Sport

​Klubi turk shkarkon Andrea Pirlon

Trajneri 44-vjeçar mori drejtimin e klubit turk në qershor të vitit të kaluar.

Publikuar

Skuadra Fatih Karagumruk ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Andrea Pirlo tri ndeshje pa përfunduar sezoni e Super Ligës turke.

Trajneri 44-vjeçar mori drejtimin e klubit turk në qershor të vitit të kaluar, pak më shumë se 12 muaj pasi koha e tij me Juventusin mori fund të papritur.

Koha e Pirlos në Turqi fillimisht filloi ngadalë, me Fatih Karagumruk që arriti vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e tij të para në ligë, por ai filloi t’i kthente gjërat dhe të merrte disa rezultate të mira.

Siç u njoftua nga Fatih Karagumruk sot, Pirlo është shkarkuar nga klubi përpara tre ndeshjeve të fundit të sezonit në Super Ligë, duke i lejuar ata të fillojnë të planifikojnë punën për sezonin e ardhshëm.

Fatih Karagumruk aktualisht ndodhet në vendin e 9- të në tabelën e Super Ligës, 10 pikë larg zonës së rënies dhe 30 pikë prapa vendeve që dërgojnë në garat evropiane.

Sport

Plani i Milan për sulmin, “kuqezinjtë” synojnë yllin Leipzig

Për 20-vjeçarin ka interesim edhe nga skuadra të tjera

Publikuar

nga

Pasi nuk pati asnjë goditje në muajin janar nga Milani, rosonerët do të tentojnë edhe një emër tjetër sa i përket fazës ofansive në verë. Momentalisht objektivi kryesor është sulmuesi i Bologna-s, Joshua Zirkze, por një kandidat tjetër potencial është edhe slloveni i Leipzig, Benjamin Sesko.

Për 20-vjeçarin ka interesim edhe nga skuadra të tjera. Kartoni i lojtarit vlen të paktën 50 milionë eur, por italianet shpresojnë të bindin Leipzig-un me të paktën 40 milionë.

Sesko këtë sezon numëron gjithsej 29 paraqitje me Leipzig ku ka arritur të shënoj 11 gola. Ndërsa, me kombëtaren sllovene ka luajtur nëntë ndeshje dhe ka shënuar pesë herë./UBTNews/

 

 

Vazhdo të lexosh

Sport

Inter Miami pas ish-lojtarit të Barcelonës

Yllit argjentinas po ashtu i janë bashkuar në skuadër edhe tre ish-lojtarë të tjerë nga klubi katalunas, siç janë: Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez.

Publikuar

nga

Lionel Messit raportohet se mund t’i bashkohet edhe një tjetër ish-lojtar i Barcelonës tek Inter Miami.

Yllit argjentinas po ashtu i janë bashkuar në skuadër edhe tre ish-lojtarë të tjerë nga klubi katalunas, siç janë: Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, emri i Philipe Coutinho është i lidhur me një transferim në MLS dhe nga skuadrat e interesuara është Inter Miami, por edhe LA Galaxy.

Coutinho aktualisht luan në Katar tek Al Duhali, i huazuar nga Aston Villa. 31-vjeçari brazilian me skuadren nga Katari këtë edicion numëron në total 11 paraqitje në të gjitha kompeticionet ku ka gjetur pesë herë rrugën e rrjetës dhe ka asistuar dy herë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Real Madrid është klubi më i ‘dëmtuar’ nga VAR, plot 27 gola të hequra

Në Madrid janë ankuar për golin e anuluar të Vazquez në fillimin e ndeshjes.

Publikuar

nga

Përballja mes Real Madrid dhe Sevilla ka ngjallur shumë polemika nga të dyja kampet. Në Madrid janë ankuar për golin e anuluar të Vazquez në fillimin e ndeshjes. Kurse, në krahun tjetër Sevilla janë ankuar për një penallti të padhënë në favor të tyre si dhe për golin e Luka Modriç, ku pretendojnë për një pozicion jashtë loje.

Klubi më i sulmuar këto kohë për favorizim nga gjyqtarët është Real Madrid-i. Por për habi, sipas një analize statistikore e cila ka përcjellur ecurinë e klubeve spanjolle që kur sistemi VAR u bë zyrtarisht pjesë e lojës rezulton të jetë skuadra të cilës i janë anuluar më shumë gola nga përdorimi i teknologjisë.

Me futjen e sistemit VAR, Los Blancos i janë anuluar plot 27 gola ku edhe kryeson listen. Sevilla është klubi i dytë me më shumë gola të anuluar nga VAR, me 16 të tilla. Ndërsa lista vazhdon me Atletico Madrid dhe Valencia ku numërojnë nga 14. Më pas, vie Real Sociedad me 13 gola të anuluar dhe Celta Vigo me 12. Gjithashtu kësaj renditje nuk I mungon Barcelona, ku katalansve u janë anuluar 11./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Ja kush është Rúben Amorim, objektivi i Liverpoolit

Amorim pjesën më të madhe të karrierës së tij futbollistike e kaloi si lojtar i Benfica-s.

Publikuar

nga

Klubi nga Anfield po punon mirë në planet e tij për të ofruar një trajner të përshtatshëm për të ardhmen pas largimit të Jürgen Kloppit në fund të sezonit.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se Xabi Alonso është favorit për të zëvendësuar gjermanin, mirëpo nëse Liverpool nuk mund të emërojë ish-mesfushorin e tyre përsëri në klub, ata do të mund t’i drejtohen trajnerit aktual të Sporting, Rúben Amorim.

Amorim pjesën më të madhe të karrierës së tij futbollistike e kaloi si lojtar i Benfica-s, kurse i njohur u bë te rivalët e Primeira Liga, Braga, ku erdhi nga klubet e para si menaxher i ekipit rezervë dhe më pas u emërua menaxher i ekipit të parë në moshën 34-vjeçare.

Gjatë tre sezoneve të fundit, Amorim ka fituar dy Kupa të Portugalisë, si dhe ka ngritur titullin e parë të ligës pas 19 vitesh marrë me Sportingun. Poashtu, edhe duke fituar çmimin ‘Menaxheri i Vitit’ në Primeira Liga.

Amorim është i gatshëm ta ndryshoj stilin e taktikave të tij për t’iu përshtatur lojtarëve që ka, edhe pse ai duket se preferon një formacion të përbërë nga tre mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues.

Me Amorim në krye, Sporting ishte skuadër që luante më thellë në fushë dhe sulmonte shpejt portën kundërshtare. Megjithatë, në sezonet në vijim, ai përfundoi duke përshtatur stilin e lojës me Sportingun dhe skuadra filloi të luante ndryshe me më shumë posedim të topit dhe duke kaluar më shumë kohë në gjysmën e kundërshtarit.

Që kur u bë trajner i Sportingut në vitin 2020, klubi nga Lisbona ka shpenzuar 183 milionë euro për trasnsferimin e lojtarëve të rinj.

Amorim është trajner që i pëlqen të investojë në lojtarë të rinj, qofshin nga akademia e Sportingut apo jo. Ja edhe disa nga lojtaret e akademisë së Sporting të cilëve Amorim iu besoi: Nuno Mendes, Tiago Tomás, Gonçalo Inácio, Pedro Porro, Matheus Nunes, Pedro Gonçalves./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara