Lajmet

Vdes Sahit Dragaj

Publikuar

Ka vdekur sot në moshën 78-vjeçare, Sahit Dragaj.Dragaj ishte punëtor shumëvjecar i Radiotelevizionit të Prishtinës .

Një kohë ishte edhe udhëheqës i Drejtoratit për Pronën e Paluajtshme në Komunën e Prishtinës, kurse, punoi edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, deri në pensionim.

Pas pensionimit themeloi dhe ishte kryetar i Partisë së parë të Pensionistëve të Kosovës.Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën në varrezat e qytetit në Prishtinë , njoftuan familjarët./UBT News

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Begaj: Mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE shumë e rëndësishme

Kështu deklaroi ai pas takimit me presidentin austriak.

Publikuar

nga

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot presidentin e Austrisë, Van der Bellen, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë vazhdimisht Kosovës, si dhe për liberalizimin e vizave, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi, që theksoi se është kaq të rëndësishëm për paqen në rajon.

Begaj në konferencën e përbashkët për media me presidentin Van der Bellen, tha se është shumë e rëndësishme mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Shumë e rëndësishme është mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderova Presidentin Van der Bellen për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë vazhdimisht Kosovës, si dhe për liberalizimin e vizave, si dhe së fundmi, për dialogun Kosovë – Serbi, kaq të rëndësishëm për paqen në rajon”, tha ai.

Ai shtoi se së bashku me presidentin e Austrisë kanë ndarë bindjen se ekzistojnë mundësi të shumta për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve.

“Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm aktiv në mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë; veçanërisht për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, e cila përfaqëson një hap të rendësishëm në kuadrin e avancimit të bisedimeve për integrim europian midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, kjo vizitë është gjithashtu, një dëshmi e mëtejshme e angazhimit serioz të Austrisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, si një vend me lidhje të shumta me këtë rajon, me vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm që rajoni ynë të jetë pjesë e familjes evropiane”, tha ai.

Ai ka falënderuar presidentin Van der Bellen për mbështetjen e Austrisë për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndërsa, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen tha se mbështet atë çfarë tha presidenti Begaj, pasi bisedimet në Ohër me pjesëmarrjen e Borrell, mund të ishin një gur themelor në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Van der Bellen u shpreh se “dialogu midis këtyre vendeve sigurisht që është i vështirë, por të dy janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje nga të dyja palët, të dyja vendet nuk do kenë të ardhme drejt Bashkimit Evropian”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së do të vizitojë centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s këtë javë

Ai do të vlerësojë sigurinë bërthamore dhe sigurinë e objektit.

Publikuar

nga

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, pritet të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s në Ukrainë gjatë kësaj jave.

Përmes një postimi të dielën në Twitter, ai ka thënë se do të vlerësojë sigurinë bërthamore dhe sigurinë e objektit.

“Unë do të vazhdojë përpjekjet për të mbrojtur centralin bërthamor gjatë vazhdimit të konfliktit ushtarak”, deklaroi ai mes tjerash.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se Grossi dëshiron të shoh evoluimin e situatës nga muaji shtator dhe të flasë me ata që operojnë në objekt./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjermani: Rrjeti i transportit publik hyn në grevë, punëtorët kërkojnë paga më të larta

Dy nga sindikatat më të mëdha të Gjermanisë po kërkojnë paga më të larta.

Publikuar

nga

Rrjeti i transportit të Gjermanisë është pothuajse në një ndalesë, kjo pasi vendi përjeton një nga grevat më të mëdha në dekada.

Stafi në aeroporte, porte, hekurudha, autobusë dhe metro u largua pak pas mesnate për një ndalim 24-orësh.

Dy nga sindikatat më të mëdha të Gjermanisë po kërkojnë paga më të larta për në koston e jetesës.

Ministrja e Brendshme e vendit Nancy Faeser tha se ishte optimiste se një marrëveshje do të arrihet këtë javë.

“Shumë punonjës të shërbimeve publike po vuajnë çmimet e larta të energjisë dhe inflacionin e lartë” i tha ajo Reuters të hënën. “Kjo është arsyeja pse është detyra jonë të gjejmë një marrëveshje të mirë”.

Kohët e fundit ka pasur largime nga nëpunës të tjerë publikë.

“Megagreva” e së hënës, siç është quajtur në mediat lokale, ka prekur trenat e udhëtarëve dhe rajonalë të operuar nga Deutsche Bahn, operatori hekurudhor kombëtar i Gjermanisë.

Shërbimet e transportit lokal, përfshirë tramvajet dhe autobusët, gjithashtu nuk funksionojnë në shtatë shtete.

“Çmimet e benzinës dhe të ushqimeve janë rritur”, tha një protestues në Berlin për agjencinë e lajmeve AFP. “Po e vërej në portofolin tim”.

Mijëra fluturime janë anuluar, përfshirë dy nga aeroportet më të mëdha të vendit – Mynihut dhe Frankfurtit.

Fluturime të shumta nga aeroporti i Mynihut gjithashtu u ndërprenë të dielën nga aksionet e grevës./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Suedia ofron mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

U tha se Suedia po punon edhe për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE.

Publikuar

nga

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë priti të hënën në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Aty u konfirmua mbështetja e Suedisë ndaj Kosovës në proceset euro-integruese, veçmas në anëtarësimin në Këshill të Evropës. Derisa u bë e ditur se kompania suedeze e veturave Volvo pritet të hap së shpejti degën e saj në Kosovë.

Pas takimit me ambasadorin Westerlund, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Arbëreshë Hyseni-Kryeziu, në një konferencë për medie, tha se Suedia e cila udhëheq me Këshillin e Bashkimit Evropian, po punon edhe për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE.

“Me ambasadorin Westerlund folëm specifikisht për proceset integruese në për të cilat po kalon Kosova dhe atë që Suedia po bën gjatë këtyre muajve kur edhe po udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian. Sigurisht ka mundësi që nga afër të diskutojë qoftë me pesë vendet jonjohëse apo me vendet të tjera që janë të përfshira në proceset integruese, në të cilat është e përfshirë edhe Republika e Kosovës. Këtë po e bën dhe po e mbështetë jashtëzakonisht shumë shtetin tonë. Ne kemi parë se Suedia publikisht dhe hapur e ka ofruar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe ka pranuar edhe aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian. Këtu pozicioni i tyre mbetet pak më i mbyllur për shkak të faktit se ata po udhëheqin me presidencën, jo se ata janë kundër apo kanë vërejtje për këtë çështje”, tha ajo.

Krahas kësaj, Kryeziu-Hyseni bëri të ditur se ambasadori Westerlund iu ka konfirmuar se shumë shpejt kompania Volvo do të hap degën e saj më të re në Kosovë.

“Po punohet jashtëzakonisht shumë që të sjellën investitor të huaj, më specifikisht nga Suedia në Republikën e Kosovës. Me sa duket na u tha se jo shumë larg do të shkojë prej kur Volvo do të hap degën e saj më të re këtu në Kosovë. Jo vetëm Volvo, kemi edhe dy kompani të rëndësishme që tashmë kanë hapur bizneset e tyre”, tha ai.

Në anën tjetër, ambasadori suedez në PrishtinëJonas Westerlund nuk pranoi të prononcohet para mediave në lidhje me këtë takim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara