Sport

Sot Dita Botërore e Gazetarëve Sportiv, ky është urimi i kryetarit të FFK-së Agim Ademi

Publikuar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve Sportivë ka uruar në emër të të gjithë komunitetit të futbollit ka uruar të gjithë gazetarët sportiv kosovar duke filluar nga ata që janë në pension.

“Sot për ju është një datë e rëndësishme – Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë, prandaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju përcjell urimet më të sinqerta, pa harruar asnjëherë edhe doajenët e gazetarisë sportive që tashmë janë në pension, e të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë sportive të vendit dhe ishin udhërrëfyes të gjeneratave të reja.”, fillon urimi i Ademit.

Më tutje Ademi ka thënë se viti që kemi lënë pas ishte shumë i vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa ka thënë së misioni i gazetarëve është i shenjtë.

“Pas një viti të vështirë në të gjitha segmentet për shkak të pandemisë Covid-19, e ku pa dyshim ndër më të goditurit ishte edhe sporti, tanimë ngadalë po shkojmë drejt normalitetit. E kjo pa dyshim u jep mundësi edhe juve si gazetarë sportivë që të jeni më afër ngjarjeve sportive dhe vetë sportistëve, për t’i lartësuar të arriturat e tyre.”

“Misioni juaj është i shenjtë, ngase përveç se e informoni opinionin e gjerë për ngjarjet dhe sukseset në arenat sportive, me qasjen tuaj profesionale ndihmoni edhe në tejkalimin e problemeve dhe ngecjeve tek komuniteti sportivë.”

“Prandaj, edhe një herë të iu përgëzoj të gjithëve, duke ju inkurajuar që të jeni sa më pozitivë dhe sa më profesional në punën tuaj të përditshme.”

“FFK do të vazhdojë përkrahjen ndaj jush, duke u përkujdesur që t’ju krijohen kushte sa më të mira për përcjelljen e aktiviteteve të futbollit si në vend, ashtu edhe në ndeshjet ndërkombëtare.”

Sport

Shkatërroi vilën luksoze, Arturo Vidal do të përballet me Gjykatën

Mirëpo aventura e fundit në Brazil do ta ndjekë pasi mesfushori është i detyruar të paraqitet në Gjykatë.

Publikuar

nga

Në afatin kalimtar të janarit, Arturo Vidal u transferua nga Flamengo te Colo-Colo, me kilianin që dëshironte që vitet e mbetura të karrierës t’i shpenzonte me klubin ku filloi gjithqka.

Mirëpo aventura e fundit në Brazil do ta ndjekë pasi mesfushori është i detyruar të paraqitet në Gjykatë për arsye se akuzohet që nuk ka paguar qeranë e vilës luksoze ku ai jetonte në Brazil.

Ish-mesfushori i Juventusit dhe Interit ka një borxh të mbledhur prej 230 mijë dollarë ndaj pronarit të vilës, ndërsa një tjetër problem është edhe fakti se Vidal nuk është kujdesur për ambientin ku jetonte.

Sipas menaxherit të pronës në Brazil, Vidal përveçse ka shkaktuar dëme dhe nuk e ka mirëmbajtur vilën, ai e ka dëmtuar atë. Tashmë do të jetë Gjykata ajo që do të vendosë për 36-vjeçarin që me shumë gjasa do t’i duhet të shpenzojë një shumë marramendëse për të mbyllur punët me drejtësinë braziliane./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Stadiumi “Fadil Vokrri” shumë shpejt me një fushë të re hibride

I pari i MKRS-së ka konfirmuar nisjen e punimeve për rinovimin e tërësishëm të fushës.

Publikuar

nga

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku pak çaste më parë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” kanë filluar.

I pari i MKRS-së ka konfirmuar nisjen e punimeve për rinovimin e tërësishëm të fushës.

Investimi i paraparë për këtë projekt arrin një shifër rreth 1.3 milion euro dhe pritet të perfundohet në verë, në mënyrë që të jetë gati për paraqitjen e klubeve kosovare në arenen ndërkombëtare./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Dy spanjollë në listën e transferimeve të Manchester Unitedit

Mediat britanike bëjnë të ditur se trajneri Erik ten Haag ka hedhur sytë nga futbollistët spanjollë, duke u kërkuar drejtuesve që të sjellin dy prej tyre në “Old Trafford”.

Publikuar

nga

Manchester United ka filluar të mendojë për objektivat e sezonit të ardhshëm, duke përgatitur edhe listën e futbollistëve që do të synojë të transferojë gjatë merkatos së verës. Mediat britanike bëjnë të ditur se trajneri Erik ten Hag ka hedhur sytë nga futbollistët spanjollë, duke u kërkuar drejtuesve që të sjellin dy prej tyre në “Old Trafford”.

I pari është Dani Olmo, mesfushori i Leipzigut, i cili po shkëlqen në Bundesliga këtë sezon. Mirëpo Olmo ndiqet edhe nga klube të tjera të Premier Leagues, teksa për të siguruar shërbimet e tij, “Djajtë e Kuq” do të duhet të paguajnë 60 milionë euro, aq sa është e parashikuar në klauzolën e kontratës së tij me Leipzig.

Futbollisti tjetër për të cilin bëhet fjalë është sulmuesi Joselu. 34-vjeçari është në pronësi të Espanyolit, mirëpo aktualisht gjendet i huazuar Real Madrid dhe si duket ‘Los Blancos’ nuk do të aktivizojnë blerjen e kartonit të tij.

Plani i Unitedit është të marrin Joselu në “Old Trafford” për një çmim jo më shumë se 5-6 milionë euro dhe ta përdorin si zëvendësues të danezit Rasmus Hojlund, i cili nuk mund të mbajë i vetëm peshën e repartit ofanziv.

Joselu ka luajtur edhe më herët në Premier League gjatë karrierës së tij, ku ka veshur fanellat e klubeve si Stoke City dhe Newcastle, ndaj shihet si emri i duhur për të qëndruar pas shpinës së Hojlund te Manchester United./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

AC Milan interesohet për shërbimet e talentit me origjinë shqiptare

Skuadra e AC Milan ka shprehur interesim për të nënshkruar me të dhe po eksploron për një marrëveshje parakontrate.

Publikuar

nga

Talenti irlandez me origjinë shqiptare, Rocco Vata, dhuroi spektakël në ndeshjen e 22 marsit me fanellën e Kombëtares së Irlandës U-21 gjatë duelit të vlefshëm për kualifikimet e Evropianit të 21-vjeçarëve ndaj San Marinos. 

Kështu pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të futbollistit i cili u aktivizua te Celtic, skuadra e AC Milan ka shprehur interesim për të nënshkruar me të dhe po eksploron për një marrëveshje parakontrate.

Kush është Rocco Vata?

Vata është djali i ish-mbrojtësit të Celtic, Rudi Vata dhe ai gjithmonë ka ndjerë një lidhje me klubin skocez, me të cilin edhe nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në moshën 16-vjeçare në korrik të 2021.

Ai u rrit në Akademinë e Celtic. Filloi që kur ishte shtatë vjeç dhe mori vendimin për të përfaqësuar Irlandën në nivel të të rinjve, duke bërë rrugën e tij deri në radhët e akademisë në Celtic, më vonë u bë pjesë e ekipit B të Celtic.

Debutimi i tij me ekipin e parë erdhi gjatë sezonit 22/23, duke u inkuadruar nga stoli në një fitore 4-0 kundër Hibernian.

Në pjesën e parë të sezonit 23/24, 18-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i të rinjve, duke luajtur si mesfushor i avacuar dhe si anësor.

Dhe sipas raportimeve, flitet se Milani ka rritur interesin për nënshkrimin e Vatës duke e parë atë gjatë dy viteve të fundit. Gjithashtu talenti shqiptar po i afrohet fundit të kontratës që do të thotë se ai do të jetë i disponueshëm si një transferim i lirë.

Megjithatë për shkak të rregullave në lidhje me kompensimin për shkak të klubeve që kanë zhvilluar lojtarë përmes akademive të tyre që janë nën një moshë të caktuar, do t’i kushtonte Milanit 400 mijë euro për ta sjellë atë.

Gjithsesi interesi është shumë konkret dhe janë diskutuar për një parakontratë në prag të verës. Lojtari thuhet se është entuziast për të bërë lëvizjen./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara