Lajmet

​Masa të reja për hyrje në Slloveni

Vendimi hyn në fuqi të hënën, më 17 janar.

Publikuar

Vlefshmëria e certifikatës për vaksinimin dhe shërim nga COVID-19 për ata më të vjetër se 18-vjeç po zgjatet nga gjashtë në nëntë muaj dhe vendimi do të zbatohet nga 1 shkurti, njoftoi Qeveria e Sllovenisë në faqen e saj zyrtare në internet.

Autoritetet sllovene kanë marrë gjithashtu një vendim që një person i dërguar nga policia në karantinë shtatëditore kur hyn në Slloveni nuk mund ta ndërpresë atë pas pesë ditësh me një test negativ PCR.

Vendimi hyn në fuqi të hënën, më 17 janar, është publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë.

Masat e reja në Slloveni janë në fuqi që nga 10 janari për shkak të përhapjes së variantit omicron të koronavirusit, të cilat përfshijnë shkurtimin e vlefshmërisë së testeve negative për hyrje në vend, kështu që testi PCR është i vlefshëm për 48 orë dhe antigjen i shpejtë vetëm 24 orë.

Fëmijët nën moshën 12-vjeç dhe pasagjerët në transit nëpër Slloveni, me kohëzgjatje jo më shumë se 12 orë, përjashtohen nga detyrimi për të pasur dokumente COVID për hyrje në Slloveni.

Lajmet

Gucati e Haradinaj dënohen me nga katër vjet e gjysmë burgim

Ish-drejtuesit e OVL-UÇK-së u dënuan për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale.

Publikuar

nga

Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën fajtorë dy ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh.

Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga shtatori i vitit 2020.

Ish-drejtuesit e OVL-UÇK-së u dënuan për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ish-presidenti rus: Ne nuk do të lejojmë të ndodhë Lufta e Tretë Botërore

“Ne mund të zmbrapsim çdo agresion që kërcënon shtetin tonë”, tha ai.

Publikuar

nga

Moska duhet t’u kujtojë vazhdimisht të tjerëve aftësinë e saj për “të dhënë një përgjigje të menjëhershme dhe jashtëzakonisht të fuqishme kundrejt një sulmi ndaj vendit tonë”, ka thënë ish-presidenti, ish-kryeministri dhe zëvendëskryetari i sigurisë së Rusisë.

“Ne mund të zmbrapsim çdo agresion që kërcënon shtetin tonë”, shkroi Dmitry Medvedev në kanalin e tij në Telegram pas një vizite në qytetin rus Sarov, qendra e vendit për kërkimin bërthamor.

Postimi në Telegram përfshinte një video në të cilën Medvedev foli me shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve Shkencore Gjith-Ruse të Fizikës Eksperimentale, ku bomba e parë bërthamore sovjetike u zhvillua në vitet 1940.

“Historia e qendrës bërthamore në Sarov është e lidhur përgjithmonë me emrat e atyre që krijuan mburojën bërthamore të vendit tonë. Arsenali i armëve moderne, të besueshme dhe efektive ftoh ambiciet e atyre që janë gati të fillojnë Luftën e Tretë Botërore me duart e tyre dhe të të tjerëve. Ne nuk do të lejojmë të ndodhë një situatë e tillë”, tha ai në Telegram./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Klinaku para shpalljes së vendimit për Gucatin e Haradinajn: Nëse ka drejtësi, do të shpallen të pafajshëm

Dhomat e Specializuara duhet të hetojnë veten për shkak të rrjedhës së dokumenteve e më pas të tjerët, sipas tij.

Publikuar

nga

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, para shpalljes së vendimit për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn deklaroi se nëse do të kishte drejtësi, të dy do të shpalleshin të pafajshëm.

Në një deklaratë për KosovaPress, Klinaku u shpreh se Dhomat e Specializuara duhet të hetojnë fillimisht veten për shkak të rrjedhës së dokumenteve dhe më pas të tjerët.

“Faktikisht ne Gjykatën Speciale e kemi konsideruar gjykatë politike e njëanshme dhe nuk mund të paragjykoj se çfarë do të ndodhë. Nëse do të kishte drejtësi të mirëfilltë këta do të shpalleshin të pafajshëm sepse nuk ka pasur arsyeje t’i dërgojnë atje, por edhe të mos i marrin por ta hetojnë veten për skandalet qe i kanë ndodhur atje, nëse do të kishte drejtësi ata do duhej ta hetojnë veten pastaj të vijnë tek ne, ne shpresojmë që gjykatësit apo trupi gjykues të bien pre e provokimeve të prokurorisë e cila është një prokurori e skandaleve prokurori që nuk e heton veten por as të tjerët dhe shpresojmë të marrin vendim lirues për ta”, tha Klinaku.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë prej ku janë dërguar në paraburgim në Hagë.

Arrestimi i tyre dhe hapja e procesit gjyqësor ishte bërë pasi disa dokumente kishin arritur në zyrat e OVL-UÇK, nga persona ende të panjohur, ndërsa krejt këto ishin bërë publike nga Gucati dhe Haradinaj. ZPS nuk ka hetime të hapura se si kanë rrjedhë këto dokumente nga gjykata.

Trupi gjykues në krye me Charles L. Smith III do të shpallë aktgjykimin ndaj tyre.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ministria e Mbrojtjes e MB: Ushtria ruse në Ukrainë po përballet me një sërë problemesh

Sipas tyre, Rusia “përdori personelin ndihmës” për të kapërcyer rezistencën.

Publikuar

nga

Rusia ka një “problem të rëndësishëm burimesh” në Ukrainë dhe një “komandë të pabashkuar” që pengon operacionet e saj, tha ministria e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Në konferencën e fundit, ministria tha se pavarësisht se trupat ruse kishin rrethuar qytetin port të Mariupol për më shumë se dhjetë javë, rezistenca e ashpër e Ukrainës i vonoi ata të fitonin kontrollin e plotë të qytetit.

Ministria tha se Rusia “përdori në mënyrë të konsiderueshme personelin ndihmës” për të kapërcyer rezistencën, e cila përfshinte vendosjen e forcave çeçene. Ndërsa udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov ruan mbikëqyrjen dislokimin, kushëriri i tij vepron si komandant në terren i forcave në Mariupol.

Kjo strukturë e ndryshme “po kontribuon në një komandë të përçarë që vazhdon të pengojë operacionet e Rusisë”, përfundoi ministria./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara