Lajmet

​Historia e të rinjve që braktisin Kosovën tregohet nëpërmjet valixheve

Ky aktivitet u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Publikuar

Organizata “Nisma e të rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë”, me sloganin “Kur bëhet mirë”, ka shënuar Dita Ndërkombëtare të të Rinjve.

Ky aktivitet u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku edhe janë vendosur disa valixhe me emrat e personave që kanë ikur nga Kosova.

Rina Kadiri, menaxhere e programeve në këtë organizatë, tha se për këtë ditë janë fokusuar në dukurin e migrimit te të rinjtë. Sipas saj, për secilën valixhe të vendosur në rrugë, është një histori. pasi të drejtat e të rinjve. të cilat janë edhe bazike nuk po respektohen.

“Secila valixhe ka një histori mbrapa, kemi vë mantele të bardhë që tregon për mjekët që janë duke e lënë Kosovën, për shkak se nuk i kanë mundësit e duhura për punësim. Kemi vendosur flamuj që tregon për komunitetin LGBTI+, të cilët nuk i kanë dhe nuk iu respektohen të drejtat bazike. Po ashtu, kemi vendosur edhe helmetat e punëtorëve që tregojnë që edhe punëtorët janë duke e lënë Kosovën, dhe ka simbolika të tjera mbi të gjitha kemi mbledhur edhe storie prej të rinjve shqiptarë, serbë, romë dhe të komuniteteve të ndryshme të Kosovës, të cilët kanë tregu ngjarjen e tyre pse po duan ta lënë Kosovën ose ndoshta dikush pse ka vendosur, pse mos me e lënë Kosovën, kështu që ka histori të ndryshme dhe ju kisha ftuar të gjithëve më skanu kodin i cili është në secilën valixhe për me lexu historitë e të rinjve të Kosovës”, tha ajo.

Mehedije Dragusha nga Suhareka, e cila jeton në Gjermani, ishte pjesë e këtij aksioni, thotë se të rinjtë vijnë nga Kosova në Gjermani për shkak se nuk kanë vende të punës.

“Ata nuk kanë vende pune në spitale, nuk pranohen, juristi nuk pranohet e lënë vendin e Kosovës që nuk kanë vende pune. S’ka firma, s’ka fabrika, kjo është mbi të gjitha”, tha ajo.

Dita Ndërkombëtare e të Rinjëve është shënuar me aktivitete të shumta për të shprehur pakënaqësitë e tyre për jetën në Kosovë.

Lajmet

​Shënohet Dita Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit me moton “Tash më lehtë”

Kilian Wahl përgëzoi komuna për respektimin e Ligjit për qasje në dokumente publike.

Publikuar

nga

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me moton “Tash më lehtë” ka nisur shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit me ç’rast është organizuar edhe konferencë me Kryetarë të Komunave.

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dërmaku tha se e drejta për qasje në një sistem qeverisës më efikas dhe më transparent i përmbush premisat për mirë qeverisje.

Ajo tha se këtë vit me moton “Tash më lehtë” po synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit për qasje në dokumente publike me qëllim që komunat të bëhen më të hapura për qytetarët.

Kurse, Kilian Wahl zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë përgëzoi komuna për respektimin e Ligjit për qasje në dokumente publike.

Kryetari i Asociacionit të Komunavë të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se për shkak të reformava kryetarët e komunave janë bërë më të afërt me qytetarët.

Ai tha se më heret web faqet nuk kanë pasur shumë qasje, por tashmë kjo është përmirësuar.

Sipas tij komunat e Kosovës prijnë në rajon për transparencë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ndër te tjera në rend dite janë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Publikuar

nga

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendi të Kosovës.

Ndër te tjera në rend dite janë interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për cënimin e të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave, shqyrtimi i parë i projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut dhe formimi i komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeshefi ekzekutiv i Pfizer rezulton pozitiv me COVID-19 për herë të dytë

“Ndonëse kemi bërë progres, virusi është ende në mesin tonë”, shkroi ai në Twitter.

Publikuar

nga

Kryeshefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla konfirmoi të shtunën se rezultoi pozitiv me COVID-19 për herë të dytë brenda dy muajsh.

“Ndonëse kemi bërë progres, virusi është ende në mesin tonë”, shkroi ai në Twitter.

Bourla, i cili më parë rezultoi pozitiv për COVID-19 kah mesi i muajit gusht, tha se nuk ka simptoma. Ai shtoi se nuk e ka marrë ende përforcuesin e ri të COVID-19, pasi po ndjek udhëzimet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

ShBA paralajmëron Rusinë për ‘pasoja katastrofike’ nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë

Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës.

Publikuar

nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan Moskën për “pasoja katastrofike” nëse përdor armë bërthamore në Ukrainë pasi Rusia premtoi mbrojtje për rajonet ukrainase pas referendumeve.

Qytetarët në katër rajone të Ukrainës po votojnë për të katërtën ditë radhazi të hënën në referendumet e organizuara nga Rusia, të cilat Kievi dhe Perëndimi i kanë cilësuar si të rreme.

Por duke përfshirë katër rajonet – Luhansk dhe Donetsk në lindje dhe Zaporizhzhia dhe Kherson në jug – Moska mund t’i portretizojë përpjekjet e Ukrainës për t’i rimarrë ato si sulme ndaj vetë Rusisë, një paralajmërim për Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen çdo përdorimi rus të armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe e ka paralajmëruar Moskën rreth “pasojave katastrofike” me të cilat do të përballet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara