Sport

Sadiku: Po të kishte VAR, do të kishim një penallti

Published

on

Armando Sadiku u rikthye të luajë për kombëtaren e Shqipërisë dhe qëndroi në fushë për 90 minuta në humbjen minimale (0-1) ndaj Lituanisë.

Sulmuesi u pa shumë pak në fushë dhe ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, ishte dukshëm më poshtë fizikisht sesa kundërshtarët, gjë që e pranoi edhe në intervistën pas ndeshjes.

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen, por ndikoi pak lodhja në ndeshjen e parë dhe nuk arritëm të shkonim të freskët në 30 metrat e fundit. Kjo ndikoi qartë edhe në finalizimin e aksioneve”, ka deklaruar ai për SuperSport.

“Edhe unë personalisht vija nga një periudhë shumë e gjatë pushimesh dhe vuajta, por u mundova të jap më të mirën. Të gjithë u përpoqën, por ata u mbrojtën mjaft mirë dhe nuk na lanë asnjë rast”.

“Kishte kontakt dhe unë u përpoqa të rrëzohem menjëherë. Mendoj se po të kishte VAR, do të ishte dhënë penallti”.

Continue Reading

Sport

Kumbulla: Jemi shumë të motivuar për dy ndeshjet e radhës

Published

on

By

Në një konferencë për shtyp Marash Kumbulla tha se dy kundërshtarët e radhës të Shqipërisë janë shumë të vështirë, por si gjithmonë Kombëtarja do të futet në fushë për të fituar. Qendërmbrojtësi kuqezi komentoi edhe formën e mirë që po kalon me ekipin e Espanyol si dhe konkurrencën e madhe në repartin e prapavijës në Kombëtare.

Ajo periudhë ishte shumë e keqe për mua. Një vit e gjysmë dhe pas dëmtimit muajt në vazhdim nuk ishin shumë të thjeshta. Tani besoj se zhvillova një fazë përgatitore shumë të mirë, kalova te Espanyol dhe tani po i luaj të gjitha ndeshjet. Fizikisht ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë moment”, tha fillimisht Kumbulla.

Ai foli më tutje edhe për partneritetin në mbrojtje me Ismajlin.

Jep garanci, por nuk është vetëm punë e imja dhe e Ismajlit, por e të gjithë ekipit. Kemi shumë konkurrencë, jemi shumë të mirë si mbrojtës, jo vetëm në qendër, por edhe në krah. Vendos trajneri dhe kush luan do të bëjë mirë”, theksoi ai.

Me sa pikë mendoni se Kombëtarja është e kënaqur në këto dy ndeshje? – Ne do futemi në fushë si gjithmonë për të fituar të dy ndeshjet. Tani mendojmë vetëm për Çekinë, është një ekip shumë fizik dhe i fortë në duele, tani mendojmë vetëm për ata dhe të shohim më pas për Gjeorgjinë.

Pas golit me Espanyol, presim një gol me ngjyrat kuqezi? – Po e pres edhe unë, pasi janë shumë ndeshje pa bërë gol në Kombëtare. Kam shumë dëshirë që të shënojë.

Ka ngacmime me nota humori mes teje, Ismajlit dhe Ajetit? – Nuk ka ngacmime, Kombëtarja është e para. Nëse ekipi, fiton të tjerat vijnë mbrapa. Është normal që të gjithë lojtarët duan të luajnë, por e dimë që në Kombëtare ka shumë konkurrencë. Janë të gjithë shumë lojtarë të mirë, të shohim zgjidhjet e trajnerit.

Dallimi mes kampionatit spanjoll dhe italian? – Kampionati në Spanjë është ndryshe nga Italia. Është më shumë taktik, loja është e hapur me kundërsulme dhe duele. Jam përshtatur shumë mirë në këtë kampionat.

Nuk keni qenë në dy ndeshjet me Çekinë në kualifikueset e Europianit, tani jeni më i motivuar për fitoren? – Po sigurisht. Të dy ndeshjet i kam parë nga shtëpia. Sic e thashë edhe më para, me Çekinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ne jemi shumë të motivuar, edhe ekipi kundërshtar gjithashtu. Presim një ndeshje shumë të vështirë.

Continue Reading

Sport

E njohim Çekinë: Mario Mitaj ndan besimin për ndeshjen e ardhshme!

Published

on

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet në Tiranë për dy sfidat e radhës në Nations League, përballë Çekisë më 11 tetor dhe Gjeorgjisë më 14 tetor. Të gjithë lojtarët janë bashkuar me ekipin, ndërsa sot mbrojtësit Mario Mitaj dhe Marash Kumbulla zhvilluan një konferencë për median, ku ndanë mendimet e tyre mbi ndeshjet e ardhshme.

Mitaj, duke folur për ndeshjen me Çekinë, theksoi se kjo skuadër është tashmë një kundërshtar i njohur dhe që ekipi i kuqezinjve e di mirë se çfarë duhet të bëjë për të arritur një rezultat pozitiv. “E dimë kundërshtarin dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Mbrojtja jonë është shumë e fortë, dhe shumica e lojtarëve kanë luajtur me klubet e tyre, çka na jep besim,” deklaroi ai.

Mbrojtësi theksoi se humbja me Gjeorgjinë nuk ka ndikuar në psikologjinë e ekipit dhe se skuadra është e gatshme për sfidat e ardhshme. “Duhet të rikthehemi te fitorja. Kjo humbje nuk duhet të na ndikojë, por të na motivojë për t’u rikthyer më të fortë,” shtoi Mitaj.

Për aventurën e tij të re me Al Itihadin, ai shprehu kënaqësinë për pritjen që ka marrë në Arabinë Saudite, duke theksuar se ambienti është shumë profesional dhe ndihmues. “Jam çuditur me mënyrën si më kanë pritur, sidomos lojtarët që janë gjithmonë afër. Më ndihmojnë të ambientohem,” tha ai.

Kur u pyet se ku mendon se janë më të fortë përballë Çekisë, Mitaj theksoi mbrojtjen: “Besoj se në mbrojtje jemi më të fortë. Qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit e krahut kanë shumë minuta në këmbë me klubet e tyre.”

Me optimizëm për sfidat e ardhshme, Mitaj u shpreh se dëshira e ekipit është të fitojë dhe se janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në fushë. “E njohim kundërshtarin më mirë se më herët. Jemi më të fortë, besoj,” përfundoi ai./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Aurélien Tchouaméni, a do të jetë kapiten i ri i Francës?

Published

on

Pas mungesës së Kylian Mbappé dhe pensionimit të Antoine Griezmann, pyetja që po bëjnë shumë është: cili do të jetë kapiteni i ekipit kombëtar të Francës në dy ndeshjet e ardhshme? Sipas raportimeve nga “L’Equipe”, nderi nuk do t’i shkojë portierit Mike Maignan, që ishte konsideruar favorit. 

Trajneri Didier Deschamps dhe stafi i tij kanë vendosur që t’i besojnë shiritin e kapitenit Aurélien Tchouaméni, mesfushorit të Real Madridit, i cili fitoi votën e brendshme përballë Jules Koundé. Kjo zgjedhje ka shkaktuar zhgënjim te Maignan, i cili është konsideruar një lider natyral brenda skuadrës. Ai kishte shprehur shqetësime në dhomat e zhveshjes, duke përfshirë edhe kritika ndaj Mbappé pas disfatës ndaj Italisë në shtator.

Zgjedhja për kapitenin e ri vjen në një moment të rëndësishëm për ekipin, që po përgatitet për dy ndeshje të rëndësishme. Tchouaméni, që e ka treguar përkushtimin dhe aftësitë e tij si udhëheqës, do të ketë përgjegjësinë për të drejtuar skuadrën në këtë periudhë të re, duke u shprehur se ndjehet i nderuar për këtë rol./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Lista e gjatë e futbollistëve pa kontratë, mes tyre edhe ‘gardiani’ kuqezi

Published

on

Tregu i transferimeve përfundoi më 30 gusht, por pothuajse 40 ditë më vonë, shumë lojtarë vazhdojnë të kërkojnë një ekip të ri dhe një kontratë të favorshme. Një nga emrat e njohur që ndodhet në këtë listë është Etrit Berisha, portieri i Kombëtares Shqiptare, i cili nuk u grumbullua për ndeshjet e ardhshme ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Berisha, 35 vjeç, është një nga portierët më të njohur në futbollin shqiptar, por mungesa e tij në grumbullim është një shenjë e shqetësimit për të dhe karrierën e tij. Ai gjithashtu nuk u përfshi në listën për ndeshjet e shtatorit në Nations League, përballë Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Në mesin e futbollistëve të tjerë të njohur që janë pa kontratë janë emra si Sergio Ramos, Simon Kjaer, Joel Matip, Keylor Navas dhe Loris Karius.

Lista e futbollistëve pa kontratë:

Portierë:

Keylor Navas (Kosta Rika, 37 vjeç)

Loris Karius (Gjermani, 31 vjeç)
Tomas Koubek (Republika Çeke, 32 vjeç)
Etrit Berisha (Shqipëri, 35 vjeç)

 

Mbrojtës:

Sergio Ramos (Spanjë, 38 vjeç)
Joel Matip (Kamerun, 33 vjeç)
Adama Soumaoro (Francë, 32 vjeç)
Kostas Manolas (Greqi, 33 vjeç)
Ghislain Konan (Bregu i Fildishtë, 28 vjeç)
Daniel Amartey (Gana, 29 vjeç)
Wallace (Brazil, 29 vjeç)
Koffi Djidji (Bregu i Fildishtë, 31 vjeç)
Serge Aurier (Bregu i Fildishtë, 31 vjeç)
Mário Fernandes (Rusi, 33 vjeç)
Cedric (Portugali, 33 vjeç)
Bouna Sarr (Senegal, 32 vjeç)
Brandon Williams (Angli, 24 vjeç)
Filip Benkovic (Kroaci, 27 vjeç)
Layvin Kurzawa (Francë, 31 vjeç)
Simon Kjaer (Danimarkë, 35 vjeç)

 

Mesfushorë:

Dele Alli (Angli, 28 vjeç)
Leonardo Lopes (Portugali, 25 vjeç)

Kevin Strootman (Holandë, 34 vjeç)
Christoph Kramer (Gjermani, 33 vjeç)
Marco van Ginkel (Holandë, 31 vjeç)
Roque Mesa (Spanjë, 35 vjeç)

Rafinha (Brazil, 31 vjeç)
Gaston Pereiro (Uruguay, 29 vjeç)
Eduard Michut (Francë, 21 vjeç)

Samu Castillejo (Spanjë, 29 vjeç)
Maxime Gonalons (Francë, 35 vjeç)
Francis Coquelin (Francë, 33 vjeç)

Sulmues:
Eric-Maxim Choupo-Moting (Kamerun, 35 vjeç)
Wissam Ben Yedder (Francë, 34 vjeç)
Alireza Jahanbakhsh (Iran, 31 vjeç)
Mario Balotelli (Itali, 34 vjeç)
Stefano Okaka (Itali, 35 vjeç)

Kevin Gameiro (Francë, 37 vjeç)
Mattia Destro (Itali, 33 vjeç)
Santi Mina (Spanjë, 28 vjeç)
Maxi Gomez (Uruguay, 28 vjeç)
Adam Ounas (Algjeri, 27 vjeç)

Mariano Diaz (Republika Domenikane, 31 vjeç)
Isaac Success (Nigeri, 28 vjeç)

Mungesa e kontratave për shumë nga këta lojtarë të njohur ngre pyetje mbi të ardhmen e tyre në futbollin profesional, ndërsa disa prej tyre shpresojnë të gjejnë shpejt një ekip që do t’u ofrojë mundësinë për të vazhduar karrierën e tyre./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara