Kuriozitete

Syzet e diellit nuk duhet mbajtur herët në mëngjes

Studimet tregojnë se fotoreceptorët në sy ndihmojnë në rregullimin e ritmit cirkadian të trupit.

Published

on

Mbrojtja nga dielli nuk nënkupton vetëm aplikimin e një kremi me faktor UV, por edhe mbajtja e syzeve të diellit.

Megjithatë, ekspertët kanë përcaktuar në bazë të hulumtimeve se nuk është mirë të mbani syze dielli gjatë gjithë kohës, e sidomos herët në mëngjes. Në momente të caktuara të ditës, fshehja e syve pas syzeve nuk është një ide e mirë. Studimet tregojnë se fotoreceptorët në sy ndihmojnë në rregullimin e ritmit cirkadian të trupit, i cili luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e gjumit, oreksit dhe shumë proceseve të tjera.

Hulumtimet tregojnë se ata që marrin “nivele të larta” të dritës së ndritshme në mëngjes shpesh flenë më mirë se ata që nuk janë të ekspozuar ndaj dritës dhe mbajtja e syzeve të diellit mund të ndërhyjë në këto procese natyrore. Profesori i oftalmologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Harvard, Dr.Stephen Foster, thotë se është më mirë të shmangni mbajtjen e syzeve të diellit ndërmjet orës 9 dhe 10 të mëngjesit.

Ai gjithashtu tregon se është e rëndësishme se cilat syze zgjidhni për mbrojtjen nga dielli, sepse jo të gjitha janë të një cilësie të barabartë. Mbajtja e syzeve të diellit mund të mbrojë sytë tuaj, por jo të gjitha syzet janë njësoj të mira. Okulistja Rebeça Taylor, zëdhënëse e Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë tha se:

Nuk ka rëndësi sa të errët janë dhe çfarë ngjyre ka xhami. Gjëja më e rëndësishme është që syzet e diellit bllokojnë 99 deri në 100% të rrezatimit UVA dhe UVB. Gjithashtu, polarizimi i xhamit nuk ka të bëjë fare me mbrojtjen UV. Madhësia e xhamit është e rëndësishme gjithashtu.

Ndërkaq, nëse shpesh i pastroni syzet me bluzë apo një copë pëlhure të rastësishme, na lejoni t’ju themi se jeni duke vepruar gabim. Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë. Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre, që dëmtojnë lentet. Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.

Continue Reading

Kuriozitete

Ja pse familja mbretërore nuk lidhet me rrip sigurie në makinë

Published

on

Continue Reading

Kuriozitete

Do të ju befasojë, ky vend i rajonit e ka pagën mesatare më të lartë

Published

on

Paga mesatare dallon nga vendi në vend, por rroga mujore neto e dërguar për punonjës në gusht në Kroaci, i vetmi vend anëtar i BE-së nga rajoni, ishte 1.324 euro, që është 11,8 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Paga mesatare në maj të vitit 2024 në Mal të Zi ishte 832 euro, që është 4,9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Kurse, në Serbi, kjo pagë mesatare është 96.649 dinarë serbë apo 824 euro, njoftoi Enti Republikan i Statistikave, paga mesatare është më e lartë për 14,6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Paga mesatare neto e paguar në Bosnjë e Hercegovinë gjatë gushtit të këtij viti është 1.392 marka të konvertueshme ose 708 euro, që është rënie prej 0,8% krahasuar me korrikun e të njëjtit vit.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut tregojnë se paga mujore neto e paguar për punonjës, në gusht 2024, është 41.097 denarë (668 euro), kjo do të thotë se paga mesatare neto është 12,9 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Përndryshe, në vendet e rajonit Kosova ka pagën mesatare më të ulët dhe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, është 570 euro. /UBTNews/

Continue Reading

Kuriozitete

Studim: Një pauzë tre-ditore nga telefoni mund të ndryshojë aktivitetin e trurit

Published

on

Një studim i kryer nga kërkues në Gjermani, i botuar në Computers in Human Behavior, sugjeron se një ndërprerje prej tre ditësh nga përdorimi i zakonshëm i smartfonit mund të sjellë ndryshime të mëdha në aktivitetin e trurit te të rinjtë.

Studimi përfshiu dhjetëra pjesëmarrës të moshës 18 deri në 30 vjeç dhe përdori skanime MRI dhe vlerësime psikologjike për të monitoruar ndryshimet gjatë një periudhe 72-orëshe me përdorim të kufizuar të telefonit.

Rezultatet treguan ndryshime në modelet e aktivizimit nervor, të lidhura me sistemet e neurotransmetuesve që kontrollojnë shpërblimin dhe sjelljet impulsive.

Kjo do të thotë se shkëputja nga telefoni për tre ditë mund të ndikojë ndjeshëm në strukturën dhe funksionimin e trurit.

Continue Reading

Kuriozitete

Trump zbulon arsyjen se pse nuk mund ta ngasë veturën

Published

on

Gjatë një ngjarjeje të fundit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u tha gazetarëve se nuk i lejohet të drejtojë veturën.

Deklarata e tij erdhi pasi ai njoftoi vendimin e tij për të blerë një Tesla në mbështetje të Elon Musk.

Dhe kjo ka lënë shumë të pyesin pse presidenti nuk mund të ngasë veturën. Trump shpjegoi se nuk ka vozitur prej vitesh, shkruan yahoonews.

“Unë do të blej një, tani këtu është lajmi i keq. Nuk më lejohet të drejtoj veturën. Dhe më pëlqen të drejtoj vetura”, tha presidenti amerikan.

Në vend të kësaj, ai tha se do ta mbante automjetin në Shtëpinë e Bardhë që ta përdorte stafi i tij, duke shtuar se ishin të emocionuar për këtë. Trump shtoi gjithashtu: “Nuk më lejohet ta përdor. A mund ta besoni?”

Ashtu si të gjithë ish-presidentët e SHBA-së, Trumpit i ndalohet të drejtojë veturën në rrugë publike, një kufizim që zbatohet edhe pas largimit nga detyra. Akti i Ish-Presidentëve i vitit 1958 e zbaton këtë rregull, duke siguruar që ish-presidentët të mbeten nën mbrojtjen e vazhdueshme të Shërbimit Sekret dhe masa të tjera sigurie.

Trump njoftoi vendimin e tij për të blerë një Tesla si një gjest mbështetjeje për Elon Musk, kompania e të cilit është përballur me reagime për shkak të përfshirjes së tij politike në administratë.

 

Continue Reading

Të kërkuara