Lajmet nga UBT

UBT – Korça Innovation & Technology Hub, një qendër unike e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri

Web Programming, Graphic Design, Robotics and 3D Max, Social Media Management, JavaScript, App Developement, Stock Trading dhe shumë e shumë trajnime të tjera, janë duke u ofruar në këtë qendër të teknologjisë.

Publikuar

Qendra më e madhe për inovacion dhe teknologji në Korçë të Shqipërisë, UBT – Korça Innovation & Technology Hub, po vazhdon të zhvillojë trajnime dhe programe të ndryshme për avancimin profesional të të rinjve.

Përmes teknologjisë së sofistikuar dhe programeve të bazuara në modelet më të mira evropiane dhe amerikane, qendra UBT – Korça Innovation & Technology Hub, është duke u mundësuar të rinjve zhvillimin e aftësive dhe njohurive rreth fushave të ndryshme që ndërlidhen me inovacionin dhe teknologjinë.

Web Programming, Graphic Design, Robotics and 3D Max, Social Media Management, JavaScript, App Developement, Stock Trading dhe shumë e shumë trajnime të tjera, janë duke u ofruar në këtë qendër të teknologjisë, ku shumë të rinj tashmë kanë nisur karrierën e tyre të bujshme dhe shumë të suksesshme, duke përfituar kështu edhe certifikim nga trajnerë ndërkombëtarë.

Një projekt i jashtëzakonshëm i cili është bërë me ndihmën dhe mbështetjen e institucionit lider të arsimit të lartë në Kosovë, UBT-së, po dëshmon se është qendra më e madhe e inovacionit dhe teknologjisë, dhe si e tillë është në dispozicion të të rinjve të Korçës dhe rajonit për rrugëtimin e tyre në karrierë.

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Blerton Abazi mori pjesë në konferencën “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në Realitetin TIK”

Abazi prezantoi temën: “Krijimi i Ekosistemit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike”, duke vënë në theks të veçantë krijimin e këtij ekosistemi përmes partneritetit publiko-privat.

Publikuar

nga

Profesori i Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, Blerton Abazi me ftesë të Institucioneve të Sigurisë mori pjesë në konferencën: “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në Realitetin TIK”, një ngjarje e organizuar nga autoritetet e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Në këtë konferencë në kuadër të një paneli të diskutimit, profesori Blerton Abazi prezantoi temën: “Krijimi i Ekosistemit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike”, duke vënë në theks të veçantë krijimin e këtij ekosistemi përmes partneritetit publiko-privat.

Ndër të tjera, profesori Abazi foli rreth përballjes së sektorit publik me mungesën e besimit dhe stabilitetit në mjediset e teknologjisë informative për shkak të mungesës së mesazheve efektive të sigurisë kibernetike, si dhe nevojës për kontributin e mekanizmave institucionalë drejt transformimit digjital.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Dr. Arbër Shehu zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e UBT-së

Mes tjerash, Shehu diskutoi rreth efektivitetit të vaksinave në parandalimin e COVID-19 te njerëzit e hospitalizuar në ShBA

Publikuar

nga

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, qëndroi për vizitë drejtori i Onkologjisë në “AstraZeneca”, Dr. Arbër Shehu, i cili njëherit zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit të Farmacisë, si dhe me pjesëmarrës të tjerë.

Në këtë ngjarje, Dr. Arbër Shehu ligjëroi rreth temës: “Matja e efektit të vaksinave Pfizer dhe Moderna te COVID-19 në mbrojtje ndaj hospitalizimit në ShBA në botën reale”, duke dhënë një pasqyrë të detajuar të efektivitetit të vaksinave kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera, Dr. Arbër Shehu diskutoi rreth efektivitetit të vaksinave në parandalimin e sëmundjes COVID-19 te njerëzit e hospitalizuar në ShBA, rreth krahasimit të efektit të vaksinave sipas llojit të vaksinave dhe mbajtjes së shkallës së efektit të tyre te variantet e ndryshme të virusit, si dhe vlerësimit të efektit të vaksinave sipas karakteristikave të ndryshme duke përfshirë moshën, racën/etnitetin, dhe sëmundjet shoqëruese.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Në UBT u zhvillua trajnimi i radhës i projektit “QUADIC”

Në këtë takim, mori pjesë rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesori Betim Gashi, si dhe përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve pjesëmarrëse të këtij projekti.

Publikuar

nga

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, më 23 nëntor 2022 është zhvilluar trajnimi i projektit “QUADIC” në kuadër të programit Erasmus+.

Në këtë takim, mori pjesë rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, profesori Betim Gashi, si dhe përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve pjesëmarrëse të këtij projekti.

Në kuadër të këtij takimi, u diskutua për platformat që janë krijuar në kuadër të këtij projekti që kryesisht kanë të bëjnë me ndërkombëtarizimin, menaxhimin e projekteve dhe mobilitetin e stafit akademik, administrativ dhe të studentëve.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Në UBT promovohet libri “Psikotrauma dhe stresi post-traumatik” i Dr. Med. Skender Munishi

Në promovimin e këtij libri ishin prezent studentë, profesorë dhe pjesëmarrës të tjerë.

Publikuar

nga

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, javë më parë është bërë promovimi i librit të autorit Dr. Med. Skender Munishi, me titull: “Psikotrauma dhe stresi post-traumatik”, manual lidhur me traumën psikike, rrjedhën dhe trajtimin e saj.

Në promovimin e këtij libri ishin prezent studentë, profesorë dhe pjesëmarrës të tjerë

Libri “Psikotraume dhe stresi post-traumatik” është një përmbledhje e detajuar dhe kritike, lidhur me psikotraumën si çrregullim, simptomat, rrjedhën, klasifikimin sipas sistemeve aktuale, operacionalizues, të të dhënave epidemiologjike, modelet shpjeguese, qasjet e trajtimit, si farmakologjik ashtu edhe psikoterapeutik dhe efektivitetin e tyre.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara