Bota

Dita kur ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare për pavarësi

Gjenerali Cornwallis nënshkroi dokumentet e dorëzimit pas gati dy javësh rrethimi.

Published

on

Më 19 tetor 1781, ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare të luftës për pavarësi.

Gjenerali britanik, Lord Charles Cornwallis, u dorëzua në Yorktown të Virxhinias, pasi ushtria e tij u rrethua nga forcat e Geroge Washingtonit dhe flotës detare franceze.

Gjenerali Cornwallis nënshkroi dokumentet e dorëzimit pas gati dy javësh rrethimi.

Ai mendonte se qëndresa e mëtejshme do të ishte një humbje e kotë e jetës së trupave të tij. Gjenerali i urdhëroi ushtarët e tij të marshonin jashtë qytetit me dinjitet, me flamujt e tyre të pa shpalosur në shenjë humbjeje.

Ndërkohë që trupat britanike dorëzonin armët, gjenerali urdhëroi bandën të luante marshin anglez me titull që i përshtatej atij rasti, “Bota është Përmbysur”.

Bota

Ish-ambasadori turk, Feridun Sinirlioğlu zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së

Published

on

Këshilli i 31-të Ministror i OSBE-së në Maltë përfundoi me vendimet kryesore për emërimin e katër zyrtarëve të lartë që do të drejtojnë Sekretariatin dhe institucionet e OSBE-së. Ky zhvillim thekson angazhimin e qëndrueshëm të 57 shteteve pjesëmarrëse për të forcuar aftësinë e Organizatës për të vepruar, sidomos në kohë krizash dhe konflikti.

Kryesuesi i OSBE-së, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe i Turizmit i Maltës, Ian Borg, përshëndeti emërimin e katër zyrtarëve të rinj në postet kryesore të OSBE-së:

Feridun Sinirlioğlu (Turqi) – Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së

Maria Telalian (Greqi) – Drejtore e Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR)

Christophe Kamp (Holandë) – Komisioner i Lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Jan Braathu (Norvegji) – Përfaqësues i OSBE-së për Lirinë e Medias

Borg theksoi se këto emërime riafirmojnë rolin kritik të OSBE-së si një platformë për dialog dhe bashkëpunim dhe janë një sinjal i vendosmërës kolektive të shteteve pjesëmarrëse për të forcua Organizatën dhe për ta pajisur atë me aftësinë për të përgjigjur në mënyrë efektive ndaj peizazhit të sigurisë që ndryshon vazhdimisht.

Borg theksoi rëndësinë e këtyre emërimeve: “Ky vit ka demonstruar domosdoshmërinë e OSBE-së për forcimin e kauzës së paqes dhe për rindërtimin e besimit dhe sigurisë. Konsensusi për këto emërime nuk është thjesht një rutinë administrative është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët ndaj parimeve dhe vlerave që janë në themel të kësaj organizate”, u shpreh ai.

Borg theksoi gjithashtu rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse të OSBE-së ndaj sigurisë, duke përfshirë dimensionet politiko-ushtarake, ekonomike, mjedisore dhe njerëzore. Ai nënvizoi se OSBE-ja mbetet një gur themeli për trajtimin e sfidave të ndërlidhura globale, nga adresimi i konflikteve dhe ndryshimeve klimatike deri te promovimi i qëndrueshmërisë demokratike.

Borg përshkroi kontributet jetike të stafit dhe misioneve të OSBE-së në terren. Ai theksoi se “forca e Organizatës qëndron në diversitetin e saj dhe në individët e përkushtuar që punojnë pa u lodhur për t’i shndërruar parimet në veprim.”

Në fund, Borg shprehu mbështetje për kryesimin e ardhshëm të Finlandës në 2025, vit që do të shënojë gjithashtu 50-vjetorin e Aktit Final të Helsinkit. “Malta do të vazhdojë të punojë ngushtë me Finlandën si pjesë e Trojkës së OSBE-së, duke siguruar që Organizata të mbetet elastike dhe e përgatitur për sfidat përpara”, tha ai.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës dhe Kryetarja e ardhshme e Radhës e OSBE-së, Elina Valtonen, falënderoi Maltën për administrimin e shkëlqyer të OSBE-së gjatë vitit 2024 dhe theksoi se Finlanda mezi pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë si pjesë e Trojkës së OSBE-së./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Ish-kancelarja Merkel: Tërheqja nga Afganistani një “dështim i tmerrshëm”

Published

on

By

Ish-kancelarja gjermane ishte dëshmitari i fundit që dëshmoi para një komisioni hetimor parlamentar mbi rolin e ushtrisë gjermane në tërheqjen nga Afganistani gjatë pushtimit të Kabulit nga Talibanët në vitin 2021.

Angela Merkel tha në një hetim parlamentar të enjten se tërheqja e nxituar e trupave perëndimore nga Afganistani në vitin 2021 ishte “një dështim i tmerrshëm”.

Merkel ishte kancelare në gusht 2021, kur fuqitë perëndimore tërhoqën forcat e tyre nga Afganistani në një dalje kaotike që kulmoi me një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, i cili vrau mbi 170 civilë dhe 13 ushtarë amerikanë.

Gjatë seancës përpara komitetit hetimor, i cili po heton rolin e ushtrisë gjermane në tërheqjen, Merkel përshkroi se si u kthye në Berlin nga pushimet e saj verore më 13 gusht 2021 dhe u informua nga stafi i saj për situatën në përshkallëzim në Kabul.

Të nesërmen në mëngjes, tha ajo, ajo i dha ministrit të saj të mbrojtjes dritën jeshile për të evakuuar rreth 5,000 forcat gjermane të stacionuara në vend. Një ditë më vonë, presidenti afgan Ashraf Ghani u largua nga Kabuli ndërsa forcat talebane rrethuan qytetin.

Continue Reading

Bota

Kushtetuesja anulon zgjedhjet presidenciale në Rumani, pas akuzave për ndërhyrje ruse

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka marrë vendim që zgjedhjet presidenciale, balotazhi i të cilave pritej të mbahej këtë fundjavë, të shfuqizohen tërësisht dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Kushtetuesja e mori këtë vendim të premten, duke thënë se Qeveria duhet të vendosë tani për datën e zgjedhjeve të reja presidenciale.

Kandidati prorus i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, tronditi duke e fituar rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por, kishte dëshmi se një fushatë e madhe kibernetike, e orkestruar nga Moska, në TikTok në favorit të Georgescut nuk u vërejt nga autoritetet rumune.

Georgescu pritej të përballej në balotazh me kandidaten proevropiane të qendrës, Elena Lasconi, të dielën e 8 dhjetorit.

Votimi kishte filluar në diasporë në balotazhin presidenciale të Rumanisë, i cili shihej si referendum për të ardhmen e vendit në NATO dhe në Bashkim Evropian, për shkak se ka pasur shumë akuza se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje.

Dyshimet për ndërhyrjen ruse sollën mijëra rumunë nëpër rrugët e vendit për të protestuar në përkrahje të anëtarësimit të vendit në bashkësinë euroatlantike.

Autoritetet rumune kishin vendosur t’i jepnin diasporës së madhe dy ditë e gjysmë për të votuar, për t’i shmangur pritjet e gjata në misionet e jashtme diplomatike të vendit.

Georgescu dukej favorit për ta fituar balotazhin, por në sondazhet më të fundit Lasconi e kaloi atë, pasi Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare i Rumanisë (CSAT) publikoi të mërkurën dokumente të klasifikuara, duke zbuluar se vendi ishte në shënjestër të një “veprimi agresor hibrid nga Rusia”, që çoi drejt fitores befasuese të kandidatit prorus.

Lasconi, ish-prezantuese televizive dhe kryetare e qytetit të vogël Kampulung, kishte një epërsi prej dy për qind ndaj Georgescut, sipas një sondazhi të publikuar të enjten nga AltasIntel.

Fitorja e Georgescut në rundin e parë ngjalli frikë dhe shkaktoi protesta, posaçërisht në mesin e rumunëve të rinj, për të ardhmen demokratike të vendit.

Të enjten, rreth 3.000 njerëz marshuan në Budapest duke kërkuar që Rumania të qëndrojë në rrugën e saj proevropiane. Ata më pas u mblodhën në sheshin e kryeqytetit, ku brohoritën “Liri” dhe “Evropë”.

Continue Reading

Bota

​Ukraina dhe SHBA bien dakord të rinovojnë marrëveshjen tregtare në 2025

Published

on

By

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë gati të nënshkruajnë një protokoll për Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Tregtinë dhe Investimet në fillim të janarit 2025.

Kjo çështje u diskutua në një takim midis zëvendëskryeministrit të parë dhe ministres së Ekonomisë së Ukrainës, Yulia Svyrydenko dhe përfaqësueses së Tregtisë së SHBA, Katherine Tai në Uashington më 4 dhjetor, raporton Ukrinform, duke cituar portalin qeveritar.

Palët diskutuan përditësimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Tregtinë dhe Investimet (TICA), e cila u miratua në vitin 2008 dhe shprehën dëshirën e tyre të përbashkët për të nënshkruar një protokoll të marrëveshjes në të ardhmen e afërt, duke përfshirë anekset për anti-korrupsionin dhe praktikat e mira rregullatore.

Ukraina është gati të nënshkruajë protokollin e kësaj marrëveshjeje në fillim të janarit 2025. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi transparent biznesi dhe tërheqjes së investimeve në Ukrainë, veçanërisht në kontekstin e rindërtimit të pasluftës,” tha Svyrydenko.

Marrëveshja parashikon thjeshtimin e procedurave tregtare midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht duke reduktuar barrierat tregtare, duke përmirësuar aksesin në treg, duke nxitur zhvillimin e eksporteve dhe importeve të mallrave dhe shërbimeve dhe duke mbajtur kushte të hapura dhe të drejta për të bërë biznes.

Dokumenti parashikon krijimin e përbashkët të kushteve të favorshme për investimet e huaja, sigurimin e mbrojtjes së investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh për investime. Ai përmban gjithashtu seksione për mbështetjen e nismave dhe projekteve të përbashkëta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke përfshirë energjinë, infrastrukturën dhe sektorin e bujqësisë.

Ai gjithashtu ofron mbështetje teknike dhe këshilla për Qeverinë e Ukrainës për zbatimin e reformave ekonomike, veçanërisht në kontekstin e përmirësimit të mjedisit institucional dhe kuadrit ligjor për zhvillimin e biznesit dhe tërheqjen e investimeve.

Palët diskutuan gjithashtu rishikimin e vazhdueshëm të masave antidumping kundër importeve të çelikut ukrainas në Shtetet e Bashkuara. Svyrydenko vuri në dukje se ishte e rëndësishme që prodhuesit ukrainas të çelikut të kishin akses më të madh në tregun amerikan.

Puna për përditësimin e marrëveshjes filloi në nëntor 2022 gjatë takimit të njëmbëdhjetë të Këshillit të Tregtisë dhe Investimeve SHBA-Ukrainë.

Continue Reading

Të kërkuara