Lajmet nga UBT

Të flasim për Bashkimin Evropian – nis eventi i përmuajshëm i UBT-së me Ambasadën e Finlandës në Kosovë

Tema e parë që studentët e UBT-së diskutuan bashkë me Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, ishte “Roli i Finlandës në Bashkimin Evropian”.

Publikuar

UBT së bashku me Ambasadën e Finlandës në Kosovë filluan takimet e përmuajshme “Let’s talk about the European Union” (Të flasim për Bashkimin Evropian).

Tema e parë që studentët e UBT-së diskutuan bashkë me Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, ishte “Roli i Finlandës në Bashkimin Evropian”, duke përfshirë historinë e hyrjes së BE, rolin e institucioneve në përgatitjen e politikave të BE-së, si dhe hierarkinë e komunikimit institucional.

U theksuan dhe prioritetet e Finlandës në Bashkimin Evropian, si shtet proaktiv dhe bashkëpunues, duke shprehur dhe përkrahjen e rrugëtimit të Kosovës në BE.

Takimi i parë u mbajt në rezidencën e Ambasadorit të Finlandës, Matti Nissinen.

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së dhe Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, diskutojnë rreth rolit të BE-së në rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës

Në këtë takim, diskutimi kryesor u fokusua në temën “Roli i BE-së në rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës”, me një vëmendje të veçantë te roli i Finlandës në këtë proces.

Publikuar

nga

Në kuadër të eventit të përmuajshëm “Let’s talk about the European Union” (Të flasim për Bashkimin Evropian), është zhvilluar takimi i parafundit i studentëve me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Në këtë takim, diskutimi kryesor u fokusua në temën “Roli i BE-së në rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës”, me një vëmendje të veçantë te roli i Finlandës në këtë proces.

Studentët kishin mundësinë të shprehin mendimet dhe pyetjet e tyre mbi integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe të mësonin më shumë rreth përvojës së Finlandës në këtë kontekst.

Ambasadori Nissinen ndau përvojën dhe perspektivën e tij në lidhje me rolin e BE-së dhe rëndësinë e vlerave evropiane për Kosovën. Ai theksoi se Finlanda mbështet plotësisht procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe se është e gatshme të ndihmojë në këtë rrugëtim.

Diskutimet e zhvilluara kontribuuan në zgjerimin e informacionit dhe ndërgjegjësimit të studentëve rreth sfidave dhe mundësive që lidhen me integrimin evropian të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Studentët e Dizajnit të Integruar në UBT zhvilluan një vizitë studimore në “V Arkitekturë Studio”

Gjatë vizitave, studentët patën mundësinë të eksploronin ambientet e studios, të njiheshin me metodologjinë e punës së arkitektëve profesionistë, si dhe të shihnin projektet e tyre të ndryshme në zhvillim.

Publikuar

nga

Studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, në kuadër të lëndës: “Studio Enterieri” të udhëhequr nga profesoresha Sebil Spat Brahloka, kanë zhvilluar një vizitë studimore në “V Arkitekturë Studio”.

Gjatë vizitave, studentët patën mundësinë të eksploronin ambientet e studios, të njiheshin me metodologjinë e punës së arkitektëve profesionistë, si dhe të shihnin projektet e tyre të ndryshme në zhvillim.

Ishte një përvojë e rëndësishme për të zgjeruar dijen dhe të ndërtojnë kontakte me profesionistët e fushës, duke pasur mundësinë të marrin frymëzim dhe të ndajnë idetë e tyre për të ardhmen e arkitekturës.

Fotografitë: V arkitekturë studio

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Fakulteti Studime të Sigurisë në UBT dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Udhëheqësi i departamentit Studime të Sigurisë në UBT, Arian Kadriu dhe udhëheqësja e operativës në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Tringa Naka, kanë nënshkruar marrëveshjen me qëllim që të krijohen mundësi të reja për studentët e kësaj fushe.

Publikuar

nga

Fakulteti Studime të Sigurisë në UBT dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi përmes të cilës studentët do të mund të angazhohen në QKSS në kuadër të programit të praktikës.

Udhëheqësi i departamentit Studime të Sigurisë në UBT, Arian Kadriu dhe udhëheqësja e operativës në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Tringa Naka, kanë nënshkruar marrëveshjen me qëllim që të krijohen mundësi të reja për studentët e kësaj fushe.

Studentët e Studimeve të Sigurisë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre përmes angazhimit direkt në program të praktikës, si dhe do të kenë mundësi që të përgatiten për sfidat dhe zhvillimet e mëtutjeshme në karrierë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Në UBT shënohet 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Në këtë ditë të veçantë, UBT u bë vendi i gëzimit dhe shfaqjes së talentit të fëmijëve.

Publikuar

nga

Shkëlqim, energji e shumë dashuri, këto janë disa nga gjërat që karakterizuan 1 qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Qytetin e Mençur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan.

Në këtë ditë të veçantë, UBT u bë vendi i gëzimit dhe shfaqjes së talentit të fëmijëve. Shumë aktivitete të këndshme dhe argëtuese u organizuan për të krijuar një ambient të lumtur dhe frymëzues për të gjithë fëmijët.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe drejtoresha e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët UBT, Hajrije Devetaku, theksuan rëndësinë e arsimit cilësor dhe zhvillimit të aftësive të fëmijëve, duke thënë se kjo ditë është një mundësi e shkëlqyer për të nxitur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar një mjedis shoqëror të sigurt dhe mbështetës për të gjithë fëmijët.

Në kuadër të aktiviteteve të shumta, për vizitë në Poliklinikën e UBT-së qëndruan edhe fëmijët e Shkollës “Mileniumi i Tretë”. Me këtë rast, Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive së bashku me Katedrën e Ortopedisë së Nofullave, gjegjësisht Spec. Dr. Afërdita Gashi – Rizaj, Spec. Dr. Merita Sadiku, Spec. Dr. Vesel Rrustemaj, ekzaminuan klinikisht fëmijët duke e marr statusin dentar, identifikuan karies në dhëmbët e qumështit dhe të përhershëm, si dhe nevojën për masat preventive dhe indikacionet për terapi ortodontike.

Me stafin e mrekullueshëm të UBT-së, fëmijët kaluan një ditë të paharrueshme me lojëra, punëtori, prezantime artistike dhe shumë aktivitete të tjera që i sollën buzëqeshjen dhe kënaqësinë në fytyrat e tyre.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara