Teknologji

Të dhënat financiare tregojnë përmasat globale që ka marrë TikTok

Këto humbje nuk kishin të bënin me operacionet e kompanisë por një humbje e cila i atribuohet një ndryshimi në financat e kompanisë.

Publikuar

ByteDance, kompania Kineze pas aplikacionit TikTok të videove me metrazh të shkurtër që u bë hit gjatë pandemisë, shikoi fitimet të dyfishohen vitin e kaluar.

Një memo e brendshme e ndarë me stafin tregonte se të ardhurat u rritën me 115% në 34.3 miliardë dollarë për 2020-ën.

Statistika është një tregues i popullaritetit të TikTok në mbarë botën. Edhe pse fitimet e kompanisë ishin 93% më të larta në 19 miliardë dollarë, humbje si rezultat i shpenzimeve u llogaritën në 45 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë.

Këto humbje nuk kishin të bënin me operacionet e kompanisë por një humbje e cila i atribuohet një ndryshimi në financat e kompanisë.

Në memo tregohet se ByteDance ka 1.9 miliardë përdorues aktivë në muaj në të gjitha platformat. /PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Publikuar

nga

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria digjitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja dhe rindezja e tij, mund të pengojnë hakerët që të vjedhin të dhënat nga telefonat inteligjent.

Rindezja e shpeshtë e telefonave nuk do të ndalojë ushtrinë e kriminelëve kibernetikë ose firmat e paguara për spiunazh që kanë mbjellë kaos dhe dyshime në lidhje me sigurinë dhe privatësinë digjitale. Por metoda e rindezjes së shpeshtë të telefonave mund ta bëjë më të vështirë vjedhjen e të dhënave nga hakerët.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, NSA, publikoi vitin e kaluar një udhëzues mbi “praktikat më të mira” për sigurinë e pajisjeve mobile, në të cilin rekomandon rindezjen çdo javë të pajisjeve mobile si një mënyrë për të frenuar hakerimin.

Neal Ziring, drejtori teknik i Drejtorisë së Sigurisë Kibernetike në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, tha se telefoni i tij inteligjent është programuar që të fiket dhe rindizet automatikisht çdo natë. Ky veprim i thjeshtë, thotë ai, e vështirëson punën dashakeqe të hakerëve.

“Shumë sulme kibernetike moderne janë përpjekje zinxhir për shfrytëzimin e dobësive kibernetike nga hakerët. Nëse i detyron hakerët të rifillojnë nga e para zinxhirin e përpjekjeve të tyre, kjo do t’u kushtonte”, tha ai.

Pothuajse gjithmonë në dorën e njeriut, rrallë herë të fikur dhe me sasi të mëdha të dhënash të ndjeshme personale, telefonat celular janë bërë objektiva të rëndësishëm për hakerët.

Ata përpiqen të vjedhin mesazhet e shkëmbyera me tekst, kontaktet, fotografitë si dhe përpiqen të gjurmojnë lëvizjet e përdoruesit dhe madje fshehurazi, t’i përgjojnë ata duke hapur mikrofonin apo kamerën e telefonit inteligjent.

Këshillat për rindezjen e telefonit inteligjent në mënyrë periodike pasqyrojnë pjesërisht një ndryshim në mënyrën se si hakerët më të mirë po penetrojnë në pajisjet mobile.

Kjo tregon gjithashtu edhe shtimin e hakerimeve përmes motodës pa klikime, domethënë pa veprime të gabuara nga përdoruesit, siç bëhej zakonisht përmes hapjes së një e-maili apo fotografie me viruse digjitale të fshehura mirë.

Zakonisht, pasi hakerët futen në një pajisje ose rrjet, ata kërkojnë mënyra për të qëndruar brenda sistemit duke instaluar një program të dëmshëm në sistemin e skedarëve në rrënjët e programit operues të sistemit.

Ziring thotë se ajo metodë është bërë më e vështirë pasi kompanitë prodhuese të telefonave, si Apple dhe Google, kanë siguri të fortë për të bllokuar programe keqbërëse në sistemet e tyre operuese.

“Duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e aplikacioneve që instaloni. Shkarkoni vetëm ato që ju nevojiten. Kur një aplikacion nuk ju duhet më, fshijeni. Duke bërë këtë zvogëloni mundësinë e sulmeve kibernetike.”

Udhëzuesi i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare gjithashtu e pranon se rindezja e një telefoni funksionon vetëm në disa raste. Por udhëzuesi ka një këshillë më të thjeshtë për t’u siguruar që hakerët nuk po ju përgjojnë përmes kamerës apo mikrofonit të telefonit inteligjent. Këshilla është, mos e mbani telefonin me vete. \Voa

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Modeleve të vjetra të Kindle do t’iu ndalohet shkarkimi i librave online

Publikuar

nga

Disa përdorues të versionit të vjetër të Kindle, platformë për leximin e librave online, nuk do të jenë në gjendje t’i shkarkojnë librat përmes internetit, ka njoftuar Amazon.

Gjeneratat e para dhe të dyta të Kindles nuk erdhën me funksione për Wi-Fi, duke përdorur vetëm internetin celular.

Megjithatë, teknologjia më e ngadaltë e përdorur atë kohë, interneti 2G dhe 3G, është duke u ndërprerë në disa vende të SHBA-së.

Disa modele të tjera gjithashtu do të kufizohen vetëm në Wi-Fi, derisa modelet që përdorin teknologjinë e internetit 4G nuk do të ndikohen nga ky përditësim./koha

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Moduli hapësinor rus Nauka ankorohet në ISS

Publikuar

nga

Pas një udhëtimi tetëditor në hapësirë ​​dhe gati 15 vjet prapa planeve origjinale, moduli i ri rus Nauka u ankorua sot me sukses në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Nauka (“Shkenca” në rusisht) u ngrit më 21 korrik në bordin e një rakete Proton-M nga Kozmodromi russ “Baikonur” në Kazakistan.

Në fund të këtyre tetë ditëve në hapësirë, të nevojshme për t’u pozicionuar në të njëjtën orbitë me ISS, ky laborator hapësinor u ankorua në orën 16:29 (13:29 pasdite GMT) në modulin e shërbimit rus Zvezda.

“Kontakti u konfirmua”, tha agjencia ruse e hapësirës Roscosmos në llogarinë e saj në Tëitter.

“Sipas të dhënave të telemetrisë dhe raporteve nga ekuipazhi i ISS, sistemet në bord të stacionit dhe moduli Nauka po funksionojnë normalisht”, shtoi më pas agjencia hapësinore në një deklaratë.

Nisja u shqyrtua nga afër nga Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA), duke qenë se Nauka kishte në bord edhe një nga pajisjet e ESA-s, krahun robotik ERA, që do të instalohet jashtë modulit.

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Twitter rimbyll zyrat në SHBA, gjigantët e teknologjisë detyrojnë punonjësit të vaksinohen

Publikuar

nga

Gjigantët e teknologjisë ashpërsojnë rregullat e brendshme. Google dhe Facebook po detyrojnë punonjësit që të vaksinohen ndaj Covid-19 për të hyrë sërish në zyrat që gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Google po planifikon gjithashtu që të zgjerojë fushatën e vaksinimit brenda kompanisë edhe në rajone të tjera, duke nisur nga muajt e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Twitter po mbyll sërish disa zyra që u rihapën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, njoftoi se kampusi në San Francisco dhe New York do të operojë vetëm me kapacitet 50%.  

Kjo qasje e gjigantëve të teknologjisë vjen mes rritjes së rasteve të reja me koronavirus, që po shkaktohet kryesisht nga varianti Delta që përhapet më shpejt.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara