Sport

Spalletti nuk i frikësohet Liverpoolit, ka një mesazh të fortë para ndeshjes

Trajneri italian tha se zhurma që do të krijohet në “Diego Armando Maradona” do të dëgjohet edhe në “Anfield Road”.

Published

on

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti pret që skuadra e tij të bëjë një paraqitje tejet të fortë kundër Liverpoolit në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, ku tha se zhurma e stadiumit “Diego Armando Maradona” do të dëgjohet edhe në “Anfield Road” në Angli.

Vetëm tre muaj pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve të edicionit të kaluar kundër Liverpoolit, skuadra e Jurgen Klopp i rikthehet garave evropiane me ndeshje kundër Napolit në kuadër të Grupit A të kualifikimeve drejt Ligës së Kampionëve.

Sipas mediave, Liverpooli është favoritë që t’ia filloj edicionit të ri të kësaj gare me fitore, por trajneri i Napolit, Luciano Spalletti nuk ia ka frikën gjigantit anglez.

Mund të përgatitesh sa më mirë por kur përballesh me kampionë të vërtetë, ju e dini se ata janë të aftë për të nxjerrë diçka nga asgjë hiq. Kështu, ne kemi disa lojtarë tejet të mirë dhe jam i bindur se ata do të tregojnë paraqitje fantastike, duke e vazhduar aty ku e lanë me fitoren ndaj Lazios”, tha Spalletti.

Spalletti premtoi që Napoli do të luaj në mënyrën e vet vetëm për të fituar, por është i vetëdijshëm për skuadrën që klubi i tij do të përballet, kundër një skuadre që ai e admiron shumë.

Është një nder që të jesh në anën e kundërt të Klopp. Askush nuk është si ai dhe filozofia e lojës së tij e dallon klubin në botën e futbollit. Do të mundohem që të lexojë atë që ai ua ka kërkuar lojtarëve të tij”, tha Spalletti.

Për fund, trajneri italian tha se zhurma që do të krijohet në “Diego Armando Maradona” do të dëgjohet edhe në “Anfield Road”.

Ne jemi të vetëdijshëm sa shumë fuqi na jep Maradona neve. Jam i bindur që zhurma që do të krijohet nga tifozët do të dëgjohet edhe në ‘Anfield’”, tha Spalletti.

Sport

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

Published

on

Donis Avdijaj është bërë me ekip të ri.

Futbollisti kosovar është transferuar tek ekipi Wolfsberger AC.

Klubi austriak e ka bërë publik lajmin përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale, përcjell “Gazeta Express”.

“RZ Pellets WAC e ka transferuar ish-lojtarin e Hartberg, Donis Avdijaj, si transferim i lirë. Avdijaj, i cili do ta veshë fanellën me numër 10 në Lavanttal, tani do të jetë në kërkim të golave për ekipin tonë. Mirë se vjen në Wolfpack, Donis”, shkroi klubi austriak.

Continue Reading

Sport

Mesazhi lamtumirës i Gallapenit për Prishtinën dhe i fillimit të kapitullit të ri në Poloni

Published

on

Dion Gallapeni u zyrtarizua sot nga klubi i tij i ri, Widzew Lodz.

Futbollisti kosovar nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin polak, tek i cili do të luajë deri në verën e vitit 2029, natyrisht nëse e respekton kontratën, shkruan “Gazeta Express”.

E pasi u prezantua nga klubi polak, futbollisti i deridjeshëm i Prishtinës e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e falënderoi klubin Bardhekaltër për mundësinë dhe emocionet, ndërsa foli me entuziazëm për eksperiencën e re që e pret tash e tutje në Poloni.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e futbollistit të krahut të majtë.

 

Continue Reading

Sport

Bayern-PSG, dueli tjetër gjigant në Botërorin e Klubeve

Published

on

By

Bayern Munich e mposhti Flamengo-n me rezultat 4–2 në ndeshjen e 16‑s në Hard Rock Stadium, Miami, dhe siguroi një vend nëçerekfinale, ku do të përballet me Paris Saint-Germain.

Goli i parë erdhi në minutën e 6-të, kur mbrojtësi Pulgar shënoi në portën e vet pas një korneri të Kimmich. Tre minuta më vonë, Harry Kane thelloi avantazhin me një goditje të bukur nga distanca, përcjellë KosovaPress.

Leon Goretzka shënoi golin e tretë në minutën e 41-të, ndërsa Flamengo kundërpërgjigjej me gola nga Gerson dhe Jorginho (penallti) përkohësisht duke ngushtuar diferencën në 3–2

Harry Kane bëri histori si sulmuesi i parë anglez që arrin 40+ gola në tri sezone të njëpasnjëshme në ligat kryesore evropiane dhe u barazua me Phil Foden dhe Ëayne Rooney si shënuesi më i mirë anglez në historinë e Club Ëorld Cup (3 gola)

Bayern do të përballet me Paris Saint-Germain, kampionin në fuqi të Champions League, në çerekfinale.

Në këtë mënyrë Bayern siguroi një vend në top 8 të botës, duke treguar formë dhe dominim, veçanërisht në tri ndeshjet me rivalë të fortë. PSG – si kundërshtari i ardshëm – do të jetë një test i madh për bavarezët.

Continue Reading

Sport

Sonte Inter – Fluminense

Published

on

By

Interi po hyn në fazën më delikate të Kampionatit Botëror për Klube 2025 me disa dilema në repartin ofensiv, por edhe me lajme pozitive.

Sulmuesi francez, Markus Turam, ka tejkaluar problemet muskulore të pësuara gjatë ndeshjes me Monterein dhe është rikthyer në stërvitje të plotë, duke respektuar plotësisht programin e rikuperimit të hartuar nga stafi mjekësor i klubit.

Ndërkohë, trajneri Kristian Kivu do të duhet të bëjë pa shërbimet e mesfushorit Davide Fratezi për ndeshjen e sotme. Fratezi vazhdon të vuajë nga problemet fizike dhe nuk është rikuperuar në kohë për këtë sfidë të rëndësishme në fazën e 1/8-ave.

Një tjetër çështje që mban pezull kampin zikaltër është gjendja e sulmuesit të ri, Françesko Pio Espozito. Lajmi i mirë është se ekzaminimet kanë përjashtuar çdo dëmtim të rëndë, bëhet fjalë vetëm për një lodhje muskulore. Espozito u ndal gjatë seancës së fundit stërvitore, por do të përpiqet të jetë të paktën mes të grumbulluarve për ndeshjen. Kështu, Kivu mund të detyrohet të hedhë menjëherë në fushë Markus Turam përkrah kapitenit Lautaro Martinez.

Sa i përket mesfushës, Kivu do të vazhdojë t’i besojë Asllanit regjinë, ndërsa përkrah tij do të jenë Barela dhe Mkhitarian. Në krahë do të vendosen Dumfris e Dimarko, ndërsa treshja para Zomerit do të përbëhet nga Darmian, Açerbi dhe Bastoni.

Continue Reading

Të kërkuara