Sport

​UEFA përgjigjet me ndryshime në Ligën e Kampionëve

Publikuar

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka bërë disa ndryshime në garën më prestigjioze të futbollit në nivel klubesh, Ligën e Kampionëve.

Nga sezoni 2024/25 sipas UEFA-s në këtë garë do të marrin pjesë 36 ekipe dhe jo 32 siç ishte deri më tani.

Ndryshimet tjera do të jenë këto:

Vend të ri për klubet elitare që kanë dështuar të kualifikohen nga garat në ligat përkatëse.

Një ligë në vend të fazës së grupeve.

Tetë më të mirat do të arrijnë fazën e grupeve.

Skuadrat e tjera do të kenë shansin që të kualifikohen përmes fazës së play-offit.

Çdo klubit do t’i garantohen nga dhjetë ndeshje, duke rritur edhe të ardhurat.

Lajmet

Ronaldo lojtari më i paguar në këtë sezon

Ronaldo lë pas edhe Messin.

Publikuar

nga

Cristiano Ronaldo do të jetë lojtari më i paguar në botë për këtë sezon, duke e kaluar edhe rivalin e tij afatgjatë, Lionel Messi, sipas Forbes.

Pas kthimit të tij në Manchester United, ylli portugez pritet të fitojë 125 milionë dollarë para taksave këtë sezon – 70 milionë dollarë vijnë nga rroga dhe bonuset.

Në anën tjetër, Messi do të fitojë 110 milionë dollarë, duke u bërë lojtari i dytë më i paguar në botë. 34-vjeçari iu bashkua Paris Saint-Germainit nga Barcelona këtë vit dhe pritet të fitojë më shumë se Ronaldo sa i përket pagës – 75 milionë dollarë.

Por Ronaldo, si lojtari më i popullarizuar në mediat sociale me më shumë se 500 milionë ndjekës në Facebook, Instagram dhe Twitter, sipas Forbes – merr 55 milionë dollarë nga rrjetet sociale krahasuar me 35 milionë dollarët e Messit./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Sport

​Ndryshon stadiumi ku do të luhet derbi Drita-Gjilani

Derbi do të zhvillohet në Prishtinë.

Publikuar

nga

Kryendeshja e javës së gjashtë në Superligë mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Derbi më i madh lokal, FC DRITA –SC Gjilani do të zhvendoset të zhvillohet në Prishtinë për shkak të punimeve në stadium dhe sigurisë së tifozëve.

Në gjendjen aktuale, stadiumi “Selami Osmani – Bezi” është në restaurim dhe nuk i plotëson kushtet për një ndeshje derbi të tillë. Kjo ndeshje zhvillohet më 26 shtator, ora 15:00.

Vazhdo të lexosh

Sport

Koeman për Messin: Ai bënte gjëra jo normale

“Lionel Messi ka ndryshuar gjithçka”, tha ai.

Publikuar

nga

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur edhe njëherë për kohën sa e kishte Lionel Messin në skuadër duke deklaruar se argjentinasi ishte një hap para të gjithëve.

Holandezi ka shtuar se në Barcelonë kishte shumë lojtarë të mirë rreth Messit por se ai ishte që e bënte ndryshimin.

Ylli argjentinas u bë njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave në “Camp Nou” por që verën e kaluar u largua drejt Paris-Saint-Germain pasi kontrata me klubin katalanas preku fundin e saj, përcjellë KosovaPress.

“Lionel Messi ka ndryshuar gjithçka. Ai ishte aq i mirë dhe fitoi shumë trofe,” tha ai Koeman “Voetbal International”.

“Sigurisht që ai kishte lojtarë të mirë rreth tij, por ai bëri ndryshimin. Të gjithë dukeshin më të mirë se që ishin për shkak të tij. Kjo nuk është një kritikë, por një vëzhgim.”

Koeman gjithashtu tha se ishte kënaqësi e madhe ta kesh rastin ta shohësh Messin çdo ditë në stërvitje.

“E dija se sa i mirë është ai, por është akoma më bukur ta shohësh nga afër çdo ditë. Gjithçka që do të doje të mësoje nga një futbollist, në njohjen e situatave, në marrjen e topit nën presion, në shpejtësinë e topit, në përfundimin; me Messin gjithçka është një 10. Jo normale, jo normale!”, tha ai.

Ndryshe, Barça nuk e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme duke arritur dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshjet e para.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Tuchel: Kepa nuk ka se çfarë të më dëshmojë mua

Publikuar

nga

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka insistuar se Kepa Arrizabalaga nuk ka asgjë për t’i dëshmuar atij, ku tregoi përkrahje për portierin që të vazhdojë me paraqitje të mira.

Kepa ende mbetet si portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, pasi që Chelsea e transferoi nga Athletic Bilbao për një shumë afro 80 milionë eurosh në gusht të vitit 2018.

Që nga ardhja në “Stamford Bridge”, Kepa ka dështuar që të justifikojë shumën e madhe të transferimit të tij, duke e humbur titullarin te “blutë”, por trajneri Tuchel ka treguar që ka besim në portierin spanjoll.

“Atij nuk i duhet të më dëshmojë që ai është një portier i mirë, sepse e shoh atë gjë çdo ditë gjatë stërvitjeve. Ndoshta ky është qëllimi, që ai mos të mundohet shumë që të bind të gjithë që ai vlen aq sa klubi ka paguar për të”, tha Tuchel.

“Kujt i intereson se çfarë ka paguar klubi. Paraja nuk është problem tani. Pyetja qëndron nëse ne si klub mund ta përballojmë atë si portier”, shtoi trajneri gjerman.

Këtë sezon të ri, Kepa i ka bërë vetëm dy paraqitje me Chelsean, ku në Super Kupën evropiane ai priti dy penallti të Villarrealit, vetëm që në fund ta ndihmojë skuadrën e tij drejt triumfit të kësaj gare.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara