Sport

Shtyhet fillimi i sezonit të ri në basketboll

Publikuar

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare, sot unanimisht ka marrë vendim që të shtyjë fillimin e edicionit të ri në basketboll 2020/21.

Edicioni i ri në basketboll ka qenë i programuar të fillojë më 16.09.2020 me ndeshjet e Superkupës së Kosovës në të dyja konkurrencat dhe më pas të vazhdojë me garat e edicionit 2020-2021.

Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të shtyjë fillimin e edicionit të ri për një muaj, më saktësisht që edicioni i ri të fillojë më 14.10.2020, kur edhe do të organizohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës. Ndeshjet e play-outit gjithashtu do të shtyhen për një muaj.

“Ky vendim është marrë duke parë gjendjen momentale të pandemisë COVID-19 në vendin tonë, por edhe pas konsultimeve me autoritetet përkatëse në nivel vendor dhe në pajtim me udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë duke pasur në vëmendje dhe radhë të parë shëndetin e lojtarëve, trajnerëve, punëtorëve sportivë dhe të gjithë akterëve të përfshirë në organizimin e garave të basketbollit, si dhe karakteristikat e sportit tonë”, thuhet në vendim.

“Po ashtu -thuhet në vendim- ne presim nga institucionet tona që varësisht prej situatës me pandeminë COVID-19 të marrin vendim për lejimin e zhvillimit të stërvitjeve në mënyrë që klubet tona të fillojnë ngadalë, por sigurtë përgatitjet për edicionin e ri”.

Federata e Basketbollit e Kosovës e ka përgatitur Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit (versionin 3.0) dhe në momentin që Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim për lejimin e zhvillimit të stërvitjeve (dhe më pas edhe garave), atëherë FBK do t’i pajisë të gjithë anëtarët e saj me këtë Udhëzues, i cili do të jetë udhërrëfyes për ruajtjen e shëndetit të të gjithë basketbollistëve/eve, zyrtarëve të ekipit, zyrtarëve të ndeshjeve dhe gjithë komunitetit të basketbollit në vendin tonë.

Sport

Roma i vihet pas sulmuesit të Juventusit

Trajneri De Rossi e pëlqen shumë futbollistin.

Publikuar

nga

Sipas mediumit italian “Tuttosport”, skuadra e Romës ka shfaqur interes për yllin e Juventusit, Federico Chiesa.

Trajneri De Rossi e pëlqen shumë futbollistin dhe e njeh mjaft mirë atë pasi kishin punuar bashkë gjatë kohës sa ishte asistent i Roberto Mancinit te Kombëtarja e Italisë.

Kontrata e Chiesas me Juventusin skadon në verën e vitit 2025, dhe Matteo Moretto bën të ditur se Juventusi ka filluar të punojë me agjentin e tij për të diskutuar rreth një marrëveshjeje të re.

Për sulmuesin 25-vjeçar thuhet se interes ka shfaqur edhe skuadra e Newcastle, mirëpo asgjë nuk është e konfirmuar sa i përket kësaj pjese.

Chiesa deri më tani gjatë këtij edicioni ka tetë gola dhe dy asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Julian Nagelsmann zbulon të ardhmen e tij

Interesimi për trajnerin gjerman nuk kishte munguar nga klubet e mëdha evropiane.

Publikuar

nga

Julian Nagelsman i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e tij. Trajneri gjerman ka nënshkruar sot një kontratë të re me Federatën Gjermane, duke konfirmuar se do ta drejtojë përfaqësuesen e vendit të tij deri në Botërorin 2026.

Interesimi për trajnerin gjerman nuk kishte munguar nga klubet e mëdha evropiane. Bayern Munich po e shihte me kujdes, duke kërkuar rikthimin e tij në “Allianz Arena”, Në anën tjetër ishin edhe Liverpool e Manchester United ekipe të cilat donin të ofronin shërbimet e trajnerit. Por sot erdhi vendimi për rinovimin, që u bë zyrtar nga Federata Gjermane duke i dhënë fund çdo spekulimi rreth tij.

Ky është një vendim zemre. Është një nder i madh që të jem unë ai që drejton ekipin kombëtar dhe të punoj me lojtarët më të mirë të vendit”, tha ai.

Ndërkaq edhe presidenti i Federatës, Bernd Neuendorf, u shpreh i lumtur për nënshkrimin e kontratës me trajnerin.

Ky është një sinjal i fortë për Federatën dhe ekipin kombëtar që Julian Nagelsman do të qëndrojë trajner përtej Evropianit. Pasi ai ishte në listën e shumë klubeve të mëdha në Evropë. Por ekipi kombëtar është më shumë se një punë për Nagelsman, është çështje zemre”, deklaroi ai./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Liverpool e gjen zëvëndësuesin e Salahut te West Hami

“The Reds” tani më ka filluar të mendojë për zëvëndësuesin e sulmuesit egjiptian dhe një nga emrat e fundit që i është shtuar listës është Mohammed Kudus.

Publikuar

nga

Në sezonin e kaluar, Liverpooli refuzoi një ofertë prej 150 milionë eurosh për Mohamed Salah dhe si duket në fund të këtij sezoni egjiptiani do të përshëndetet me anglezët.

“The Reds” tani më ka filluar të mendojë për zëvëndësuesin e sulmuesit egjiptian dhe një nga emrat e fundit që i është shtuar listës është Mohammed Kudus.

Reprezentuesi ganez ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e West Hamit, duke shënuar 13 herë dhe asistuar katër herë në të gjitha kompeticionet.

23-vjeçari po konsiderohet si opsion ideal për të zëvendësuar Salah. Po ashtu ai mund të luajë në të dy krahët e sulmit, gjë e cila është një ‘bonus’ për të.

West Ham e transferoi atë për vetëm 38 milionë euro nga Ajaxi, teksa vlera aktuale e tij në tregun e transferimeve arrin shifrën e 50 milionë eurove./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Trajneri Milanit i sinqertë, “Roma e meritoi kualifikimin”

Edhe pse skuadra e Daniele De Rossit kishte mbetur pa një futbollist që nga minuta e 31-të, Milan sërish nuk arriti t’i mposhtte ata në “Olimpico”.

Publikuar

nga

Milani u mposht edhe në përballjen e dytë me rezultat 2-1 nga Roma, kështu duke e mbyllur rrugëtimin e tyre në fazën çerekfinale të Europa League.

Edhe pse skuadra e Daniele De Rossit kishte mbetur pa një futbollist që nga minuta e 31-të, Milan sërish nuk arriti t’i mposhtte ata në “Olimpico”.

Pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli u tregua i sinqertë me deklaratën, teksa theksoi se skuadra kryeqytetase e meritoi kalimin në gjysmëfinale.

Roma shfaqi më shumë cilësi në fushë. Ata ishin më të vendosur dhe e merituam kualifikimin. Na mungoi cilësia dhe kualiteti. Krijuam raste, por mungoi cilësia e nevojshme për të shënuar”, deklaroi ai.

Tanimë Pioli duhet të përqendrohet te derbi i fundjavës ndaj Interit. Zikaltrit që janë një fitore larg titullit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara