Lajmet

Shtatë të vdekur dhe 591 raste të reja me COVID-19

Publikuar

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar shtatë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, si dhe janë regjistruar 591 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin ditor për situatën epidemiologjike njofton rastet e vdekjes janë nga komunat Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç).

Ndërkaq rastet e reja rezultuan nga testimi i 3 mijë e 674 mostrave. Rastet e reja vijnë nga këto komuna: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 30 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Deçan 15 raste, Podujevë 15 raste, Viti 15 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 14 raste, Lipjan 12 raste, Istog 10 raste, Rahovec 9 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Junik, Kllokot dhe Mamushë.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 71 mijë e 344./UBTNews

Lajmet

Wigemark: EULEX-i do të vazhdojë përkrahjen në sundimin e rendit dhe ligjit

Publikuar

nga

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë për forcimin e sundimit të ligjit.

Me këtë rast, ministrja Gërvalla theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet çështjen e sundimit të ligjit si element i rëndësishëm edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave.

Nga ana tjetër shefi i EULEX-it, Wigemark, ka potencuar se do të vazhdojnë përkrahjen konkrete për institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve që janë afektuar nga mbyllja dy javëshe për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme tha se përmes këtij vendimi do të mbulohet 50 përqind e qirasë dhe pagës në sektorët që janë prekur nga mbyllja.

Krahas kësaj, ekzekutivi ka ndarë edhe rreth 5 milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policorë të angazhuar në përballjen me pandeminë COVID-19.

Qeveria ndau edhe rreth 3 milionë euro me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Emërohen anëtarët e ri të Bordit të Telekomit

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e bordit të drejtorëve të Telekomit.

Kryesues i Bordit u emërua Shpëtim Dobra, kurse anëtarë, Sanije Thaçi, Floria Jeliu, Mimoza Vila, Agim Muqaj dhe Remzi Kelmendi./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Agron Llugaliu emërohet drejtor i i Doganës

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës e ka emëruar Agron Llugaliun, drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Qeverisë, emërimi i Llugaliut u bë përmes një procesi transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Në tetor të vitit të kaluar ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte emëruar Bajram Rexhen, ushtrues detyre të drejtorit të Doganës së Kosovës./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara