Sport

Xavi: Udhëtojmë drejt Bayernit vetëm për fitore

Xavi nuk ka qenë i kënaqur me ndeshjen e mbrëmshme kundër Benficas.

Publikuar

Trajneri i ri i Barcelonës Xavi nuk ka qenë i kënaqur me ndeshjen e mbrëmshme kundër Benficas në Ligën e Kampionëve, në të cilën të dy skuadrat barazuan me rezultat 0:0.

“Blaugranët” dështuan që të sigurojnë biletën drejt fazës eliminatore të kësaj gare, pavarësisht një paraqitjeje ku u treguan dominues në të gjithë ndeshjen, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, Xavi tani është bërë trajneri i 13 në histori të Barcelonës që nuk pëson humbje në ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve.

Pas barazimit mbrëmë, Barcelonës i duhet ta mposhtë Bayernin në “Allianz Arena” për të siguruar kualifikimin tutje, dhe tani trajneri Xavi ka insistuar që do të udhëtojnë drejt gjigandit gjerman me një mentalitet pozitiv.

“Ne ishim më shumë superiorë se Benfica. Nëse do të kishim shënuar ne do të ishim tani duke folur për një ndeshje të mirë. Ne e marrim këtë pikë që do të thotë shumë. Kemi edhe një xhiro, dhe duhet të shkojmë drejt Gjermanisë për fitore”, tha Xavi.

“Ne kemi vetëm një gol në dy ndeshje që prej se jam trajner, dhe e kemi shënuar nga penalltia. Është e qartë që duhet të jemi më efektiv. Duhet të shkojmë drejt Munichut vetëm për të fituar, ne jemi Barcelona”, shtoi trajneri i “Blaugranëve”.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, Barcelona tani renditet në vendin e dytë me vetëm shtatë pikë, dy sosh larg vendit të tretë dhe kundërshtarit të mbrëmshëm Benficas që zë vendin e tretë në Grupin E.

Sport

​Akil Gjakova e nis me fitore Evropianin e xhudos në Zagreb

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova në raundin e parë e mposhti xhudistin slloven, Martin Hojak.

Publikuar

nga

Xhudisti Akil Gjakova e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian të xhudos për Senior, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova në raundin e parë e mposhti xhudistin slloven, Martin Hojak.

Tani në raundin e dytë Akili do të përballet me xhudistin nga Bullgaria, Mark Hristov.

Vazhdo të lexosh

Sport

Joel Matip në shënjestrën e dy klubeve të Serie A

Bëhet fjalë për skuadrën e Lazios dhe Romës.

Publikuar

nga

Kontrata e qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Joel Matip skadon në fund të këtij sezoni dhe siç bëhet e ditur “The Reds” nuk e kanë ndërmend të rinovojnë me kamerunasin, kështu një lëvizje e tij nga Premier League me shumë gjasë mund të ndodhë.

Së fundmi 32-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të mëdha të Serie A. Bëhet fjalë për skuadrën e Lazios dhe Romës, të cilat mund të hapin negociatat me futbollistin gjatë javëve të ardhshme.

Për të dy klubet romake, arritja e një marrëveshje varet nga sigurimi i kualifikimit në gara evropiane, madje edhe vetë lojtari është i hapur për një lëvizje në kryeqytetin italian./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Ancelotti zbulon se kur do të rikthehet portieri Thibaut Courtois

31-vjeçari belg pësoi një dëmtim në gju në mesin e muajit gusht, teksa tani thuhet se është gati të rikthehet në fushat e gjelbërta.

Publikuar

nga

Real Madrid e nisi sezonin 2023/2024 me shumë vështirësi. “Los Blancos” qysh në fillim u përballën me lëndimin e portierit kryesor, Thibaut Courtois. 31-vjeçari belg pësoi një dëmtim në gju në mesin e muajit gusht, teksa tani thuhet se është gati të rikthehet në fushat e gjelbra.

Madje një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Real Sociedad.

“Courtois është mirë dhe besoj se do të jetë pjesë e skuadrës nga java e ardhshme në kampionat, në ndeshjen kundër Cadiz. Madje mendoj se edhe mund të luaj në atë sfidë”, u shpreh italiani.

Kështu Real Madrid gjen përforcime në një pjesë të rëndësishme të sezonit, por pa harruar se edhe Lunin ka treguar paraqitje të nivelit të lartë deri më tani./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Vjen oferta e parë për sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee

Së fundi sipas mediumeve italiane bëhet e ditur se një nga klubet e që ka filluar negocimin për futbollistin e Bolognas është Arsenali.

Publikuar

nga

Joshua Zirkzee po kalon një sezon të jashtëzakonshëm këtë vit në Serie A te Bologna. Sulmuesi holandez është një nga futbollistët kryesorë të skuadrës së Thiago Motta-s me 12 gola të shënuara dhe gjashtë asistime të dhuruara në 34 paraqitje deri më tani në të gjitha kompeticionet. Kjo ka bërë që ish-futbollisti i Bayernit të Munich-ut t’ua tërheq vëmendjen disa klubeve të mëdha evropiane.

Së fundi sipas mediumeve italiane bëhet e ditur se një nga klubet e që ka filluar negocimin për futbollistin e Bolognas është Arsenali, të cilët njëkohësisht janë në bisedime me agjentin e lojtarit, Kia Joorabchian, ku edhe është gati t’i ofrojë yllit të Bolognas një pagë me vlerë gjashtë milionë euro në vit, por pa harruar se duhet të përballet me konkurrencen e Interit, Milanit, Aston Villas dhe Manchester United, të cilët poashtu po e ndjekin me interes të lartë lojtarin.

Për Arsenalin 22-vjeçari tanimë është bërë prioritet sa i përket përforcimeve për sezonin e ardhshëm dhe pritet t’i dërgojë një ofertë Bolognas në javët në vijim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara