Aktualitet

​Gjermania me një sërë masash për kursimin e energjisë elektrike

Këto masa janë planifikuar për një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh.

Publikuar

Gjermania ka ndërmarrë një sërë masash të reja për kursimin e energjisë elektrike në kushtet kur vendi mund të përballet me ndërprerje të mundshme të energjisë për shkak të krizës që pasuan mosmarrëveshjet me Rusinë lidhur me luftën në Ukrainë. 

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck sot ka bërë të ditur se cilat masa do të ndërmarrin, derisa ka thënë se më shumë masa kursimesh do të duhet të zbatohen në sferën e punës.

Ngrohja në godinat publike do të lejohet deri në 19 gradë celsius, ndërkohë që ndërtesat, monumentet, si edhe instalimet e reklamave nuk do të ndriçohen më gjatë natës”, deklaroi Habeck në një intervistë për gazetën “SZ”.

Ai shtoi se kjo çështje po diskutohej me Ministrinë e Punës.

Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me departamente të tjera të qeverisë, tani po shqyrton masa shtesë lidhur me efiçiencën e energjisë.

Këto masa janë planifikuar për një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh.

Aktualitet

Sulmet me dronë synojnë tre rajone të Ukrainës

Kiper vlerësoi mbrojtjen ajrore të rajonit.

Publikuar

nga

Zyrtarët ukrainas thanë se tre rajone – Mykolaiv dhe Odesa në jug dhe Kirovohrad në Ukrainën qendrore – ishin shënjestruar nga dronët dhe disa kishin goditur objektivat e tyre, por ata nuk thanë se çfarë ishte dëmtuar.

“Kemi pasur një natë jashtëzakonisht të vështirë”, shkroi Andriy Raikovych, guvernatori i Kirovohrad, në Telegram. “Disa nga Shahedët [dronët] mbi rajon u shkatërruan. Megjithatë, pati edhe goditje”. Nuk pati viktima dhe asnjë dëmtim në infrastrukturën civile, shtoi ai.

Guvernatori i Odesa-s, Oleh Kiper vlerësoi mbrojtjen ajrore të rajonit, duke thënë se “nuk kishte asnjë goditje apo shkatërrim. Nuk ka pasur viktima”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Disa arsye pse duhet ta vizitoni Evropën në vjeshtë dhe jo në verë

Kuptoni se cilat janë disa nga vendet më të bukura që mund t’i vizitoni në Evropë gjatë kësaj stine.

Publikuar

nga

Gjatë verës të gjithë udhëtuan drejt Evropës, dhe tani është vjeshta, koha kur gjethet – dhe numri i vizitorëve fillojnë të bien.

Një raport i fundit nga rrjeti i udhëtimeve luksoze Virtuoso emëroi Parisin, Londrën dhe Firencen si qytetet më të rezervuara për udhëtime në vjeshtë. Por destinacionet e tjera që shpesh anashkalohen nga amerikanët gjatë muajve të vjeshtës ofrojnë mundësinë për të shpëtuar nga turmat dhe për të përjetuar diçka sezonale dhe të jashtëzakonshme, shkruan CNN.

“Vjeshta është një nga kohët më të mira për të vizituar Evropën për shkak të një gamë të gjerë përvojash dhe aktivitetesh që mund të tërheqin një grup të ndryshëm udhëtarësh”, thotë Mina Agnos, udhëheqëse e kompanisë së udhëtimeve luksoze Travelive.

Plazhet dhe temperaturat mbeten të ngrohta për udhëtarët që dëshirojnë të kalojnë kohë në plazh në destinacionet klasike në Spanjë, Portugali dhe Turqi, thotë ajo. Njerëzit që janë të apasionuar pas ushqimit dhe përvojave të kuzhinës mund të kënaqen me një sërë përvojash të shijshme dhe unike gjatë stinës së vjeshtës në Evropë. Kjo për shkak se vjeshta përkon me kohën kur shumë festivale dhe aktivitete të korrjeve të lidhura me ushqimin zhvillohen në rajone të ndryshme evropiane – nga vjelja e ullirit në Greqi, tek pirja në festivalet e vreshtave në Siçili. Vjeshta është gjithashtu ideale për udhëtime më aktive, thotë Agnos, qofshin ato hiking në Spanjë apo mbledhja e gështenjave në Slloveni, ose shikimi i migrimit të grabitqarëve dhe lejlekëve rreth ngushticës së Gjibraltarit.

Konsideroni gjithashtu vizitat në ishull. Vende si Tenerife, Ibiza dhe Mallorca janë të mbushura nga njerëzit gjatë verë, por jo edhe në vjeshtë.

“Ishujt Kanarie kanë qenë gjithmonë të mrekullueshëm nga mesi i shtatorit deri në mes të dhjetorit, kur ka opsione të mira fluturimi dhe më pak turma, duke krijuar një përvojë udhëtimi më të relaksuar”, thotë Brian Young, drejtor menaxhues EMEA në G Adventures. Konsideroni të pushoni në plazhet e arta të Gran Canaria ose të provoni diçka më aktive si një shëtitje dhe një turne të shijimit të verës në Tenerife për një udhëtim ideal në tetor.

Disa nga vendet më të bukura që mund t’i vizitoni në Evropë gjatë kësaj stine janë: Alentejo, Portugali; Dolomites, Itali; Rumania; Mallorca, Spanjë; Selanik, Greqi; Malta; Madeira, Portugali dhe Baden-Baden, Gjermani.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Irani pretendon se ka lëshuar në hapësirë një satelit, fotografon pamje të Tokës

Kjo lëvizje mund të shtojë tensionet me vendet perëndimore.

Publikuar

nga

Irani pretendoi të mërkurën se kishte lëshuar me sukses në hapësirë një satelit që fotografon pamje të Tokës, një lëvizje që mund të shtojë tensionet me vendet perëndimore që druhen se teknologjia e tij hapësinore mund të përdoret për zhvillimin e armëve bërthamore.

Ministri i Iranit për Komunikimin, Isa Zarepour tha se sateliti Noor-3 është lëshuar në orbitë 450 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit, IRNA.

Nuk u bë e qartë se kur u lëshua sateliti.

Lëshimi i satelitit apo vendosja e tij në orbitë nuk u konfirmua nga zyrtarë të Perëndimit.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Në vitet e fundit Irani ka dështuar disa herë të lëshojë satelitë.

Sateliti i fundit u lëshua nga Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit. Gjenerali Hossein Salami, komandanti i Gardës, i tha televizionit shtetëror se lëshimi kishte qenë “një fitore” dhe se sateliti do të mbledhë të dhëna dhe fotografi.

Autoritetet shpërndanë pamje të një rakete që u ngrit nga një strukturë e lëvizshme për lëshimin e raketave, por pa saktësuar se ku ndodhi lëshimi.

Detaje nga videoja e shpërndarë lënë të kuptohet se ajo mund të jetë lëshuar nga baza e Gardës Revolucionare paraushtarake në Shahroud, rreth 300 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Teheran. Baza ndodhet në rajonin e Semnanit, ku ndodhet baza e Imamit Khomeneini për lëshimin e mjeteve hapësinore, ku zbatohet program hapësinor civil i Iranit.

Garda Revolucionare paraushtarake ka programin e vet hapësinor dhe një strukturë ushtarake paralele me forcat e rregullta të armatosura të Iranit dhe i përgjigjet vetëm Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Ajo lëshoi satelitin e parë në hapësirë në prill të vitit 2020. Por kreu i Komanadës së Hapësirës së Shteteve të Bashkuara e mimizoi atë duke thënë se nuk do të ofronte të dhëna të rëndësishme.

Sanksionet e vendosura nga vendet Perëndimore e ndalojnë Iranin të importojë teknologji të përparuar vëzhgimi.

Shtetet e Bashkuara thonë se lëshimi i satelitëve nga Irani, bie ndesh me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe i ka bërë thirrje Teheranit të mos ndërmarrë asnjë veprimtari lidhur me raketa balistike, që ato të kenë dhe të përdorin mbushje bërthamore.

Sipas një vlerësimi të zbulimit amerikan në vitin 2022, zhvillimi i mjeteve për lëshimin e satelitëve “shkurton hapësirën kohore” që Irani të zhvillojë një raketë balistike ndërkontinentale sepse teknologjia është e njëjta.

Irani, në mënyrë të vazhdueshme ka mohuar se po kërkon të zhvillojë armë bërthamore dhe thotë se programi i saj në hapësirë, si për shembull aktivitetet e saj bërthamore, bëhen për qëllime civile.

Shërbimet inteligjente amerikane dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore thonë se Irani braktisi një program të organizuar bërthamor ushtarak në vitin 2003.

Tensionet me vendet e Perëndimit lidhur me programin bërthamor të Iranit janë të larta. Programi bërthamor i Teheranit ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, qëkurse zoti Trump, 5 vjet më parë i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë botërore dhe riktheu sanksionet me pasoja të rënda ndaj Teheranit.

Përpjekjet për rigjallërimin e marrëveshjes ngecën më shumë se një vit më parë.

Që atëherë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore ka thënë se Irani ka mjaftueshëm uranium të pasuruar për të ndërtuar “një sërë” armësh bërthamore, nëse vendos ta bëjë një gje të tillë.

Irani po ashtu po ndërton një bazë bërthamore nëntokësore, që me gjasë do të jetë i paprekshëm nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ose Izraelit.

Të dy vendet kanë thënë se do të ndërmarrin veprime ushtarake nëse është e nevojshme, për të parandaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore.

Irani ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, por thotë se Shtetet e Bashkuara duhet së pari të lehtësojnë sanksionet./syri.net/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Rusia thërret ambasadorin bullgar pas dëbimit të klerikut ortodoks

Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Publikuar

nga

Ministria e Jashtme e Rusisë thirri sot ambasadorin e Bullgarisë, Atanas Krastin, për të protestuar për dëbimin nga vendi të një kleriku ortodoks rus javën e kaluar.

Bullgaria dëboi një klerik rus dhe dy bjellorusë për kryerjen e asaj që i përshkroi si “aktivitete të drejtuara kundër sigurisë dhe interesave kombëtare të vendit”.

Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

Marrëdhëniet historikisht të ngrohta midis Sofjes dhe Moskës janë tensionuar në rritje vitet e fundit, veçanërisht që nga pushtimi i Ukrainës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara