

Kulturë
”Vogue”: Shqipëria në krye të preferencave turistike të Dua Lipas
Published
2 years agoon
By
UBT newsDua Lipa nuk është vetëm një superstare e muzikës pop, por është edhe një eksploruese me përvojë, shkruan filiali indian i ”Vogue”.
Nga Shqipëria në limanet e Greqisë, më poshtë renditen disa nga destinacionet e saj të preferuara për të frymëzuar pushimet tuaja të ardhshme.
Dua Lipa tregon destinacionet e saj të preferuara të pushimeve, vendin e parë të të cilave e zë Shqiparia:
Shqipëria
Nga trashëgimia shqiptare, Dua Lipa pëlqen të shfrytëzojë sa më shumë verën në shtëpi.
Një destinacion që thjesht pret të zbulohet, Shqipëria është e mbushur me plazhe sublime, shkëmbinj shkëmborë dhe fshatra tradicionalë, të gjitha këto mbeten relativisht të paprekura nga turizmi masiv.
Peloponezi
Në bordin e një varke me vela këtë verë, Dua Lipa eksploroi limanin qiellor të Peloponezit. Sekreti më i mirëmbajtur i Greqisë , ky rajon në jug të vendit është një përzierje fshatrash të vegjël, plazhe të virgjëra dhe fshatra të gjelbëruara.
Auckland
Ndërsa Zelanda e Re priti Kupën e Botës të Futbollit për Femra, Auckland po fluturon lart. I vendosur midis dy gjireve në oqeanin Paqësor, destinacioni është urban, por vetëm disa kilometra larg zonave natyrore që të lënë pa frymë.
Tokio
Me hotelet e fshehura brenda rrokaqiejve të stilit të viteve 1970, kopshtet Zen dhe sportelet ku mund të shijoni kuzhinën e shkëlqyer japoneze, Tokio ishte gjithashtu në radarin e Dua Lipa këtë vit, transmeton ATSh.
Mexico City
Falë jetës së tij të bollshme kulturore, arkitekturës shumëngjyrëshe, gastronomisë që nuk njeh kritikë dhe jetës emocionuese të natës, Mexico City është një nga destinacionet yje të verës, i miratuar edhe nga Dua Lipa.
Magazinë
Pete Davidson zbulon plagë të thella familjare mes një paraqitjeje të re në skenë
Published
13 hours agoon
July 1, 2025By
UBT News
Pete Davidson, komediani i njohur 31-vjeçar, ka treguar publikisht një kapitull të errët të jetës së tij familjare, gjatë një shfaqjeje në Newark, në kuadër të festivalit “North to Shore”.
I njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe humorin e errët, Pete foli për gjyshin nga nëna një njeri me të cilin ka marrëdhënie të tendosur dhe që aktualisht po përballet me një sëmundje të rëndë të mushkërive.
Në skenë, Pete rrëfeu se gjyshi vuante nga emfizema dhe kancer në mushkëri, por theksoi se nuk ka lidhje emocionale me të, shkruan DailyMail.
Ai tregoi se ai e kishte keqtrajtuar gjatë fëmijërisë e shprehu ndjenja të përziera për shëndetin e përkeqësuar, duke e përshkruar si “njeri i vjetër që po vdes”, ndonëse shtoi se po përpiqet të jetë pranë nënës së tij, e cila po kalon momente të vështira.
Pete solli kujtime nga fëmijëria e përmendi përpjekjet për të gjetur ndonjë kujtim pozitiv, duke shtuar se dëshiron të ndihmojë mamanë e tij, të cilën e konsideron si një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij. Shfaqja shënoi ndryshim për Pete, i cili ishte me pamje të re, mjekër e mustaqe, me stil serioz.
Ai gjithashtu ka nisur heqjen e tatuazheve, duke e quajtur këtë një mënyrë për t’u shkëputur nga një version i kaluar dhe i dhimbshëm i vetes.
Pavarësisht sfidave me shëndetin mendor dhe të kaluarën e vështirë përfshirë humbjen e babait në sulmet e 11 shtatorit Pete vazhdon të përdorë skenën si një hapësirë për të shprehur veten me ndershmëri brutale e për të përballuar demonët me humor, duke fituar simpatinë e audiencës për sinqeritetin e tij.
Magazinë
Si e kaloi Princesha Diana ditëlindjen e saj të fundit?
Published
14 hours agoon
July 1, 2025By
UBT News
Vetëm dy muaj para aksidentit tragjik me makinë që i mori jetën Princeshës Diana, ajo e kaloi ditëlindjen e saj të fundit në një gala, por jo pa ndarë pak kohë për t’u takuar me fansat e saj.
Princesha festoi ditëlindjen e saj të 36-të më 1 korrik 1997 me stil, duke marrë pjesë në një gala të mbajtur për nder të 100-vjetorit të Galerisë Tate në Londër.
Ajo u shfaq me fustan të zi me rruaza që e mori si dhuratë për ditëlindje nga i dashuri, stilisti Jacques Azagury, ndërsa aksesori i saj ishte një gjerdan i shndritshëm me gurë të gjelbër dhe vathë që përputhen.
Diana gjeti kohë për të përshëndetur fansat që ishin mbledhur jashtë muzeut dhe po i uronin ditëlindjen. Ata mbuluan me dhurata për ditëlindje, duke përfshirë kartolina, lule dhe një tullumbace të vogël rozë me një arush pelushi vizatimor mbi të.
“Diana kishte një talent me njerëzit. Ajo mund ta bënte këdo të ndihej rehat me të”, tha më parë vëllai i saj, Charles, për People.
Vera e saj e fundit përfshinte një udhëtim në SHBA, ku foli në një gala të Kryqit të Kuq dhe takoi Hillary Clinton, dhe vizitë në Bosnjë për të punuar në një fushatë për viktimat e minave tokësore. Ajo kaloi pushimet në Saint-Tropez me të dashurin Dodi Al Fayed e dy djemtë e saj, Princin William e Princin Harry.
Pasi kaluan nëntë ditë me Al Fayed duke pushuar në Rivierën Franceze dhe Italiane, çifti mbërriti në Paris më 30 gusht. Disa orë më vonë, si Diana ashtu edhe Dodi u vranë në një aksident me makinë në tunelin Pont de l’Alma, ndërsa udhëtonin nga hoteli Ritz Paris në një apartament tjetër në qytet.
Magazinë
Kapelja që “vodhi shfaqjen”, DiCaprio komentohet pas paraqitjes në dasmën e Jeff Be-së
Published
17 hours agoon
July 1, 2025By
UBT News
Leonardo DiCaprio ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për një rol të ri kinematografik, por për stilin e tij të pazakontë në dasmën luksoze të Jeff Bezosit dhe Lauren Sánchezit, të zhvilluar në Venecia.
Aktori hollivudian, i njohur për paraqitjet e tij të rafinuara në tapetin e kuq, u shfaq me një kombinim që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale: një smoking klasik i zi i kombinuar me një kapele sportive që i mbulonte pothuajse tërë fytyrën.
Kjo pamje e pazakontë e DiCaprio-s, ndërsa ecte drejt vendit të ceremonisë në ishullin San Giorgio Maggiore, nuk i shpëtoi syrit të pjesëmarrësve dhe aq më pak atij të internetit. Ndërkohë që përpiqej të qëndronte nën radar, koka me mbishkrimin “Los Angeles Dodgers” e bëri të pamundur këtë përpjekje – përkundrazi, e bëri një nga figurat më të përfolura të mbrëmjes.
Reagimet në rrjet nuk munguan. Disa e morën me humor, duke komentuar se aktori “po përpiqej të ishte i padukshëm, por përfundoi në qendër të gjithë vëmendjes”. Të tjerë e ironizuan me batuta si: “Leo, ky nuk është një mision sekret”, apo “Hiqe kapelen, nuk je në stadium”.
Magazinë
Beyoncé kritikohet për shkak të mbishkrimit në bluzën e saj
Published
19 hours agoon
July 1, 2025By
UBT News
Beyoncé është përballur me një valë kritikash pas performancës së saj në Paris në kuadër të turit Cowboy Carter, ku u shfaq me një bluzë që shumë e konsideruan fyese ndaj popujve indigjenë.
Bluza e veshur nga këngëtarja gjatë një koncerti për nder të Juneteenth (dita që shënon fundin e skllavërisë në SHBA) paraqiste figurat e Buffalo Soldiers, njësi të ushtrisë amerikane të përbëra nga ushtarë afrikano-amerikanë që vepruan nga fundi i shekullit XIX deri në fillim të shekullit XX.
Por, problemi lindi nga mbishkrimi në pjesën e pasme të bluzës, ku thuhej:
“Armiqtë e tyre ishin armiqtë e paqes, rendit dhe vendbanimeve: indigjenët luftarakë, banditët, hajdutët e bagëtive, vrasësit, kontrabandistët, shkelësit e ligjit dhe revolucionarët meksikanë.”
Foto dhe video të performancës me këtë bluzë janë të publikuara edhe në faqen zyrtare të Beyoncé.
Shumë ndjekës, aktivistë indigjenë dhe personalitete të rrjeteve sociale kanë reaguar ashpër ndaj përshkrimit që i bëhet në bluzë amerikanëve indigjenë dhe revolucionarëve meksikanë, duke e cilësuar atë si anti-indigjene dhe përkrahëse të imperializmit amerikan.
Kritikat u shtuan edhe më shumë nga aktivistë, studiues dhe artistë indigjenë, por edhe nga fansa të vetë këngëtares, të cilët kërkojnë një falje nga ajo.
Kush ishin Buffalo Soldiers?
Ishin pjesë e 6 njësive të ushtrisë amerikane të krijuara pas Luftës Civile të SHBA-së më 1866. Përbëheshin nga ish-skllavë të liruar, njerëz të lirë me ngjyrë e veteranë të Luftës Civile. Ata morën pjesë në qindra konflikte, nga lufta me Spanjën, deri te Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, derisa u shpërbënë më 1951.
Ndërsa roli i tyre në historinë amerikane është i rëndësishëm, diskutimi aktual rreth bluzës së Beyoncé ka hapur një debat të thellë mbi mënyrën se si paraqiten kapituj të ndërlikuar të historisë, dhe se kush mbetet viktimë e kësaj narrative.

Ja fktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Abraham nga aeroplani, do të jem në sulm me dyshen shqiptare

Pete Davidson zbulon plagë të thella familjare mes një paraqitjeje të re në skenë

Dubai bën testin e parë, synon të “luftojë” trafikun me Taksitë Ajrore Joby deri në 2026

Si e kaloi Princesha Diana ditëlindjen e saj të fundit?

Ky çaj e parandalon sulmin në zemër

Ansu Fati zyrtarizohet te Monaco

Kremlini mohon pretendimet e SHBA-së se Rusia po zvarrit bisedimet e paqes në Ukrainë

SHBA heq sanksionet ndaj Sirisë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane