Lajmet

​23 vende do të arrijnë kërkesat e NATO-s

Published

on

Gjermania raportoi shpenzime të mbrojtjes prej 90.6 miliardë euro për NATO-n për vitin aktual 2024, duke arritur kështu qartë objektivin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut prej dy për qind.

Sipas të dhënave të NATO-s, kjo shumë rekord përfaqëson një pjesë prej 2,12 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të parashikuar të Gjermanisë (PBB). Kjo normë tani është më e lartë se sa pritej në fillim të vitit.

Qeveria federale, në funksion të sulmit rus ndaj Ukrainës, ka vendosur të përmbushë objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2014 për herë të parë këtë vit. Ky synim parashikon që shtetet anëtare të ndajnë çdo vit të paktën dy për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen. Sipas shifrave të reja, 23 shtete anëtare ka të ngjarë të përmbushin apo edhe ta tejkalojnë këtë objektiv këtë vit. Në vitin 2014 vetëm SHBA, Britania e Madhe dhe Greqia e arritën objektivin. Sipas të dhënave të NATO-s, vitin e kaluar 11 anëtarë ndanë dy për qind ose më shumë të PBB-së së tyre për mbrojtjen.

Polonia në krye – Spanja, Sllovenia dhe Luksemburgu në fund

Lider aktual në ndarjen e fondeve për mbrojtjen është Polonia me shpenzime prej 4,12 për qind të PBB-së për mbrojtjen, si dhe Estonia me 3,43 për qind. Të dyja vendet janë përpara SHBA-së, e cila në vitin 2024, sipas vlerësimeve të fundit, duhet të arrijë një vlerë përqindje prej 3,38 për qind. Në fund të listës janë vende si Spanja, Sllovenia dhe Luksemburgu, të cilat aktualisht janë nën 1,3 për qind. Gjithashtu, Belgjika (1,30 për qind), Kanadaja (1,37 për qind), Italia (1,49 për qind) dhe Portugalia (1,55 për qind) do të bien ndjeshëm pas objektivit të NATO-s. Në total, vlerësimet aktuale parashikojnë se 32 vendet anëtare të NATO-s do të shpenzojnë rreth 1.,5 trilion dollarë amerikanë (rreth 1.4 trilion euro) për mbrojtjen këtë vit. Kur merren parasysh luhatjet e inflacionit dhe të kursit të këmbimit, kjo paraqet një rritje prej 10,9 për qind krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën kohë, vetëm aleatët evropianë dhe Kanadaja shënuan një rritje prej 17,9 për qind.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili aktualisht ndodhet në Uashington për t’u përgatitur për samitin e NATO-s, e vlerësoi këtë zhvillim në një takim me presidentin amerikan Joe Biden si “rritja më e madhe në dekadat e fundit”. Shifrat tregojnë se tani si aleatët evropianë ashtu edhe Kanadaja po marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë për mbrojtjen e të gjithë anëtarëve të aleancës së NATO-s. Biden foli për “numra rekord” nga aleatët, të cilët tani po arrijnë objektivat e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes. Sfidanti i tij i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka insistuar vazhdimisht për buxhete më të larta të mbrojtjes për aleatët gjatë mandatit të tij.

Aleatët po rrisin ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Qëllimi është të forcohet ndjeshëm parandalimi dhe mbrojtja për t’i treguar qartë kreut të Kremlinit, Vladimir Putin, se një sulm ndaj çdo vendi evropian brenda NATO-s nuk ka asnjë shans për sukses. Në samitin në Uashington nga 9 deri më 11 korrik, aleatët do të angazhohen për të rritur më tej mbështetjen financiare për Ukrainën, tha Stoltenberg.

Stoltenberg mbron Trump

Në shkurt, Trump tha në një tubim të fushatës se ai nuk do t’i ndihmonte partnerët e NATO-s në rast të një sulmi rus nëse ata nuk shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre. Në vend të kësaj, ai do të inkurajonte Rusinë të “bëjë çfarë të dojë” me ta. Në një intervistë për “Welt” dhe mediat amerikane, Stoltenberg mbrojti Trump kundër akuzave për vënien në dyshim të aleancës ushtarake. “Donald Trump nuk e kritikoi kryesisht NATO-n. Kritikat e tij u drejtuan anëtarëve të aleancës ushtarake perëndimore, të cilat nuk investojnë mjaftueshëm në NATO”, tha Stoltenberg./DW

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara