Lajmet nga UBT

Rreth 130 profesorë të UBT-së pranojnë titujt akademikë nga rektori Hajrizi

Lajmet nga UBT

UBT dhe Universiteti Coruña nga Spanja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Publikuar

nga

Numrit të partnerëve të shumtë ndërkombëtarë të UBT-së i është shtuar edhe një universitet tjetër prestigjioz. UBT dhe Universiteti Coruña nga Spanja kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me të cilën do të thellohen përpjekjet në zhvillimin e mëtutjeshëm të shkencës dhe ndërveprimit kulturor.

Ky bashkëpunim synon thellimin e miqësisë mes dy vendeve për sa i përket aktiviteteve arsimore, profesionale dhe kulturore mes fakulteteve dhe studentëve nga të dy institucionet.

Nga ky bashkëpunim do të mundësohet shkëmbimi i stafit, shkëmbimi i studentëve, aktivitete të përbashkëta kërkimore, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, shkëmbimi i materialeve akademike dhe informacioneve të tjera, si dhe programet e veçanta akademike afatshkurtëra.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi renditet në mesin e personaliteteve botërore të dëshmuar në Extended Reality (XR)

Publikuar

nga

Numrit të personaliteteve botërore që janë dëshmuar në Extended Reality (XR), edukim dhe rrjet global, i është shtuar edhe presidenti i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, që me punën e palodhshme që ka bërë ndër vite, ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

Rektori Hajrizi është vlerësuar edhe për faktin se ka ndërtuar një institucion me kompetenca të larta, me cilësi në mësimdhënie, si dhe ka aplikuar teknologjitë më të reja, duke shërbyer edhe si model për universitetet tjera në zhvillimin e inovacioneve teknologjike. Ka  krijuar mijëra mësime në platformën e realitetit virtual, në qindra kurse universitare.

Kjo ka shtyrë që edhe gjiganti teknologjik EON Reality, muaj më parë, të vlerësojë rektorin e UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, me çmimin “EON Power User Award”, për suksesin që ka treguar institucioni që ai drejton në zbatimin e teknologjisë EON-XR për mësimin në distancë, duke e quajtur vizionarë dhe largpamës në rrugëtimin, ekspertizën dhe profesionalizmin që ka treguar ai me UBT-në.

UBT, përmes platformës së Realitetit Virtual (VR), 5G, Intelligence Artificiale, Robotikë, Siguri Kibernetike, ka bërë Kosovën shtetin e parë në Ballkan që sjellë një nga teknologjitë më të fundit të kohës, kështu duke bërë investimin direkt më të madh në teknologji dhe inovacion në Kosovë që nga paslufta.

Duke qenë tani më qendra më e madhe në rajon, tani UBT në vitin 2021, në kuadër të 20-vjetorit të institucionit, është duke zhvilluar dhe implementuar 20 inovacione për 20 vjetorin e saj.

Këtë javë, UBT hapi qendrën më të madhe në Shqipëri për inovacion dhe teknologji në qytetin e Korçës, duke iu mundësuar të rinjëve korçarë hapësira pune dhe trajnimi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Rreth 130 profesorë të UBT-së pranojnë titujt akademikë nga rektori Hajrizi

Publikuar

nga

Rreth 130 profesorë të profileve të ndryshme profesionale kanë pranuar tituj akademikë nga institucioni ku ata ligjërojnë, UBT, në një ceremoni solemne të mbajtur në kuadër të aktiviteteve me rastin e 20-vjetorit të themelimit të UBT-së.

Titujt u ndanë nga vetë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ku janë dhënë si rezultat i produktivitetit dhe angazhimit të profesorëve në fushën e shkencës, njëherësh për avancimin e tyre dhe marrjen e titujve doktorë i shkencës.

Me këtë rast, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi është shprehur i lumtur me këtë arritje të  profesorëve dhe të UBT-së, që sipas tij, tashmë institucioni po kalon në një periudhë tjetër ngaqë numri i profesorëve që janë doktorë shkencash vazhdon të rritet dukshëm.

“Gjatë këtyre 20 viteve kemi filluar me profesorë ndërkombëtarë dhe më pas kemi huazuar profesorë nga universitete tjera për të krijuar kuadro të reja. Tani me kalimin e kohës kemi arritur në një periudhë ku kemi stafin tonë të përbërë nga 900 profesorë, ku 300 prej tyre janë doktorë shkencash”, potencoi rektori Hajrizi.

Tutje, rektori Hajrizi theksoi edhe njëherë se UBT vazhdon të mbetet njëri nga institucionet më kredibile në rajon dhe më gjerë, duke konfirmuar cilësinë dhe lidershipin që ka ky institucion.

“Në 20-vjetorin e UBT-së, konfirmohemi edhe njëherë si një institucion serioz, lider dhe me cilësi të lartë, kjo vjen edhe nga partneriteti që kemi me universitetet e tjera prestigjioze nga e gjithë bota”, shtoi ai.

Teksa, rektori Hajrizi ka falënderuar të gjithë profesorët për angazhimin e tyre në gjenerimin e dijes dhe shpërndarjen e njohurive te studentët, të cilët i kanë besuar UBT-së zhvillimin e tyre akademik e profesional.

Vazhdo të lexosh

Inovacione

UBT dhe Bashkia e Korçës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e Qendrës së Inovacionit dhe Teknologjisë në Korçë

Publikuar

nga

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, bashkë me kryetarin e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, kanë nëshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e Hubit më të madh të teknologjisë dhe inovacionit që së shpejti do të hapet në qytetin e Korçës.

Njoftimin për këtë marrëveshje bashkëpunimi e ka bërë të ditur kryetari i kësaj bashkie, Sotiraq Filo, ku theksoi se kjo marrëveshje do të sjellë teknologji e inovacion për të rinjtë e Korçës.

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi është shprehur i lumtur me këtë marrëveshje të arritur, duke thënë se ky bashkëpunim me Bashkinë e Korçës do të jetë rol model për inovacion për të gjithë të rinjtë e Korçës, si dhe do të jetë një ambient inovativ me teknologjinë më të avancuar të kohës.

Me këtë projekt madhor, UBT, me ekspertët e angazhuar, do të ofrojë mbështetje akademike dhe do të ketë rol kyç në hartimin e trajnimeve profesionale në gjuhën programuese.

UBT përmes kësaj marrëveshjeje, të rinjëve korçarë do u ofrojë një Qendër Inovative, që do të jetë ambient i atillë që studentëve dhe të rinjëve do t’u sjellë vetëm zhvillim e prosperitet.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara