Lajmet

Studimi: Pritja në trafik, rrezik i padukshëm që dëmton të menduarit dhe kujtesën

Tymi i motorëve ka sasi të larta të grimcave të blozës dhe përzierja përmban disa elementë kancerogjenë.

Published

on

Sipas një studimi të fundit, në momentin që ju jeni në makinë duke pritur në radhë jeni totalisht të ekspozuar ndaj shkarkimeve të naftës, gjë që dobëson të menduarit dhe memorien tuaj.

Tymi i motorëve ka sasi të larta të grimcave të blozës dhe përzierja përmban disa elementë kancerogjenë. Megjithëse efekti negativ konsiderohet afatshkurtër, nuk dihet ende nëse ekspozimi afatgjatë ndaj shkarkimit të naftës mund të çojë në dëme të përhershme në tru, siç është sëmundja e Alzheimerit.

Dr.Jodie Gawryluk, profesoreshë e asociuar e psikologjisë në Universitetin e Victoria në British Columbia të Kanadasë thotë se pas të dhënave që janë marrë rezulton se qëndrimi gjatë në makinë në trafik sjell efekte shumë negative në tru.

Ata zbuluan se shkarkimi i naftës redukton aftësinë njohëse, vendimmarrjen dhe shkakton depresion. Të njëjtin efekt dyshohet të ketë dhe ekspozimi ndaj emetimeve të gazit të benzinës apo tymi zjarreve.

Rreziku mendohet të jetë më i madh për njerëzit që jetojnë pranë autostradave dhe rrugëve të ngarkuara.

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara