Histori

​Llamba elektrike ndriçuese nisi suksesin para 142 vitesh

Llamba bëri dritë për 40 orë.

Publikuar

Shpikësi Thomas Edison më 21 tetor të vitit 1879, filloi provat për një tjetër lloj filamenti për llambën e tij elektrike ndriçuese.

Llamba bëri dritë për 40 orë, duke shënuar eksperimentin e parë të suksesshëm të Edisonit me llambën elektrike, pas mijëra dështimesh në provat laboratorike në Menlo Park të New Jersey-it.

Çelësi i suksesit ishte përdorimi i një filamenti prej karboni të hollë sa një fije floku, e cila ndriçonte por nuk shkrihej nga nxehtësia që krijonte elektriciteti.

Ai deklaroi para punonjësve të laboratorit: “Nëse arrita ta bëj të ndriçojë për 40 orë, mund ta bëjë të ndriçojë për 100 orë”.

Në bazë të kësaj llambe, Edisoni filloi të punonte për ndërtimin e sistemit të parë të suksesshëm të ndriçimit, i cili pas disa kohësh do të furnizonte me energji 85 shtëpi që kompania e tij i kishte pajisur me qarqe elektrike dhe llamba ndriçimi në qytetin e New Yorkut.

Vazhdo të lexosh

Histori

Koha kur shqiptarët internoheshin pa proces gjyqësor

Në atë kohë, Shqipëria thuhet se kishte 14 kampe përqendrimi, ku mbaheshin të burgosur politikë.

Publikuar

nga

Qeveria e Tiranës më 13 janar të vitit 1960, lëshon një dekret sipas të cilit, çdo shtetas shqiptar mund të internohet pa proces gjyqësor, por thjesht me masë administrative.

Në atë kohë, Shqipëria thuhet se kishte 14 kampe përqendrimi, ku mbaheshin të burgosur politikë.

Ndërkohë, marrëdhëniet shqiptare-sovjetike po keqësoheshin dita ditës.

Shqipëria kishte gjetur një aleat të ri te Kina komuniste; të dyja bashkoheshin në kundërshtimin e tyre ndaj politikave të Khrushovit për de-stalinizim.

Vazhdo të lexosh

Histori

Përvjetori i lindjes së Fan Nolit

Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë.

Publikuar

nga

Sot është dita kur përkujtohet lindja e Fan Stilian Nolit (6 janar 1882 – 13 mars 1965). Burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, historian e muzikolog. Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë.

Fan Noli lindi në Ibrik Tepe në Edrene (Turqi), ku përfundoi dhe shkollën e mesme. Më 1904 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit.

Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”. Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston.

Më 9 shkurt 1908 , Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston.

Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912 Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës.

Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit.

Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet antarsimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare.

Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”. Në qershor 1924, Fan Noli u bë figurë udhëheqëse në luftën për shndërrime demokratike në shoqërinë shqiptare. Me fitoren e Lëvizjes së Qershorit (1924), u vu në krye të qeverisë demokratike si kryeministër për një periudhë 6-mujore.

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, romanin “Don Kishoti” të Servantesit, e shumë të tjera. Fan Noli u vdiq më 13 mars 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA-së.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

77 vjet nga miratimi i betimit zyrtar amerikan

Sot shumë mbledhje të karakterit civil hapen me recitimin e betimit.

Publikuar

nga

Kongresi amerikan më 28 dhjetor 1945, miratoi betimin zyrtar përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara.

Betimi, autori i të cilit nuk dihet me saktësi, u botua fillimisht në revistën ”Youth’s Companion”, me rastin e ditës së Kolombit, më 12 tetor 1892.

Sot shumë mbledhje të karakterit civil hapen me recitimin e betimit.

Gjithashtu, shumë shkolla në Shtetet e Bashkuara e fillojnë mësimin duke lexuar betimin.

Nxënësit ngrihen në këmbë dhe venë dorën e djathtë mbi zemër: “Betohem përpara flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Republikës që ai përfaqëson – një vend nën Zotin, i pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë”, thuhet në tekstin e betimit. Fjalët “nën Zotin” u shtuan në qershor 1954, me këmbënguljen e presidentit Dwight Eisenhower.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

166 vjet më parë lindi njëri nga presidentët më me ndikim të shekullit të 20-të

Shumë historianë e shohin atë si njërin nga presidentët më me ndikim të shekullit të 20.

Publikuar

nga

Më 28 dhjetor 1856 lindi në Staunton të shtetit Virginia, Thomas Woodrow Wilson, i cili do të bëhej presidenti i 28 i Shteteve të Bashkuara.

Shumë historianë e shohin atë si njërin nga presidentët më me ndikim të shekullit të 20. Woodrow Wilsoni, siç njihej ai në përgjithësi, ishte diplomuar në drejtësi dhe kishte një doktoratë për shkenca politike. Ai kishte qenë rektor i Universitetit Princeton të Nju Xhersit dhe qe zgjedhur guvernator i këtij shteti në vitin 1910.

Më 1912, ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara. Woodrow Wilsoni luftoi për reforma, ai kërkonte mbrojtjen e punëtorëve, forcimin e sistemit bankar dhe kufizimin e fuqisë së korporatave të mëdha.

Ai u përpoq t’i jepte fund Luftës së Parë Botërore, e cila kishte shpërthyer më 1914, dhe t’i mbante Shtetet e Bashkuara jashtë kësaj lufte. Në vitin 1917, me ngurrim, ai vendosi hyrjen e Amerikës në luftë. Kjo i ndihmoi aleatët të arrinin fitore në vitin 1918. Një vit më vonë, ai u godit rëndë nga hemiplegjia, për të cilin disa thonë se u shkaktua nga kundërshtimi që ndeshën shumë nga propozimet e tij për paqe.

Dy vitet e fundit të karrierës si president ai i kaloi si invalid dhe, sipas disa historianëve, punët e qeverisë pothuajse drejtoheshin nga gruaja e tij, Edith. Woodrow Wilson vdiq në vitin 1924, tre vjet pas largimit nga posti.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara