzave dhe grave, në mënyrë që të bëhet sa më shumë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, për parandalimin dhe diagnostikimin e tij, duke shkuar bashkë në çdo komunë të Republikës sonë. Kujtojmë që ky muaj shënon edhe tetorin rozë, si thirrje për ngritjen e vetëdijes për rrezikun e kancerit të gjirit, ku vetëkontrollet, vizitat mjekësore e mamografia, duhet të bëhen pjesë e rutinës, sepse janë të rëndësishme në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje. Pas Leposaviqit, mamografi do të vazhdojë drejt komunës së Vitisë, gjersa më herët ka qenë edhe në komunën veriore të Mitrovicës. Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Leposaviq, bashkë me ministrin Vitia, pamë nga afër edhe një objekt, një ndërtesë për ta vlerësuar mundësinë e kthimit të saj në maternitet, që i plotëson nevojat e grave nga Leposaviqi, në mënyrë që ato të mos kenë nevojë që ta kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë me dhjetëra kilometra, edhe mbi 50 kilometra deri në Novi Pazar, ku më pastaj edhe po ua regjistrojnë foshnjat si qytetarë e si banorë të Serbisë”, tha ai.

Kurti para kabinetit qeveritar foli edhe për vendimin për rritjen për 20 për qind të pensioneve, ku tha se puna e tyre për mbështetjen e pensionistëve nuk do të përfundon me kaq, pasi fokus kanë edhe reformën e skemës pensionale.

Puna jonë për rritjen e mbështetjes së pensionistëve nuk përfundon me kaq. Ajo vazhdon edhe më tej, konkretisht me punën tonë drejt finalizimit të reformës pensionale, e cila do të sigurojë që ata e ato të cilët kontribuuan më së shumti për këtë vend, të kenë edhe trajtimin përkatës e të dinjitetshëm. Gjatë këtij mandati tonë qeverisës, tash kur kemi hyrë në gjashtëmujorin e fundit, pensionet pra, ai bazik është rritur nga 90 në 120, për një të tretën, ndërkaq, në anën tjetër katër herë kemi pasur edhe mbështetje financiare të njëhershme nga 100 euro. Prandaj, të gjitha këto rritje janë bërë pikërisht për të zbatuar programin tonë në kuptimin e frymës edhe vlerës së tij, që ata të cilët kanë shumë nevojë, t’ju ndihmojnë më së shumti e më së pari dhe gjithashtu nuk paraqet reformën pensionale ende, të cilën do ta bëjmë në një të ardhme të afërt, në mandatin tonë të ardhshëm”, theksoi ai.

Ai përmendi edhe vizitën e tij në SHBA, ku tha se ka pasur takime të rëndësishme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë.

Kurti bëri të ditur se ka takuar vende mosnjohëse të Kosovës, ku i ka njoftuar siç tha ai me progresin demokratik të vendit.

Së fundmi, ishim edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Poloni, ku morëm pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York dhe më pastaj edhe në Forumin e Sigurisë në Varshavë. Takime të shumta bilaterale me shtete mike, aleate e partnere e kanë karakterizuar vizitën tonë, për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, teknologjisë e inovacionit, energjisë, sigurisë e mbrojtjes, por takuam edhe udhëheqës të shteteve mosnjohëse, për t’i njohur ata sa më gjerë e më gjatë, e më thellë me vendin tonë, me historinë tonë, me synimet tona demokratike e veriatlantike, për të afruar sa më shumë ato vende drejt njohjes së vendit tonë dhe vendosjes së bashkëpunimit e të marrëdhënieve bilaterale, sa më parë aq më mirë, ku edhe prezantuam edhe perspektivën tonë për realizimin e rritjes ekonomike e të progresit demokratik të vendit tonë. Këto vendet mosnjohëse pra, synojmë që t’i afrojmë, e ndërkohë me vendet të cilat na kanë njohur, t’i thellojmë raportet bilaterale edhe sa i përket investimeve ekonomike, shkëmbimeve kulturore e rritjes së volumit tregtar ne eksport e në importe”, përfundoi Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Bislimi takon nesër Lajçakun

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, ai tutje tha se Lajçaku është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve.

“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Nuk e di kur do të jetë ai takim. Unë nesër do ta takojë Lajçakun dhe pastaj do të mund të dakordohemi se si ecët më tutje”, tha Bislimi,

Continue Reading

Të kërkuara