Kulturë, Lifestyle

Rita Ora së shpejti me këngë për dashurinë dhe jetën me bashkëshortin e saj, Taika Waititi

“Jeta ime u bë më e mirë”, u shpreh Rita pas lidhjes me Taikan.

Publikuar

Jeta e Rita Orës “u bë më e mirë” kur u bashkua me Taika Waititin!

Këngëtarja e ‘You Only Love Me’ kishin qenë miq me regjisorin e ‘Jojo Rabbit’ për disa vite përpara se të fillonin një lidhje romantike dhe ajo e dinte se regjisori – me të cilin thuhet se u martua verën e kaluar – ishte “i duhuri”, ndonëse në një kohë kur ajo nuk po ndjente se kishte për të ndodhur ndonjë “ndryshim” i rëndësishëm në jetën e saj.

E pyetur se si e dinte që Taika ishte personi i duhur për të, ajo tha për GQ Hype, “Kur nuk ndjeva [se doja] një ndryshim, jeta ime sikur u bë më e mirë”.

“Ne ishim vërtet miq të mirë për gjashtë vjet, unë shkova në Australi dhe të dy kishim punë të ndara, dhe nuk njihja shumë njerëz atje. Ishte bukur të shihje një fytyrë të njohur dhe universet tanë sapo u përplasën. Kaq ishte”.

“Ishte lidhja jonë që më bëri të mendoj, se jam gati të ndryshojë. Unë kurrë nuk mendoj për gjëra të tilla sepse nuk dua të mashtroj asgjë”.

Rita e ka trajtuar historinë e dashurisë së çiftit në tekstet e këngëve të albumit të saj të ri.

Ajo tha: “[Me albumin, unë jam] duke kapur këtë moment në jetën time ku po bie në dashuri. Ka gjëra për të cilat flas në të, mendime shumë personale, për atë që më duhej të vendosja për këtë person dhe t’i përkushtohesha atij”, thotë ajo.

“Më pëlqen të këndoj për ndjenjat e mia. Më pëlqen të bëj muzikë për ndjenjat e mia. Këtu duhet të jetojë. Muzika, për herë të parë, do të shpjegojë pyetjet që njerëzit do të duan të më bëjnë”./UBTNews/

Kulturë, Lifestyle

Shakira ka nisur një romancë të re dashurie

Shakira thuhet se ka gjetur një partner të ri me të cilin është lidhur prej katër muajsh.

Publikuar

nga

Shakira po numëron ditët derisa të nisë një jetë të re larg Barcelonës, pasi planifikon të transferohet në Miami në mes të prillit, kur fëmijët e saj do të fillojnë pushimet e tyre shkollore.

Megjithatë, udhëtimet e vazhdueshme të këngëtares kanë ndezur thashethemet për një romancë të dyshuar me një burrë që jeton në qytetin amerikan, sipas mediave spanjolle si Socialite dhe OKDiario. Shakira thuhet se ka gjetur një partner të ri  me të cilin është lidhur prej katër muajsh. Udhëtimet e vazhdueshme të kolumbianes në Miami mund të kenë më shumë kuptim me shfaqjen e kësaj romance.

Ndërsa nuk ka pothuajse asnjë pritshmëri që një pajtim mund të ndodhë ndonjëherë, duke pasur parasysh natyrën e profilit të lartë të ndarjes së tyre, nëse kjo lidhje e re romantike konfirmohet, do të nënkuptonte fundin përfundimtar të historisë së saj të dashurisë me Gerard Pique, babai i dy fëmijët e saj. Ky i fundit deklaroi së fundmi se është “shumë i lumtur” pas ndarjes. “Ditën që të vdes, do të shikoj prapa dhe shpresoj të kem bërë gjithmonë atë që kam dashur”, u shpreh ai për El Pais.

“Problemi është se si njerëzit i perceptojnë gjërat ose si i paketon shtypi. Unë jam ende duke bërë atë që dua. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim. Njerëzit për të cilët dua dhe shqetësohem janë njerëzit që më njohin. Pjesa tjetër, nuk më intereson. Jam shumë i lumtur. Ka pasur ndryshime në jetën time dhe kam ditur se si ta ruaj këtë lumturi”, deklaroi Pique./lapsi.al

Vazhdo të lexosh

Film & TV

Aktori Jonathan Majors arrestohet nën dyshimet për sulm

Viktima pësoi “lëndime të lehta në kokë dhe qafë”, njoftoi policia.

Publikuar

nga

Aktori Jonathan Majors, i cili shkëlqeu në filmat “Creed III” dhe “Ant-Man and the Wasp: Quantumania”, u arrestua mëngjesin e së shtunës për sulm, njoftoi policia e New York-ut.

33-vjeçari Majors u dërgua në paraburgim pas një telefonate që u bë nga një apartament në lagjen Chelsea të Manhattanit, thuhet në njoftimin e policisë.

“Viktima e raportoi rastin në polici”, thuhet në njoftim.

Viktima pësoi “lëndime të lehta në kokë dhe qafë”, njoftoi tutje policia.

Majors përballet me akuza për sulm dhe ngacmim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Skulpturat e Partenonit që u kthyen nga Vatikani, shfaqen në Greqi

Vatikani i mbajti me shekuj ato skulptura.

Publikuar

nga

Vatikani ia ktheu Greqisë tri fragmente të skulpturave të Partenonit, të cilat i mbajti me shekuj.

Vendimi për të kthyer mermeret e vjetra 2500-vjeçare u kumtua nga Papa Françesku vitin e kaluar, i cili e përshkroi si gjest të miqësisë.

Një nga fragmentet paraqet kokën e një djali, tjetri kokën e një kali dhe i treti kokën e një burri me mjekër.

Ato u zbuluan në një ceremoni në Muzeun e Akropolit në Athinë, një hapësirë ekspozite e ndërtuar qëllimisht për të vendosur mermeret e Partenonit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

MKRS-ja ndan pesë çmime vjetore në fushën e teatrit

Çeku tha se dikasteri që ai e drejton vëmendjen e ka në fushën e teatrit.

Publikuar

nga

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Teatrit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë çmimet vjetore në fushën e teatrit. Me këtë rast, u ndanë pesë çmime për regjinë më të mirë, për aktorin më të mirë, etj.

Ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku tha se dikasteri që ai e drejton vëmendjen e ka në fushën e teatrit. Ai përmendi edhe fituesit për vitin 2022.

“Për nder të ditës ndërkombëtare të artit shfrytëzoj rastin t’i shpreh mirënjohje të madhe aktorëve të teatrit. Edhe ky vit do të jetë sa i përket çmimeve ndërkombëtare. Çmimi Vjetor për Regjinë më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2022 i ndahet Fatos Berisha, me shfaqjen ‘Pornography’”, tha Çeku.

“Çmimi Vjetor për Aktoren/Aktorin më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2022 iu nda Ilire Vinca në shfaqjen ‘Babai dhe babai’. Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit për vitin 2022 iu nda Muradije Muriqi dhe Mejreme Berisha. Çmimi Vjetor për Shfaqjen më të mirë në fushën e Teatrit për vitin 2022 iu nda Qendrës Multimedia me shfaqjen ‘The Handke Project’. Çmimi Kombëtar për Prezantim të suksesshëm ndërkombëtar në fushën e Teatrit për vitin 2022 e fitoi Teatri i Qytetit në Gjilan”, tha tutje Çeku.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara