

Lajmet nga UBT
UBT shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nderon me çmimin më të lartë institucional ish-presidentin Fatmir Sejdiu dhe filantropin italian Salvatore Tafuro
Published
5 months agoon
By
UBTnewsNë një ceremoni solemne, UBT shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një ditë me rëndësi të veçantë për kombin shqiptar dhe historinë e vendit. Me këtë rast, Këshilli Akademik i UBT-së ndau çmimin më të lartë institucional për dy personalitete me kontribut të jashtëzakonshëm në paqe, siguri dhe zhvillim: ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dhe Presidentin dhe Themeluesin e R.I. Group dhe “Hospitals Without Borders”, Salvatore Tafuro.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, profesorë, studentë dhe të ftuar të shumtë.
Rektori Hajrizi, theksoi rëndësinë e vlerësimit të personaliteteve që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të ardhmen e Kosovës.
“Në këtë ditë të shënuar, UBT ka nderin të vlerësojë dy personalitete të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në paqe, siguri dhe zhvillim: ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dhe Salvatore Tafuro, President dhe Themelues i R.I. Group dhe “Hospitals Without Borders”. Presidenti Sejdiu ka luajtur një rol kyç në konsolidimin e shtetit të Kosovës, duke udhëhequr me vizion në momentet më të rëndësishme të historisë sonë dhe duke forcuar pozitën ndërkombëtare të vendit. Salvatore Tafuro, nga ana tjetër, ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm në ndihmën humanitare ndaj shqiptarëve gjatë krizave më të vështira, duke krijuar kushte ekzistenciale për refugjatët shqiptarë të larguar nga Kosova drejt Shqipërisë në vitin 1999. Ai ka ndihmuar popullin tonë në periudha kritike dhe ka themeluar Hospitals Without Borders, një iniciativë që synon të ofrojë ndihmë shëndetësore dhe humanitare në zonat e krizës. Ky çmim është një shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të madh ndaj Kosovës dhe njerëzimit”, tha Rektori Hajrizi.
Në vijim, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e arsimimit dhe formimit të brezave të rinj, si një garanci për të ardhmen e vendit.
“Ne të gjithë kemi një përgjegjësi të madhe për të edukuar një brez të ri profesionistësh të ardhshëm, njerëz të pasur shpirtërisht dhe qytetarë të denjë të Kosovës. Vetëm përmes diturisë, inovacionit dhe përkushtimit do të arrijmë ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë dhe një atdhe të dashur për të gjithë”, u shpreh ai.
Në fjalën e tij, ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, u shpreh thellësisht i nderuar nga ky vlerësim dhe reflektuar mbi rrugëtimin e shtetit të Kosovës:
“Ndihem i prekur, pozitivisht, dhe i nderuar nga ky çmim, veçanërisht në këtë përvjetor të Pavarësisë së Kosovës. Sot, ne kujtojmë të kaluarën tonë të vështirë dhe shikojmë drejt të ardhmes me vizion dhe shpresë. Historia jonë ndahet në dy epoka të rëndësishme: periudha para pavarësisë, e mbushur me sakrifica dhe përpjekje për të siguruar lirinë tonë, dhe periudha pas shpalljes së pavarësisë, e cila ka hapur horizonte të reja për zhvillimin dhe përparimin tonë. Nuk mund të mos përmend presidentin historik Ibrahim Rugova dhe komandantin legjendar Adem Jashari, të cilët përbëjnë një binom të pashkëputshëm në historinë tonë. Rugova, me diplomacinë dhe vizionin e tij, e çoi të vërtetën e Kosovës në çdo cep të botës, ndërsa Adem Jashari, me sakrificën e tij sublime, mbrojti pragun e shtëpisë dhe nderin e kombit”, u shpreh Dr. Sejdiu.
Salvatore Tafuro, personalitet i shquar i fushës së filantropisë dhe ndihmës humanitare, shprehu mirënjohjen e tij për këtë vlerësim dhe përcolli një mesazh të fuqishëm për të rinjtë kosovarë.
“Është një nder i veçantë për mua të jem vlerësuar nga UBT, një institucion që mishëron dijen dhe përparimin e Kosovës. Gjatë viteve të vështira të luftës dhe pas saj, Kosova tregoi se është një popull i vogël, por me një zemër të madhe, me një dëshirë të madhe për t’u bërë një shtet i zhvilluar dhe i fuqishëm. Dua t’u përcjell një mesazh të veçantë të rinjve dhe akademikëve të UBT-së: sukseset më të mëdha në jetë arrihen kur përdorim trurin, duart dhe zemrën. Vetëm duke kombinuar dijen, punën dhe humanizmin, mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për veten dhe për shoqërinë tonë”, potencoi Tafuro.
Në fjalën e tij, Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, e vlerësoi këtë nismë të UBT-së si një akt të rëndësishëm për nderimin e personaliteteve që kanë dhënë kontribut të çmuar në fusha të ndryshme.
Përmes kësaj ceremonie, UBT edhe një herë dëshmoi përkushtimin e saj ndaj vlerave të lirisë, dijes dhe humanizmit, duke nderuar figura që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe zhvillimin e Kosovës.
UBT do të vazhdojë misionin e tij për të formuar liderë të rinj dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi, duke mbetur një nga institucionet më të rëndësishme akademike dhe zhvillimore në Kosovë dhe më gjerë.
You may like
-
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26
-
UBT forcon bashkëpunimin ndërkombëtar me një nga universitetet më prestigjioze në Greqi – University of Thessaly
-
UBT zgjeron rrjetin ndërkombëtar: Partneritet i ri me Fakultetin e Arteve Grafike të Universitetit të Zagrebit
Lajmet nga UBT
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26
Published
14 hours agoon
July 1, 2025By
UBTnews
UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/2026, në të gjitha programet e studimit, në nivelet: Bachelor dhe Master, të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MAShTI.
Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.
Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor i gjeni në këtë link:
Për regjistrimin në studimet Master kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.
Programet e studimit në UBT, në nivelin Master i gjeni në këtë link:
Qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:
- Prishtinë;
- Lipjan;
- Prizren;
- Pejë;
- Ferizaj;
- Gjilan.
Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:
- Erasmus+;
- CEEPUS;
- PoSIG, etj.
Gjuha e studimeve:
- Gjuhë shqipe;
- Gjuhë angleze;
- Mundësia e studimit në gjuhë të tjera.
Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:
- Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime;
- Sistem online dhe qasje në kompjuterë;
- Licenca falas për softuerë;
- Praktikë në kompani vendore dhe ndërkombëtare;
- Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore;
- Praktikë dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë;
- Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, IPMA, etj;
- Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK.
- Integrim të Inteligjencës Artificiale – VR/AR.
Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:
- Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar (Për shtetasit jashtë Kosovës nuk nevojitet);
- Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
- Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar;
- Ekstrakti i lindjes.
Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ju lutemi që të ndiqni linkun: ubt-uni.net, na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: Facebook, Instagram, Twitter, LinkedIn dhe TikTok.
Leading the Way
#jointheLEADER
Lajmet nga UBT
UBT International Smart Schools tani edhe në Prizren: Promovohen drejtimet për mjekësi në ditën e Testit të Arritshmërisë
Published
5 days agoon
June 27, 2025By
UBTnews



Lajmet nga UBT
UBT International Smart Schools tani edhe në Gjilan me dy programe në mjekësi
Published
6 days agoon
June 26, 2025By
UBTnews
UBT International Smart Schools sjellë në Gjilan dy drejtime në Shkollën e Mesme të Mjekësisë: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor. Kjo është mundësia ideale për nxënësit që duan të ndjekin një profesion të sigurt në fushën e shëndetësisë.
Me pajisje moderne dhe mësim me metoda bashkëkohore, shkolla ofron përgatitje të plotë praktike dhe teorike për profesionistët e ardhshëm të mjekësisë.
Programe të ofruara:
Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
Teknik i Laboratorit Mjekësor
Nxënësit do të kenë mundësi të praktikojnë në institucione shëndetësore dhe të mësojnë nga profesionistë me përvojë, duke u përgatitur për sfidat e tregut të punës në sektorin e shëndetësisë.
Mos e humb shansin të bëhesh pjesë e kësaj rrugë të sigurt profesionale. Regjistrohu tani — vendet janë të kufizuara!
Lajmet nga UBT
Tani edhe në Prizren: UBT International Smart Schools me dy drejtime të mjekësisë
Published
6 days agoon
June 26, 2025By
UBTnews
UBT International Smart Schools zgjeron ofertën arsimore dhe edukative me dy drejtime në Shkollën e Mesme të Mjekësisë: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë dhe Teknik i Laboratorit Mjekësor, duke i ofruar nxënësve të Prizrenit mundësinë për të ndjekur një karrierë të sigurtë në fushën e mjekësisë.
Me një infrastrukturë moderne dhe metodologji të avancuar të mësimdhënies, shkolla sjell mundësi të shumta për të rinjtë që duan të specializohen në profesionet mjekësore.
Nxënësit tani mund të zgjedhin mes dy programeve kryesore:Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
Teknik i Laboratorit Mjekësor
Këto drejtime janë të fokusuar në inovacion, praktikë të drejtpërdrejtë në institucione shëndetësore dhe zhvillimin profesional të garantuar. Përmes bashkëpunimit me profesionistë të fushës dhe praktikave në ambiente reale, të rinjtë do të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe sfidat e sektorit të shëndetësisë.
Për të qenë pjesë e gjeneratës së re të profesionistëve që kujdesen për shëndetin, regjistrohu tani! Vendet janë të limituara.
REGJISTROHU ONLINE

Ja fktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Abraham nga aeroplani, do të jem në sulm me dyshen shqiptare

Pete Davidson zbulon plagë të thella familjare mes një paraqitjeje të re në skenë

Dubai bën testin e parë, synon të “luftojë” trafikun me Taksitë Ajrore Joby deri në 2026

Si e kaloi Princesha Diana ditëlindjen e saj të fundit?

Ky çaj e parandalon sulmin në zemër

Ansu Fati zyrtarizohet te Monaco

Kremlini mohon pretendimet e SHBA-së se Rusia po zvarrit bisedimet e paqes në Ukrainë

SHBA heq sanksionet ndaj Sirisë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane