Lajmet

Zyrtare: Këta janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet për kandidatët për deputetë dhe Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 deputetë.

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar në listën e LVV-së me mbi 300 mijë vota.

Ndërsa janë pesë kandidatë nga Lista Guxo e Osmanit që kanë arritur të fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës: Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli, Jeta Statovci dhe Daorsa Kica.

Lajmet

​Pak persona të dënuar për krimet e luftës në Kosovë

Vetëm 15 aktakuza të ngritura.

Publikuar

nga

“Gjatë këtij viti, Zyra e PSRK-së (Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës) ka ngritur 15 aktakuza në drejtim të veprës penale ‘krim i luftës kundër popullatës civile’. Prej 15 aktakuzave të ngritura, tetë prej tyre janë ngritur në mungesë kundër 61 pjesëtarëve të forcave serbe dhe shtatë aktakuza janë ngritur ndaj shtatë pjesëtarëve të forcave serbe të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe të cilët ndodhen në paraburgim”, kështu është bërë e ditur nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) në tryezën e rrumbullakët të organizuar sot me temën “Perspektiva për drejtësinë për krimet e luftës – 25 vite më pas”.

Përmes titullit të raportit “Fillimi i një Faze të Re në Gjykimin e Krimeve te Luftës”, FDHK ka transmetuar mesazh drejt publikut dhe institucioneve përgjegjëse rreth gjendjes aktuale të rasteve të krimeve të luftës.

Në këtë takim është kërkuar edhe bashkëpunim më i madh në mes instancave më të larta shtetërore të Kosovës, teksa theks të veçantë iu dha edhe mungesës së relacioneve me shtetin e Serbisë duke e bërë të vështirë kërkimin për dënimin e dorasëve të këtyre krimeve.

Në fjalën e tij, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka theksuar se Kosova është një storie suksesi për gjithë botën me arritjet që ka shënuar, porse ka shtuar se nuk duhet harruar e kaluara e saj. Ai është zotuar se përmes politikave të saj, do të marrin masat e duhura për gjithë ata që kanë shkaktuar krime në këtë vend.

“Kosova është një storie suksesi për të gjithë botën për luftën e drejtë për çlirim dhe Republika jonë po avancon me ritëm dinamik për familjen euro atlantike dhe duke i dëshmuar botës suksese të larta me arritjen e qytetarëve të saj, megjithatë Kosova nuk mund dhe nuk duhet të shkeputët nga e kaluara e saj, Kosova nuk mund të harroj sakrificën që ka bërë ky populli ynë. Si rrjedhojë, Kosova duhet të avancojë edhe më tej, të avancojë në forcimin e drejtësisë dhe të angazhohet për dënimin e të gjithë atyre të krimineleve të luftës që fatkeqësisht shumica ata ende lëvizin lirshëm nëpër Serbi dhe jo vetëm. Ministria Drejtësisë në këtë drejtim është angazhuar për adresimin e shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut, krimeve të luftës krimeve kundër njerëzimit duke zhvilluar bazën ligjore e cila kishte munguar për shumë vite njëkohësisht duke rritur kapacitetin e institucioneve për adresimin efikas të këtyre çështjeve me propozimin e qeverisë si rrjedhojë e kësaj është miratuar ligji për institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”, tha ai.

Ndërkaq Christoph Fuchs nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka thënë se implementimi i rekomandimeve do të rrisë performancën dhe do të përforcojë institucionet e përfshira.

“Çdo gjykim i suksesshëm, jo që e sjell të vërtetën në dritë por tregon që krimet e luftës nuk do të harrohen dhe kryesit do të jenë përgjegjës. Implementimi këtyre rekomandimeve pa dyshim që do të rrisë performancën dhe do t’i përforcojë këto institucione të përfshira”, tha Fuchs.

Koordinatori i projektit pranë FDHK, Amer Alija, derisa ka prezantuar raportin, ka theksuar se fillimi i gjykimeve në mungesë për krime të luftës në Kosovë shënon një kthesë të re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës. Ai tha se që nga përfundimi i luftës në Kosovë, institucionet gjyqësore, qoftë vendore apo ndërkombëtare kanë dënuar vetëm 74 persona për krimet e luftës në Kosovë, e në anën tjetër janë vrarë më shumë se 10.000 viktima civile.

“Fillimi i gjykimeve në mungesë për krime të luftës në Kosovë shënon një kthesë të re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës, duke paraqitur një sfidë të re për sistemin gjyqësor në Kosovë. Kjo fazë do të jetë një test i rëndësishëm për aftësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit kosovar për të ofruar drejtësi në raste të tilla të ndjeshme. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, institucionet gjyqësore qoftë vendore apo ndërkombëtare kanë dënuar vetëm 74 persona për krimet e luftës në Kosovë, e në anën tjetër janë vrarë më shumë se 10.000 viktima civile. Gjatë vitit 2023 kanë filluar ose në faza të ndryshme janë zhvilluar procedurat penale në 26 lëndë kundër 81 pjesëtarëve të forcave serbe dhe një pjesëtar të UÇK-së”, tha ai.

Ndërsa, Alija gjatë prezantimit të raportit ka rekomanduar që krijimi i bashkëpunimit afatgjatë mes gjyqësorit të Kosovës dhe gjyqësorin ndërkombëtar dhe rajonal me qëllim të shkëmbimit të përvijave dhe aftësimit sa më profesional në fushën e krimeve të luftës. Po ashtu një prej rekomandimeve ka qenë edhe që Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet t’i përzgjedh edhe katër prokurorë të tjerë në kuadër të Departamentit për Krime të Luftës të PSRK-së, për të cilët që nga viti 2022 është ndarë buxheti nga Qeveria e Kosovës.

Në anën tjetër, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, ka thënë se kjo gjykatë iu ka dhënë prioritet absolut trajtimit të rasteve të krimeve të luftës në raport me gjitha rastet tjera.

“Gjykata Themelore e Prishtinës, trajtimit të rasteve të krimeve të luftës ju ka dhënë prioritet absolut në raport me gjitha rastet që nga momenti i krijimit të njejtit. Viteve të fundit është bërë një progres i jashtëzakonshëm, fakti që ka pas një efikasitet në trajtimin e këtyre rasteve, konsideroj se gjitha rastet që janë trajtuar kanë qenë në një afat të arsyeshëm. Fakti që prej vitit të kaluar kanë filluar të ngriten aktakuzat në mungesë është një prioritet për viktimat që të trajtohen rastet që kanë pritur me vite të tëra e që për gjykatën ka qenë sfidë, por falë bashkëpunimit janë caktuar seancat e para dhe shumë shpejt do të kemi edhe aktgjykimet e para në mungesë”, tha ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Në njoftim thuhet se ky financim kap vlerën prej 90 milionë euro dhe mundësohet pasi që Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore.

Publikuar

nga

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore Antonella Bassani kanë nënshkruar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.

Në njoftim thuhet se ky financim kap vlerën prej 90 milionë euro dhe mundësohet pasi që Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore, siç janë forcimi i stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimi i një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimi i tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër.

“Vendimi i Bankës Botërore për të mbështetur Republikën e Kosovës vërteton përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur politikat zhvillimore si dhe për të vazhduar zbatimin e projekteve me interes për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti: Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyret e komunave në veri

Ai tha se kryetarët aktual mund të dalin nga zyra, por jo me banda fashiste të cilat sulmojnë Policinë e Kosovë e KFOR-in.

Publikuar

nga

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 21 prillit që do të mbahet në katër komunat veriore: Mitrovicë të Veriut, Zevçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

Kreu i ekzekutivit tha se Qeveria e udhëhequr nga ai është në shërbim të Komisionit Zgjedhor për këtë proces dhe se Qeveria është garantuese se rezultati i këtij referendumi do të zbatohet në plotni dhe me shpejtësi. Ai tha se kryetarët aktual mund të dalin nga zyra, por jo me banda fashiste të cilat sulmojnë Policinë e Kosovë e KFOR-in.

Duke bërë thirrje për dalje në zgjedhje, ai tha se data 21 prill është mundësi për t’ia ndërprerë mandatin kryetarëve aktual dhe se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm me proces ligjor e jo me banda të dhunshme sepse, sipas tij, një gjë të tillë nuk e lejon Policia e Kosovës.

“Për çështjen e zgjedhjeve që do të mbahen në katër komunat veriore më 21 prill prinë Komisioni Qendror Zgjedhor. Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të tyre. Nga ana jonë është në përgjithësi është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat në të cilat 50 për qind plus një të qytetarëve votojnë për t’ia ndërprerë mandatin kryetarëve aktual të komunave ne jemi garancion që kjo do të zbatohet në plotëni e me shpejtësi. Këta kryetarë mund të dalin nga zyra, por jo me banda fashiste të cilët dhunojnë KFOR-in, juve gazetarët e Policinë e Kosovës. Me zgjedhje hyhet në zyre, nuk hyhet në zyre as me bomba, as me granata e as me armë të tjera me të cilët janë sulmuar personeli personeli i sigurisë në katër komunat veriore. 21 prilli është shansi dhe unë i ftoj të gjithë qytetarët pa dallim etnie e moshe që të dalin e të votojnë më 21 prill për t’ia ndërprerë këtyre katër kryetarëve mandatin ata të cilët mendojnë që nuk kanë qeverisur mirë. Gjithçka duhet me proces ligjor e jo me banda të dhunshme që rrethojnë ndërtesat e komunave. Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyre, nuk lejon Policia e Kosovës”, tha Kurti

Këto deklarime Kurti i bëri gjatë vizitës në fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kjevë-Dollc”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: Ushtria serbe vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës është duke zhvilluar ushtrime ushtarake

Ai ka thënë se ata janë duke bërë ushtrime me dronë luftarakë kamikaz.

Publikuar

nga

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ushtria serbe vetëm 30 kilometra larg kufirt të Kosovës është duke zhvilluar ushtrimet e tyre kryesore ushtarake. Ai ka thënë se ata janë duke bërë ushtrime me dronë luftarakë kamikaz.

Ai ka thënë se këto ushtrime janë duke u zhvilluar vetëm 3 kilometra largë kufirit me Malin e Zi dhe se me këto sjellje Serbia po tregon që është aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“30 kilometra larg kufirit të Kosovës në Pjeshtër të Sangjakut është duke u zhvilluar dita mbase kryesore e ushtrimit të tyre ushtarak të quajtur “Vihor 2024” ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarak kamikaz dhe  vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveq se është 30 km larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi. Kjo është edhe një dëshmi që Serbia është autoriteti, instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim edhe për Republikën tonë të cilën nuk e njeh por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve në rajonin tonë. Ushtrimi që po e behet në Peshtër të Sanxhakut, pra paraqet kërcënim, ndërkaq në anë tjetër, paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak”, ka thënë ai.

Kryeministri këto deklarime i bëri në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Kjevë-Dollc.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara