Art

​Nxënësit e Deçanit përmes ekspozitës nderojnë të rënët për liri

Publikuar

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Deçanit, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të kësaj komune kanë organizuar një ekspozitë përmes së cilës përkujtohen figurat kombëtare të historisë sonë.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se është krenar që nxënësit e shkollave të Deçanit, përmes kësaj ekspozite kujtojnë figurat kombëtare dhe historinë e kaluar dhe të lavdishme të popullit tonë.

“Deçani ka vendos që me një datë të caktuar t’i përkujtojë dëshmorët dhe martirët e kombit. Është një vendim që e kemi marr në fund të vitit 2019 dhe e kemi zbatuar në vitin 2020, mirëpo për shkak të pandemisë nuk kemi mundur të bëjmë ndonjë organizim të dinjitetshëm edhe pse në kushte pandemike në këtë rast u bë diçka përtej me një numër tepër modest të pjesëmarrësve. Është një simbolikë ku neve na përkujton të kaluarën tonë historinë tonë. Unë ndjehem krenar kur nxënësit e shkollës së mesme të ulët memorizojnë figurat kombëtare dhe historinë e kaluarës tonë”, tha ai.

Duke vlerësuar lart angazhimin e nxënësve, drejtori i Arsimit, Bekim Vishaj tha se kjo ekspozitë me piktura të nxënësve të Deçanit ka për qëllim përkujtimin e dëshmorëve të rënë në këtë komunë. Ai tha se përvec që kjo ekspozitë simbolizon respektin ndaj atyre që ranë për lirinë e Kosovës, do të shërbejë edhe si një hapësirë për nxënësit që të tregojnë talentin e tyre në fushën e artit.

“Është merita më e madhe e nxënëseve që janë akterë të kësaj ngjarje kryesore… ky aktivitet ka vend ne kalendarin shkollor… Motivi për organizimin e kësaj ekspozite në fillim ka për qëllim përkujtimin e dëshmorëve në këtë rast të komunës sonë, që është me rastin e Ditës së Dëshmorëve 5 dhe 6 maj. Është ekspozitë që simbolizon kujtesën, simbolizon respektin për ata qe ranë për liri të Kosovës, njëkohësisht u japin hapësirë talentit të nxënësve që në të ardhmen ndoshta do të ndjekin këtë rrugë dhe do të bëhen artistë të mirëfilltë të artit”, tha ai.

Ekspozita e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme do të mbetet e hapur tri ditë në oborrin e objektit të Komunës së Deçanit.

Art

Pamje mbresëlënëse të Azisë

Publikuar

nga

Ka mjaft vende të bukura të cilat shumica prej jush i keni parë. Por nganjëherë syri i një fotografi të talentuar mund t’ju tregojë kënde tjera të mrekullive të botës.

Fotografi japonez, Ryosuke Kosuge shfaq pamje mahnitëse të Azisë përmes aparatit të tij, dhe rezultatet thjesht do t’ju shokojnë./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Art

Artistja avangardë japoneze dhe instalacionet e pafundësisë

Publikuar

nga

Shfaqja e artistes japonezë, Yayoi Kusama, “Natyra Kozmike” është çelur këtë pranverë në Kopshtin Botanik të Nju Jorkut, pas vonesave të konsiderueshme të shkaktuara nga Covid 19.

Ekspozita në natyrë do të shfaqë instalimin e saj të parë me pjesëmarrje, si dhe një dhomë krejt të re të ‘pafundësisë’.

Vepra të tjera të dukshme të artit përfshijnë Dhoma e Mbarimit (2002), në të cilën vizitorët janë të ftuar të zbulojnë një dhomë të bardhë me ngjitësa shumëngjyrësh polka, kungull (1994), një skulpturë e madhe e kungujve e vendosur në ishullin japonez të Naoshima, dhe Shpërthim anatomik seri ( 1968).  

Kufizimet për shkak të pandemisë ka të ngjarë të ndikojnë në numrin e njerëzve pjesëmarrës, pasi në të kaluarën interesi I lartë për artisten bashkëkohore ka çuar në radhë me orë të zgjatura. Ekspozitat e saj në vende të ndryshme të botës numërojnë miliona vizitorë.

“Menaxhimi i dendësisë brenda kopshtit ka qenë prioritet,” tha një zëdhënës. “Biletat do të kufizohen në jo më shumë se 33% kapacitet për vendet e jashtme, dhe jo më shumë se 25% kapacitet për vendet e mbyllura.”

Artistja avangardë, fituese e shumë çmimve, Kusama kondiderohet një figurë me ndikim në skenën e artit të pasluftës në New York, ku organizoi instalacione provokuese dhe ekspozoi vepra të tilla si “Net Infinity”, piktura haluçinante me pika. Që nga kthimi i saj në Japoni në vitet 1970, puna e Kusama ka vazhduar t’i pëlqejë imagjinatës dhe shqisave, duke përfshirë instalacione marramendëse, skulptura publike dhe pikturat “Dots Obsessions”.

Ekspozita do të qendrojë e hapur për vizitorët deri në fund të muajit tetor.

Vazhdo të lexosh

Art

Hapet ekspozita “Vullkani i Republikës” dhe “70 vjet Arkiv”

Publikuar

nga

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ka hapur ekspozitën njëditore “Vullkani i Republikës”, për nder të 40-vjetorit të demonstratave të viti 1981, si dhe ekspozitën “70 vjet Arkiv” për shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës.

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Bedri Zyberaj tregoi se dy ekspozitat janë realizuar muajt e fundit.

Në ekspozitën e parë “Vullkani i Republikës” ai tha se qytetarët mund të shohin pjesë të shtypit të kohës, i cili ka bërë përpjekje për të deformuat të vërtetën.

“Sot kemi hapur dy ekspozita të cikat i kemi realizuar muajve të fundit. E para ka të bëjë si koincidencë, se marsi i këtij viti na solli para një akti të rëndësishëm, e para ishte përvjetori i demonstratave të vitit 1981 dhe e dyta që ka të bëjë ekskluzivisht me institucionin tonë, 70 vjetori i Arkivit tonë. Për t’i shënuar të dy këto jubile, ne kemi përgatitur ekspozitën ‘Vullkani i Republikës’ dhe ’70 vjet arkiv’. Në ekspozitën e parë qytetarët mund të shohin pjesë të shtypit të kohës, i cili ka pasur përpjekje për të deformuar të vërtetën”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Art

Mural për viktimat e COVID-19

Publikuar

nga

Familjet e viktimave të COVID-19 po pikturojnë një mural në South Bank të Londrës, për t’i kujtuar më të dashurit e tyre që humbën jetë nga COVID-i.

Murali do t’i ketë rreth 150 mijë zemra të pikturuara me dorë dhe shtrihet gati gjysmë kilometri.

Fran Halla, bashkëshorti i së cilës ka vdekur nga koronavirusi tri javë pasi u martuan, thotë se çdo zemër prezanton një person dhe një familje që u përball me një rast të ngjashëm.

Iniciues i kësaj ideje ishte Matt Fowler, i cili humbi babanë e tij nga koronavirusi në prill të vitit 2020.

Po bëhet thirrje që ky mur memorial i COVID-it të bëhet i përhershëm, madje edhe kryeministri britanik, Boris Johnson ka treguar se po synon që të krijojë një memorial të përhershëm për viktimat./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara