Sport

Zyrtare: Pensionohet Ribery

Ribery u bë një emër i njohur gjatë kohës së tij me Marseille, por shpërtheu në skenë kur u bashkua me Bayern Munich në verën e vitit 2007.

Publikuar

Franck Ribery edhe zyrtarisht është pensionuar dhe ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli aktiv, duke e konfirmuar se ai do t’i bashkohet stafit të Davide Nicola në Salernitana.

39-vjeçari francez ka luftuar vazhdimisht me lëndime gjatë viteve të fundit, duke e detyruar atë të humbasë rregullisht ndeshjet në sezonin e kaluar për Salernitanan.

Ribery u bë një emër i njohur gjatë kohës së tij me Marseille, por shpërtheu në skenë kur u bashkua me Bayern Munich në verën e vitit 2007, ku edhe e gjeti suksesin dhe lavdinë.

Ribery kaloi 12 vjet me gjigantin gjerman, duke bërë 425 paraqitje në të gjitha garat, dhe duke regjistruar 124 gola dhe 182 asistime mbi emrin e tij.

Ai fitoi nëntë tituj të Bundesligas, gjashtë kupa të Gjermanisë, titullin e Ligës së Kampionëve dhe Kupën e Botës për klube. Pas largimit nga Bayerni, francezi kaloi dy vjet me Fiorentinën përpara se të mbyllte karrierën e tij me Salernitanan.

Duke shkruar sot në faqet e tij në rrjetet sociale, Ribery konfirmoi tërheqjen e tij, duke thënë: “Topi ndalon. Emocionet brenda meje jo. Faleminderit të gjithëve për këtë aventurë të madhe”.

Ribery do t’u thotë lamtumirë tifozëve të Salernitanas përpara ndeshjes së tyre kundër Spezias nesër përpara se të kalojë si pjesë e stafit të klubit.

Trajneri i Salernitanas e konfirmoi lëvizjen e Riberyt në dhomën e pasme të klubit në një konferencë për shtyp sot.

“Të kemi atë në stafin tonë është një kënaqësi, ai mund të kishte bërë gjithçka kudo në botë dhe në vend të kësaj ai ka pranuar të qëndrojë me ne. Ai do të jetë një bashkëpunëtor i gjithanshëm, ai është një trajner i mundshëm për shkak të personalitetit të tij, njohurive dhe aftësisë për të ulur dhe lexuar momente”, tha Davide Nicola.

“Ai tani është në anën tjetër të futbollit dhe do të jetë në gjendje të perceptojë dinamika të ndryshme. Dhe akoma më pëlqen gatishmëria e tij për të mësuar. Shpresoj që nesër të jetë pranë meje në bankën rezervë”, shtoi më tej Nicola.

Përgjatë karrierës së tij, Franck Ribery ka arritur të bëjë 632 paraqitje në të gjitha garat me skuadrat ku ka luajtur, duke regjistruar 151 gola dhe 224 asistime mbi emrin e tij.

Sport

Liverpooli shet disa aksione te një kompani amerikane

FSG bleu Liverpoolin në tetor të vitit 2010 për më shumë se 300 milionë euro.

Publikuar

nga

Pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group (FSG) kanë shitur një pjesë të vogël të aksioneve në klub te investitorët amerikanë Dynasty Equity.

Ka pasur spekulime të shumta gjatë 12 muajve të fundit për qëllimet e FSG për Liverpoolin, pas një lajmi që FSG po e konsideron shitjen e plotë të gjigantit anglez.

FSG bleu Liverpoolin në tetor të vitit 2010 për më shumë se 300 milionë euro.

Kuptohet se aksionet e Equity që ka marrë në Liverpool vlerësohet të jetë me vlerë rreth 80-160 milionë £ dhe nuk i jep Dynasty – e cila u themelua nga Jonathon Nelson dhe K Don Cornwell – fjalë në drejtimin e klubit.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Pjesa e parë: Drita në epërsi, tre gola mes Prishtinës dhe Dukagjinit

Prishtina po avancon 2:1 ndaj Dukagjinit.

Publikuar

nga

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, Prishtina po avancon 2:1 ndaj Dukagjinit.

Krasniqi kaloi Prishtinën në epërsi 1:0 në minutën e 22’, ndërkaq Dukagjini barazoi me autogolin e Mujës në minutën e 30’. Kur shihej se pjesa e parë do përfundonte me këta dy gola, Prishtina gjen sërish epërsinë, kësaj radhe me autogolin e Basrit në minutën e 45+1’.

Ndërkaq, krahas këtij takimi po luhet edhe ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Dritës, ku kjo e fundit hyn në pushim në epërsi prej 1:0.

Golin e vetëm deri tani e ka shënuar Blerim Krasniqi në minutën e 33’.

Pjesa e parë:

Feronikeli ’74 0:1 Drita

Prishtina 2:1 Dukagjini

Vazhdo të lexosh

Sport

Vdes ish-futbollisti dhe trajneri nga Gjakova, Iliaz Sina

Sina ka qenë udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit kosovar me dekada.

Publikuar

nga

Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur nga Gjakova, Iliaz Sina ka ndërruar jetë.

Sina ka qenë udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit kosovar me dekada.

Në karrierën e tij, ai ka luajtur për Vëllaznimin, si dhe ka qenë edhe trajner i kësaj skuadre.

Nën udhëheqjen e tij në vitin 1963-1964 KF Vëllaznimi arrin të futet në ligën e atëhershme të përbashkët të republikës jugosllave të Serbisë (gjegjësisht të Kosovës e cila ishte liga e tretë e ish-Jugosllavisë).

Gjithashtu nën udhëheqjen e tij Vëllaznimi arrin të bëhet kampion katër vite radhazi në këtë ligë 1966 -1970.

Ai ka qenë trajner për një periudhë edhe te FC Prishtina (gjeneratat e reja). 

Vazhdo të lexosh

Sport

Girona, lideri i La Ligas që nuk di për humbje

Ajo ka një pikë më shumë se Real Madridi dhe dy më shumë se Barcelona.

Publikuar

nga

Njëri nga kampionatet më të forta të futbollit evropian, ai spanjoll, i njohur si La Liga, po karakterizohet me një befasi e dorës së parë, së paku në këto shtatë xhirot e para të tij.

Është Girona, skuadra që ka befasuar të gjithë. Ajo ende nuk e ka pësuar asnjë humbje, derisa është liderë e tabelës në La Liga dhe ka një pikë më shumë se Real Madridi dhe dy më shumë se Barcelona.

Skuadra “e vogël” e nisi kampionatin me barazim 1-1 me Real Sociedadin, ndeshje pas së cilës erdhën gjashtë fitore radhazi duke mposhtur skuadrat: Getafe, Sevilla, Las Palmas, Granada, Majorka dhe Villareali.

E pikërisht përballja me Real Madridjn e vendit të dytë është sfida e radhës e Gironës që zhvillohet më 30 shtator, ndeshje e cila mund të jap konfirmime të rëndësishme për synimet e Gironas në këtë edicion.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara