Kronika e zezë

​I mituri vodhi 1100 euro në shtëpinë e një gruaje në Gjakovë

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Publikuar

Një i mitur është arrestuar të dielën në Gjakovë. Ai dyshohet se e ka vjedhur kuletën e një gruaje e cila në të kishte 1 mijë e 100 euro. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si vjedhje e rëndë.

Rr. Ahmet Korenica, Gjakovë 18.09.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte vjedhur portofolin me 1100 € në shtëpinë e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Kronika e zezë

​Nuk respekton urdhrin mbrojtës nga gjykata, sulmon sërish ish-bashkëshorten

Rasti është inicuar si moszbatim i urdhrit mbrojtës.

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të moszbatimit të urdhrit mbrojtës nga Gjykata, në Suharekë.

Të dielën një grua e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.

I dyshuari, sipas Policisë, është penguar nga disa persona, por i njëjti ka arritur që t’i marrë telefonin viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur.

Rasti është inicuar si moszbatim i urdhrit mbrojtës.

Suharekë, 25.09.2022-09:30. Viktima femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij . I dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjakovë, një grua sulmohet fizikisht nga një familjare

Në raportin e policisë thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti është në procedurë të rregullt.

Publikuar

nga

Një grua nga Gjakova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një familjare e saj, gjatë ditës së djeshme.

Në raportin e policisë thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti është në procedurë të rregullt.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjobitet shoferi për tejkalim shpejtësisë

Ngjarja ndodhi në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani’’ në Ferizaj.

Publikuar

nga

Policia e Komunikacionit Rrugor në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin, i cili në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë.

Në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin me automjetin e udhëtarëve, i cili në rrugën ” Bajram e Gursel Sylejmani ’’ në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë ,ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h. Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Vrasje në gjueti

Rasti është inicuar si vrasje nga pakujdesia.

Publikuar

nga

Të dielën paradite një burrë derisa ishte në gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK .

Të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si vrasje nga pakujdesia.

Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thotë raporti i policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara