Lajmet nga UBT

Studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në punishte

Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentët të njoftohen dhe të informohen më gjerësisht rreth organizimit dhe mbarëvajtjes së punëve të ndërtimit, duke përforcuar njohuritë e fituara përgjatë lëndëve teorike.

Publikuar

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, në kuadër të lëndës “Puna Praktike”, kanë realizuar vizitë studimore në punishte, për të parë nga afër organizimin dhe mbarëvajtjen e punëve të ndërtimit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që studentët të njoftohen dhe të informohen më gjerësisht rreth organizimit dhe mbarëvajtjes së punëve të ndërtimit, duke përforcuar njohuritë e fituara përgjatë lëndëve teorike.

Vizitat e tilla në kuadër të lëndëve praktike në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, shërbejnë që studentët të përforcojnë njohuritë e tyre rreth profesionit, si dhe për të qenë më të përgatitur në të ardhmen.

Lajmet nga UBT

Bëhuni pjesë e institucionit më të kërkuar nga të rinjtë e Kosovës dhe rajonit

Mijëra të rinj nga mbarë trojet shqiptare tashmë e kanë marrë statusin e studentit të rregullt të UBT-së, duke e lënë të ardhmen e tyre në duart e sigurta të profesionistëve të dëshmuar, të cilët tash e 20 vite i kanë dërguar mijëra gjenerata studentësh nëpër vende të sigurta pune.

Publikuar

nga

Që prej hapjes së afatit për regjistrim, studentë të shumtë kanë nisur rrugën për t’u bërë profesionistë në shumë programe inovative dhe unike studimi, të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, në kuadër të MAShTI.

Mijëra të rinj nga mbarë trojet shqiptare tashmë e kanë marrë statusin e studentit të rregullt të UBT-së, duke e lënë të ardhmen e tyre në duart e sigurta të profesionistëve të dëshmuar, të cilët tash e 20 vite i kanë dërguar mijëra gjenerata studentësh nëpër vende të sigurta pune.

Përpos regjistrimit, studentë e rinj po vizitojnë edhe kampuset dhe degët e UBT-së, për të parë nga afër infrastrukturën moderne që do të jetë në dispozicionin e tyre përgjatë tri viteve të studimit.

Të gjithë të interesuarit e tjerë për të vijuar studimet duhet që së pari të aplikojnë online dhe më pas të bëjnë regjistrimin përmes sjelljes së dokumenteve në UBT.

Të interesuarit mund të regjistrohen në kampuset dhe degët e UBT-së në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Pejë dhe Gjilan.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Teknik të Valencias në Spanjë

Kjo marrëveshje është realizuar pas shumë angazhimeve dhe në këtë rast është arritur të krijohet bashkëpunim dhe njohje e ndërsjellë e studimeve dhe bashkëpunimit me bursa nga Bashkimi Evropian.

Publikuar

nga

Aty ku nuk arrin politika, arrin arsimi dhe sporti. UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Teknik të Valencias në Spanjë. Kjo marrëveshje është realizuar pas shumë angazhimeve dhe në këtë rast është arritur të krijohet bashkëpunim dhe njohje e ndërsjellë e studimeve dhe bashkëpunimit me bursa nga Bashkimi Evropian.

Pas një pune të gjatë të përbashkët të dy palëve, si nga ana Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe dy institucioneve shumë të rëndësishme, si: Universiteti Politeknik i Valencias nga Spanja dhe UBT-së në Kosovë, që po i prinë inovacionit dhe teknologjisë, nënshkruan marrëveshje Erasmus + për shkëmbim stafi dhe studentësh të mbuluara me bursa Erasmus, për të dy anët.

Kjo marrëveshje nuk mund të arrihej pa përkrahjen e Profesorit Pedro Serna dhe Zyres Ndërkombëtare nga ana e Valencias, Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Dekanit të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë, Prof. Muhamet Ahmeti, Prodekanit Prof. Visar Krelani, dhe me përkrahjen e të gjitha zyreve të UBT-së, Drejtorisë për Çështje Akademike dhe Rektoratit të UBT-së.

Tashmë, stafi i Ndërtimtarisë dhe studentët e UBT-së po ashtu edhe stafi  nga Universiteti Politeknik i Valensias do të kenë mundësi që të kenë mobilitete të përkrahura nga bursat Erasmus +.

Kjo marrëveshje është iniciuar që shumë vite ku kontaktet dhe bashkëpunimi ndërmjet Prof. Pedro Serna dhe Prof. Visar Krelani datojnë që nga viti 2013 dhe tashmë janë shndërruar në mundësi për studentët dhe stafin e interesuar.

Bashkëpunimi veçse do të fillojë duke filluar nga semestri i ardhshëm në disa pika:

  • Tema master dhe bachelor eksperimentale të zhvilluara në laboratorët e Valencias;
  • Vizita nga stafi i Valencias në Prishtinë dhe anasjelltas;
  • Udhëheqje e përbashkët e temave, dhe
  • Pritje e studentëve (income) nga Universiteti i Valencias në UBT në Prishtinë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Vazhdon bashkëpunimi i UBT-së me University of Cambridge në kuadër të Qendrës për Simulimin e Politikave Publike

Realizuar nga grupi punues, stafi akademik i UBT-së, së bashku me grupin punues të Cambridge International, parashihet që në muajin nëntor të përfundohet simulimi i këtij studimi, përpara target grupeve të ndryshme të politik bërjes në Kosovë.

Publikuar

nga

UBT është duke vazhduar bashkëpunimin e frytshëm me University of Cambridge, në kuadër të Qendrës për Simulimin e Politikave Publike, ku si rezultat i këtij bashkëpunimi me Centre for Resilience and Sustainable Development, University of Cambridge, është arritur kristalizimi i simulimit bazuar në studimin me temë: “Cambridge Policy Boot Camp (CPBC) on Feeding Children Nutritiously for Kosovo”.

Realizuar nga grupi punues, stafi akademik i UBT-së, së bashku me grupin punues të Cambridge International, parashihet që në muajin nëntor të përfundohet simulimi i këtij studimi, përpara target grupeve të ndryshme të politikbërjes në Kosovë.

Qendra “Cambridge Public Policy Simulation Lab” përdorë një qasje sistematike dhe gjithpërfshirëse, duke qenë kështu e para e këtij lloji, jo vetëm në Kosovë apo në rajonin e Ballkanit, por në të gjithë Evropën Juglindore.

Duke kombinuar metodologjitë, platformat dhe njohuritë që janë zhvilluar ndër vite nga University of Cambridge, si dhe sistemet inovative me një ekspertizë të lartë dhe ndërdisiplinore që ka ndërtuar UBT, me fokus në rolin e qeverisë në Kosovë, kjo qendër synon ngritjen e vlerave, cilësisë së politikave publike, cilësinë e jetesës, konkurrencën, vendet e punës, inovacionin, teknologjinë, digjitalizimin, si dhe të gjitha kompetencat kryesore të politikave publike.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Studentët e Psikologjisë dhe nxënësit e Shkollave të Mesme të UBT-së vizituan Selinë e Kombeve të Bashkuara në Vjenë

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të “IAYSP EUME Autumn Assembly 2023”.

Publikuar

nga

Studentët e Fakultetit të Psikologjisë, Anila Shala dhe Elmedina Cimili, nxënësit e Shkollave të Mesme të UBT-së, Eda Palushi dhe Muhamed Shala, të udhëhequr nga Prof. Ejona Icka, realizuan aktivitetin e radhës në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Vjenë (United Nations).

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të “IAYSP EUME Autumn Assembly 2023”.

Gjatë këtij qëndrimi ata u njohën nga afër me objektin dhe historikun e krijimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe mësuan më shumë rreth funksionimit të kësaj organizate dhe planet e saj për të ardhmen.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara