Lajmet

​Covid-19: Në Kosovë 13 të vdekur dhe 158 raste të reja

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dher Skenderaj.

Lajmet

PSD me aksion në Merdarë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka penguar anëtarët e Partia Socialdemokrate (PSD) të vendosin një pankartë me mbishkrimin “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”, në rrethojat të pika kufitare në Merdarë.

Një pankartë me mbishkrimin “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”.

Të njëjtit kanë kërkuar nga PSD që pankartat t’i vendosin jashtë rrethojave, porse këtë e kundërshtuan Partia Socialdemokrate.

Në pankartën e PSD-së, ishte e vendosur figura e kryeministrit, Albin Kurti me një mbishkrim “Jam i ngutshëm, por i kthyeshëm”.

Aksioni i PSD-së u organizua pas vendimit të qeverisë për heqjen e kufizimin në Merdarë për mallrat nga Serbia./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Gjermania ‘në hall’ për ilaçe, ja medikamentet që mungojnë

Published

on

Gjermania po përballet me një krizë të thellë në furnizimin e ilaçeve, ku mungojnë antibiotikët, shurupet për uljen e temperaturës dhe solucione të kripura, duke prekur seriozisht sistemin shëndetësor. Sipas Thomas Preis, president i Shoqatës së Farmacistëve të Renanisë Veriore-Vestfalisë, situata është përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit, duke e bërë të vështirë furnizimin e spitalëve dhe farmacive.

Ministria e Shëndetësisë e landit NRW konfirmoi se spitalet kanë marrë vetëm rreth 50% të sasisë së nevojshme të ilaçeve, krahasuar me 80% që ishin në muajt e mëparshëm. Instituti Federal për Medikamente dhe Produkte Mjekësore (BfArM) parashikon që kjo krizë do të zgjasë për muaj të tërë.

Problemi i mungesës së ilaçeve, sidomos antibiotikëve dhe ilaçeve për fëmijë, ka pasur pasoja të rënda, me një e treta e mjekëve të fëmijëve që raportojnë se cilësia e trajtimit po rrezikohet. Rreth 500 barna të ndryshme mungojnë aktualisht nga lista e barnave të recetave.

Arsyet e mungesave janë komplekse dhe përfshijnë një varg faktorësh, si prodhimi global i fragmentuar dhe varësia nga substancat aktive të prodhuara kryesisht në Kina dhe Indi. Ndryshimet në kërkesat për ilaçe gjatë pandemisë, si dhe problemet në zinxhirët e furnizimit, siç ishin bllokimet e portit të Shangait, gjithashtu kanë kontribuar në këtë krizë.

Ekspertët paralajmërojnë se kthimi i prodhimit në Evropë do të jetë një proces i gjatë dhe i komplikuar, duke e bërë zgjidhjen e situatës edhe më të vështirë. Mungesat e ilaçeve po prekin jo vetëm Gjermaninë, por edhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, duke kërkuar një vëmendje urgjente nga autoritetet përkatëse./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Komisioni Evropian reagon ashpër ndaj tarifave antidumping të Kinës për rakinë

Published

on

By

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj vendimit të Kinës për të vendosur masa të përkohshme antidumping për importet e rakisë nga Bashkimi Evropian (BE).

Në një deklaratë të lëshuar pas njoftimit të Kinës, Komisioni theksoi se “BE merr me seriozitet çdo përdorim të padrejtë të instrumenteve të mbrojtjes tregtare“, duke e quajtur këtë një shkelje të qartë të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), përcjellë UBTNews.

Një tjetër goditje në marrëdhënien tregtare mes Kinës dhe Bashkimit Evropian, e cila është bërë gjithnjë e më konfrontuese gjatë këtij viti. 📷: Benoit Tessier/Reuters

Komisioni njoftoi se do të kundërshtojë me forcë vendosjen e këtyre masave në OBT dhe po shqyrton mundësitë për të mbështetur prodhuesit e BE-së që do të preken nga ky vendim të pajustifikuar. “Ne kemi mjete për të trajtuar ndikimet e dëmshme ndaj prodhuesve të BE-së dhe do të qëndrojmë gjithmonë në mbështetje të tyre dhe të tregtisë së hapur,” tha një përfaqësues i Komisionit.

Nga ana tjetër, Ministria e Tregtisë e Kinës ka arsyetuar vendimin e saj duke thënë se sektori vendas i rakisë është “kërcënuar me dëme të konsiderueshme” dhe se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis hedhjes së rakisë në treg dhe dëmeve për prodhuesit vendas.

Kjo masë, edhe pse përkohshme, pritet të dëmtojë markat e njohura të rakisë si Rémy Martin dhe Hennessy, me Francën që do të jetë më e prekur, pasi vitin e kaluar ajo përbënte 99% të importeve të rakisë në Kinë.

Ky zhvillim vjen pas votimit të fundit të BE-së për të vendosur tarifa për automjetet elektrike kineze, të cilat mund të arrijnë deri në 45%, duke rritur kështu tensionet mes BE-së dhe Kinës. Edhe pse të dyja palët kanë bërë përpjekje për të arritur një zgjidhje të pranueshme, situata duket se vazhdon të përkeqësohet./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Pas mbledhjes së Qeverisë kryeministri Kurti në konferencë për media

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova përfaqësohet nga ministrja Rozeta Hajdari më mbledhjen e sotme të CEFTA-s, ku sipas tij pritet të votohet për zëvendësimin e UNMIK-ut dhe përfaqësimin e Kosovës.

Ai foli edhe për vizitën e nesërme të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ku tha se do të mirëpret të njëjtin.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se nesër do të takohet me ndërmjetësin e BE-së për dialog Miroslav Lajçak, për çka tha se po përgatitet për takimin e radhës në kuadër të dialogut.

Kurti komentoi edhe arrestimet e djeshme në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ambientit dhe Infrastrukturës.

Zyrtari i arrestuar është qe dy dekada në institucione nuk e di pse janë arrestuar“, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara