Lajmet

​Gjilani një javë pa asnjë viktimë nga Covid-19

Published

on

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor, për vlerësimin e situatës.

Në takim u tha se të gjitha rastet që janë aktive janë në monitorim të plotë, deri u theksua që lajmi i mirë është që tash e një javë asnjë pacient nuk e ka humbur betejën me COVID-19.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka apeluar të gjithë qytetarët që të mos e neglizhojnë koronavirusin dhe t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve.

Pasqyra e përballjes me COVID-19 në Gjilan, është kjo: 733 raste pozitive në total, 511 të shëruar, 193 raste aktive prej të cilëve 53 të hospitalizuar, 29 të vdekur dhe 35 mostra në pritje.

Lajmet

Muaji i ndërgjegjësimit: UBT rozë në tetor!

Published

on

Në UBT u mbajt një ngjarje e veçantë në kuadër të muajit Tetor Rozë, dedikuar ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. Kjo ngjarje kishte si qëllim të nxisë ndërveprimin dhe të promovojë veprime konkrete për shëndetin e grave dhe vajzave në Kosovë.

Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësues nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, profesorë, dekanë dhe studentë të UBT-së. Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj shëndetit të grave. Ekspertët mjekësorë nënvizuan se diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetë dhe inkurajuan gratë dhe vajzat të kryejnë kontrolle të rregullta dhe të informohen për metodat e parandalimit dhe trajtimit të kancerit të gjirit.

Fjalimet e përfaqësuesve të UBT-së dhe të ftuarve reflektuan angazhimin e tyre për të mbështetur fushata të tilla dhe për të ofruar platforma informuese për shëndetin publik. Ata bënë thirrje për vëmendje të shtuar ndaj shëndetit të grave, duke theksuar se kontrollet mjekësore të rregullta janë të domosdoshme për parandalimin e sëmundjeve.

Ngjarja u shoqërua me aktivitete ndërgjegjësuese, duke përfshirë shpërndarjen e materialeve informuese dhe mundësinë për të bërë pyetje ekspertëve. UBT demonstroi kështu angazhimin e tij për shëndetin e komunitetit, duke ofruar një platformë të vlefshme për informimin dhe mbështetje për çdo grua dhe vajzë në Kosovë./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Rohde: Kosova nga tani do të përfaqësohet në CEFTA nga zyrtarët e vet

Published

on

By

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet nga tani në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA).

Kosova është përfaqësuar në CEFTA përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) prej vitit 2007, kur iu bashkua asaj.

Lajm vërtet i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tani Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u”, shkroi Rohde në X.

CEFTA synon rritjen e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve, eliminimin e barrierave tregtare mes palëve dhe tërheqjen e investimeve.

Ai tha se ky është “hap i madh” drejt përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në këtë organ rajonal.

Ky ndryshim, të cilin Kosova ka kohë që e kërkon, erdhi dy ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi ta heqë ndalesën ndaj importit të mallrave serbe në pikëkalimin në Merdare.

Kosova u përball me trysni në javët e fundit për ta hequr ndalesën ndaj mallrave serbe, posaçërisht nga Gjermania.

Gjermania ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton marrëveshjen CEFTA-s dhe Procesin e Berlinit, një nismë që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i afrojnë ato me Bashkimin Evropian.

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, qëndroi disa herë në Kosovë në muajt e fundit, ku paralajmëroi se ndalesa e mallrave serbe bllokonte punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova rrezikonte pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit.

Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor.

Pas kërkesës së zyrtarëve kosovarë për ndryshimin e emrit, Gjermania ofroi një “zgjidhje” në këmbim të heqjes së ndalesës për importin e mallrave nga Serbia.

Sarrazin theksoi se pranë emrit të Kosovës në CEFTA do të kishte një yll, ose një fusnotë, që tregon se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën kur njoftoi për heqjen e ndalesës ndaj mallrave serbe, se pret që Kosova në takimin e radhës të përfaqësohet me emrin e vet.

Shtetet anëtare të CEFTA-s janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia.

Rumania, Bullgaria dhe Kroacia u tërhoqën nga CEFTA pas anëtarësimit të tyre në BE./REL/

Continue Reading

Lajmet

Hajdari: Kosova tash do të përfaqësohet vetë në CEFTA, pa UNMIK-un

Published

on

By

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka dalë me njoftim publik rreth zhbllokimit zyrtar të Marrëveshjes së Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), ku tanimë Kosova do të përfaqësohet vetë dhe pa pjesëmarrjen e UNMIK-ut.

Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, Hajdari ka thënë se Kosova do të përfaqësohet si vendet tjera anëtare “pas një pune intensive të Qeverisë së Kosovës”.

“Ju njoftojmë se në takimin që kemi pasur me CEFTA-n, me Serbinë si udhëheqëse e këtij viti, ku në këtë takim është marrë vendim që përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar dhe kjo ka ardhë pas një pune intensive të Qeverisë së Kosovës. Kosova do të përfaqësohet vetë dhe pa pjesëmarrjen e UNMIK. Qeveria përmes MINT me datë 24 shtator kishte adresuar letrën në sekretariat ku kërkonim largimin e UNMIK-ut, në mënyrë që Kosova të përfaqësohej si vendet tjera anëtare”, ka thënë Hajdari.

Continue Reading

Bota

AfD nominon Alice Weidel si kandidate për kancelare

Published

on

Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka emëruar Alice Weidel si kandidate për kancelare në zgjedhjet federale të vitit 2025. Weidel, e cila është një nga pak gratë në grupin parlamentar të AfD-së, ka një përqindje të ulët përfaqësimi në partinë e saj, me vetëm 11.5% të femrave në krahasim me 69 burra.

Politikisht, ajo është një sulmuese e rreptë dhe ndan kryesinë e partisë me Tino Chrupalla. Pas një performancë zhgënjyese në zgjedhjet e fundit, ku AfD fitoi 10.3%, partia ka shënuar rritje në zgjedhjet e landeve, duke arritur deri në 32.8% në Tyringi.

Sidoqoftë, Weidel ka pak shanse për të u bërë kancelare, pasi asnjë parti tjetër nuk do të bashkëpunonte me AfD-në për të formuar një koalicion. Ajo e sheh veten si një pasuese të Margaret Thatcher, duke i dhënë prioritet taksave të ulëta dhe privatizimit.

Weidel ka theksuar qëllimin e saj për të reformuar Bashkimin Evropian dhe mbështet disa figura të kontestuara brenda partisë, duke përfshirë Björn Höcke, i cili ka pasur probleme me ligjin për deklarata të tij ekstremiste. Ajo gjithashtu ka provokuar me deklarata mbi refugjatët dhe myslimanët, duke përdorur termin “vajzë me shami” për të diskutuar çështjet e islamit konservator.

Një aspekt interesant i jetës së saj është lidhja me një grua nga Sri Lanka dhe dy fëmijë të birësuar, që janë në kontrast me normat tradicionale që mbështet AfD. Megjithatë, Weidel ka thënë se kjo nuk e ndalon atë të ndjekë karrierën e saj politike.

Në kongresin e partisë në mars, Weidel do të zgjidhet zyrtarisht si kandidate, duke shpresuar të sjellë një ndryshim në drejtimin e AfD-së dhe në skenën politike gjermane./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara