Lajmet

​Scholz: Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së

Kancelari gjerman vuri në dukje se zgjerimi është në interes të Bashkimit Evropian.

Published

on

Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një fjalimi sot në Universitetin e Pragës u deklarua qartë në favor të zgjerimit të BE-së duke thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian.

Në fjalimin “Evropa është e ardhmja jonë”, kancelari gjerman vuri në dukje se zgjerimi është në interes të Bashkimit Evropian.

“Ai zgjerim është në interes të BE-së. Këto ditë, pyetja është se ku do të jetë vija e ardhshme ndarëse midis Evropës së lirë dhe autokracisë neo-perandorake”, tha Scholz.

Kancelari gjerman beson se BE-ja duhet të marrë vendime për politikën e jashtme dhe tatimore në bazë të shumicës së votave. Ai nënvizoi angazhimin e Gjermanisë për zgjerimin e BE-së, duke theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia duhet t’i bashkohen bllokut.

Megjithatë, “në këtë Union të zgjeruar, dallimet midis shteteve anëtare do të rriten për sa i përket interesave politike, ndikimit ekonomik dhe sistemeve të sigurimeve shoqërore”, tha ai.

Kur bëhet fjalë për konfliktet në lidhje me sundimin e ligjit me Poloninë dhe Hungarinë, Scholz vuri në dukje se BE-ja nuk duhet të bëjë kompromise me shtyllat e saj.

“Unë e konsideroj të leverdishme lidhjen e vazhdueshme të pagesave me respektimin e standardeve ligjore”, shpjegoi ai.

Scholz tha se nevojitet një bashkëpunim më i fortë në mbrojtje, duke kërkuar një seli funksionale të BE-së. Ai tha se dëshiron të ndërtojë një sistem të ri të mbrojtjes ajrore me fqinjët e tij evropianë.

“Një sistem i përbashkët do të ishte i dobishëm për sigurinë e të gjithë Evropës”, tha ai.

Ai theksoi se Gjermania dëshiron të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën, kryesisht në mbrojtjen ajrore dhe artileri, dhe tha se është premtuar një paketë e re armësh në vlerë prej 600 milionë euro.

“Nevojitet mbështetje e përhershme dhe e besueshme për ushtrinë ukrainase. Mund të imagjinoj se Gjermania merr përgjegjësinë për ndërtimin e artilerisë dhe mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, tha Scholz.

Kancelari gjerman vlerësoi se Kroacia, Rumania dhe Bullgaria i plotësojnë të gjitha parakushtet për t’u anëtarësuar në Shengen.

“Kroacia, Rumania dhe Bullgaria plotësojnë të gjitha kërkesat teknike për anëtarësim të plotë. Unë do të punoj që ata të bëhen anëtarë të plotë. Shengeni është një nga arritjet më të mëdha të BE-së dhe duhet mbrojtur dhe zhvilluar”, tha ai.

Lajmet

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

Published

on

By

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja paralajmëruese dhe rinovimin e atyre ekzistuese përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një njoftim, KFOR-i bëri të ditur se ky veprim ka për qëllim përmirësimin e dukshmërisë dhe uljen e rrezikut për kalime të paqëllimshme të kufirit.

Sapo janë vendosur shenja për të paralajmëruar qytetarët se po i afrohen vijës administrative (ABL). Për shkak të terrenit malor dhe të pyllëzuar, këto tabela ndihmojnë në shënimin e qartë të zonës së operacioneve të KFOR-it, duke reduktuar mundësinë e kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.

KFOR-i njofton se vendosja e këtyre tabelave do të vijojë gjatë javëve të ardhshme, si pjesë e angazhimit të tyre për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ky aktivitet vjen si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon, në përputhje me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Continue Reading

Aktualitet

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Published

on

Sot mbushen pesëmbëdhjetë vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010 kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tash vendi ynë është njohur nga 119-të shtete të botës.

Continue Reading

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Ballkani nis aventurën evropiane në “Fadil Vokrri”

Published

on

Nënkampioni i Kosovës, Ballkani është gati të shkruajë një tjetër kapitull në arenën evropiane në përballje me skuadrën malteze FC Floriana.

Sonte me fillim nga ora 20:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, suharekasit do të përballen me skuadrën malteze FC Floriana në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League.

Me përgjegjësinë e përfaqësimit të republikës, Ballkani synon të hedhë një tjetër hap drejt ëndrrës evropiane.

Continue Reading

Të kërkuara