Sport

​Juventusi drejt përjashtimit edhe nga garat evropiane

Juventusi akuzohet për mashtrime financiare.

Publikuar

Juventusi rrezikon të përjashtohet nga garat evropiane për të paktën një vit për shkak të problemeve ligjore në lidhje me mashtrimet financiare të viteve të fundit.

“La Repubblica” raporton në detaje se si zyra e prokurorit publik të Federatës së Futbollit në Itali është gati të kërkojë zgjatjen edhe për 40-ditë të tjera për hetimin e tyre ndaj Juventusit. Në qendër të vëmendjes janë marrëveshjet sekrete të klubit për pagat e lojtarëve dhe inflacioni i vlerave të transferimit të lojtarëve për të falsifikuar fitimet kapitale, të cilat mund të shkrihen në një çështje të vetme për gjyqin sportiv.

Drejtori i ri ekzekutiv i Juventusit, Maurizio Scanavino, tashmë është takuar me presidentin e FIGC, Gabriel e Gravina, i cili tani po pret të takojë presidentin e ri Gianluca Ferrero. Nesër do të zhvillohet asambleja e Lega Serie A, ku do të diskutohet për këtë temë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet sot pasdite në selinë e tyre në Nyon të Zvicrës. Trupi i futbollit do të marrë masa ndaj Juventusit vetëm në përfundim të provave sportive në Itali, duke reaguar ndaj vendimeve përfundimtare.

Nëse akuzat dalin të vërteta, “Zonja e Vjetër” mund të përjashtohet nga kompeticionet evropiane për të paktën një vit.

Sport

Klopp për shpenzimet e Chelseat: Nuk flas asgjë pa avokatin tim

Vetëm në merkaton dimërore, Chelsea shpenzoi plot 330 milionë euro në transferimet e lojtarëve.

Publikuar

nga

Merkatoja e janarit e këtij viti solli befasi të shumta, ku të gjithë vëmendjen e morri skuadra e Chelseat me shpenzimet e saja marramendëse.

Vetëm në merkaton dimërore, Chelsea shpenzoi plot 330 milionë euro në transferimet e lojtarëve si Enzo Fernandez, Mykhalo Mudryk, Benoi Badiashile, Noni Madueke, Malo Gusto, Andrey Santos, David Datro Fofana, Joao Felix dhe Gabriel Slonina.

Në anën tjetër, njëri nga rivalët e Chelseat, Liverpooli kishte një merkato të qetë, ku bëri vetëm një transferim, atë Cody Gakpos nga PSV.

Jurgen Klopp nuk e kishte mundësinë ekonomike për ta përforcuar më shumë skuadrën, edhe pse mesfusha e Liverpooli po çalon, që ka ndikuar në formën aktuale të skuadrës.

Klopp ka folur për shpenzimet marramendëse të Chelseat, duke thënë se do t’i nevojitej avokati i tij për ta komentuar këtë situatë.

“Nuk do të flas asgjë pa avokatin tim. Nuk e kuptoj këtë pjesë të biznesit, janë shifra të mëdha. Ata me të vërtetë janë lojtarë shumë të mirë, kështu që urime. Unë nuk e kuptoj si është e mundur, por nuk është puna ime që ta shpjegoj”, tha Klopp.

Vazhdo të lexosh

Sport

Miliarderi nigerian jep një injeksion të madh parash për gjigantin historik të futbollit

Situata financiare e Sheffield United është dëshmuar si një problem i madh në klub gjatë gjithë sezonit.

Publikuar

nga

Pronari i ri i ardhshëm i Sheffield United, Dozy Mmobuosi ka siguruar një injeksion parash me tetë shifra për të shmangur kërcënimin e administrimit të klubit.

Nigeriani, i cili bëri pasurinë e tij në teknologji dhe bashkëthemeloi “Tingo Mobile”, tani i vlerësuar në rreth 6.7 miliardë euro, shpreson të përfundojë një blerje prej 100 milionë eurosh të Sheffield United nga Princi Abdullah në javët e ardhshme.

“Sportsmail” e kupton se duke pasur parasysh pozicionin e rrezikshëm financiar të klubit, Mmobuosi është zotuar t’i financojë ata para kohe, ndërsa skuadra e Paul Heckingbottom përpiqet për t’u ngjitur në Premier Ligë.

Fondet besohet të jenë më shumë se 11 milionë euro, të paguara me këste, të cilat mbulojnë kostot e funksionimit, duke përfshirë pagat e lojtarëve, dhe atyre të mbetura në krye të faturave rutinë.

Gjithashtu besohet të sigurohet që Sheffield të vazhdoj me pagesat për transferimet e mëparshme, duke përfshirë Genk për Sander Berge dhe Liverpool për Rhian Brewster.

Situata financiare e Sheffield United është dëshmuar si një problem i madh në klub gjatë gjithë sezonit, me një frikë shumë reale nga administrata, e cila do të shkaktonte një zbritje prej 12 pikësh.

Kjo do të pengonte ndjeshëm skuadrën e Heckingbottom, e cila është e dyta në Championship dhe 12 pikë larg nga Middlesbrough të vendit të tretë, përpara ndeshjes së shtunës kundër Rotherham United.

Mësohet se Mmobuosi e ka udhëzuar klubin që të mbajë Berge dhe Iliman Ndiaye në ditën e fundit të afatit, me palën subjekt interesi nga klubet e Premier Ligës.

Vazhdo të lexosh

Sport

Arteta shpallet trajneri i muajit për herë të tretë këtë sezon

Ai ishte shpallur trajneri më i mirë i muajit për muajt nëntor dhe dhjetor.

Publikuar

nga

Mikel Arteta e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë në Premier Ligë për muajin janar, duke e fituar kështu plot tre herë këtë sezon.

Arteta ishte shpallur trajneri më i mirë i muajit për muajt nëntor dhe dhjetor, dhe tani e fiton përsëri çmimin pas një muaji fantastik të “Topçinjëve”.

Arteta mposhti kolegët e tij si Steve Cooper (Nottingham Forest), Roberto De Zerbi (Brighton), Unai Emery (Aston Villa) dhe Thomas Frank (Brentford).

Arsenali arkëtoi shtatë pikë nga tre ndeshje kur po e vazhdojnë aventurën drejt titullit të parë të Premier Ligës që nga sezoni 2003/04.

Pas një barazimi pa gola me Newcastle në shtëpi, Arsenali e mposhti Tottenhami si mysafirë për herë të parë që nga viti 2014, para se ta përmbyste rezultatin në 3:2 dhe të fitonte ndaj Manchester United.

Ky është çmimi i tretë i trajnerit më të mirë të muajit për Artetan që nga fillimi i sezonit 2022/23, ku e kishte fituar këtë edhe në muajin gusht.

Vazhdo të lexosh

Sport

Zaniolo: Ka shumë lajme të rreme për mua

“Jam i gatshëm për ta ndihmuar AS Roman dhe që ta jap më të mirën nga vetja për klubin”, shtoi ai.

Publikuar

nga

Njëra nga sagat më të çuditshme të merkatos së janarit është ajo e Nicolo Zaniolos së Romës, i cili e dëshironte largimin nga klubi.

Bournemouthi bëri ofertë për Zaniolon në regjionin e 30 milionë eurove, ofertë kjo e cila u pranua nga Roma, por që lojtari e refuzoi kalimin te skuadra angleze.

Më pas, Roma e dënoi Zaniolon duke e përjashtuar nga skuadra, gjë që bëri t’ia ndërronte mendjen yllit italian dhe ta pranonte kalimin te Bournemouthi, por që ky i fundit vendosi të largohej nga marrëveshja.

Ndërkaq, kishte spekulime se Zaniolo ishte afër transferimit te Leeds fillimisht, pastaj edhe te Evertoni, por që si duket këto ishin të pavërteta.

“Ka shumë lajme të rreme për mua. Jam i gatshëm për ta ndihmuar AS Roman, dhe jam i gatshëm që ta jap më të mirën nga vetja për klubin”, tha Zaniolo.

Zaniolo nuk ishe kurrë afër kalimit te Leeds United ose Evertoni. Bournemouthi kishte një marrëveshje me Romën, por që lojtari e refuzoi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara