Lajmet nga UBT

Rektori i UBT-së uron qytetarët për Festën e Kurban Bajramit

Published

on

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar besimtarët e fesë islame, duke u dëshiruar harmoni, respekt të ndërsjellët dhe solidaritet.

“Në emër të UBT-së dhe timin personal, gjithë besimtarëve myslimanë, ju uroj Kurban Bajramin, këtë festë të mirëkuptimit, harmonisë në familje dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve. Uroj që Kurban Bajramin ta festoni me familjet tuaja në lumturi dhe shëndet. Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona”, thuhet mes tjerash në urimin e Rektorit Hajrizi.

Lajmet

Ligjëratë nga Liburn Aliu në UBT mbi “Planin Zhvillimor Urban të Prishtinës”

Published

on

Në kuadër të modulit të përbashkët me temën “Integrimi i lumit në hapësira publike”, studentët dhe profesorët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, së bashku me ata nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “Technische Hochschule Lübeck” të Gjermanisë, pritën  në UBT ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliun, i cili mbajti një ligjëratë tematike.

Ministri Aliu para studentëve prezantoi temën “Planifkimi i qytetit dhe plani zhvillimor urban i Prishtinës”. Ai theksoi rëndësinë e integrimit të hapësirave publike me mjedisin natyror, duke shpjeguar se si kjo mund të kontribuojë në një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

Gjatë prezantimit, Aliu ndau edhe shembuj konkretë të projekteve që po zhvillohen në Prishtinë dhe sfidat me të cilat përballen autoritetet lokale në menaxhimin e hapësirave urbane. Studentët shprehën interesimin e tyre për të pyetur gjithçka që i intereson lidhur me temën, duke krijuar një dialog aktiv mes tyre dhe ministrit.

Ky aktivitet është pjesë e një serie ligjëratash dhe aktiviteteve edukative që fokusohen në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit. Të gjithë pjesëmarrësit po ndajnë ekspertizën e tyre profesionale, duke krijuar një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim kulturor dhe akademik.

Grupi do të qëndrojë në Kosovë për një javë, ku do të zhvillohen ligjërata dhe aktivitete të tjera edukative që lidhen me integrimin e lumit në hapësira publike, kryesisht në Prishtinë.

Po ashtu, si pjesë e vizitës studimore dhe bashkëpunimit mes dy universiteteve, sot, ditën e mërkurë po zhvillohet një vizitë studimore në qytetin e Prizrenit, për të hulumtuar shembuj të tjerë të suksesshëm të integrimit të hapësirave publike.

Ky projekt ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët për të mësuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e qyteteve të tyre, duke u fokusuar në rëndësinë e një planifikimi të integruar dhe të qëndrueshëm./UBTNews/D.E./

 

 

Continue Reading

Lajmet

Arsim dhe praktikë: Realizohet intervenimi i rëndësishëm në Implantologji në Poliklinikën Universitare UBT

Published

on

Sot, në Fakultetin e Stomatologjisë të UBT-së, Katedra e Kirurgjisë Orale, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Mirsad Shkreta, u realizua me sukses një intervenim i rëndësishëm në fushën e implantologjisë dentare. Ndihmës specialistët, Dr. Spec. Ass. Vullnet Fazliu dhe Dr. Spec. Ass. Agron Dushi, ishin gjithashtu pjesë e këtij operacioni, duke kontribuar me ekspertizën e tyre. 

Gjatë ditës, ekipi realizoi vendosjen e implanteve dentare, një procedurë që përfshin disa hapa të rëndësishëm. Para se të fillohej operacioni, u bë një planifikim i detajuar duke përdorur teknologjinë e avancuar të rentgenologjisë 3D. Ky planifikim ndihmon në përcaktimin e pozicionit të saktë për vendosjen e implanteve, duke minimizuar rrezikun dhe maksimizuar suksesin e procedurës.

Studentët e vitit të 6 patën mundësinë të observonin të gjithë procesin kirurgjikal dhe të mësonin për rëndësinë e planifikimit të detajuar dhe metodave të përparuara që përdoren në implantologji. Ekipi kirurgjik u kujdes që çdo hap të ndiqej me saktësi, duke u siguruar që protokolli i vendosjes së implanteve të zbatohej në përpikmëri.

Ky aktivitet nuk ishte vetëm një mundësi për praktikë klinike, por gjithashtu një sesion edukativ për studentët, të cilët mësuan mbi teknologjitë e reja dhe metodat që përdoren në kirurgjinë orale. Ato patën mundësinë të bisedojnë me ekspertët mbi sfidat dhe zgjidhjet që shfaqen gjatë procedurave të implantologjisë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të formimit profesional në këtë fushë.

Poliklinika Universitare e UBT-së ofron një gamë të gjerë shërbimesh stomatologjike, përfshirë konsulta mbi implante dentare dhe shërbime të tjera stomatologjike. Për çdo informacion shtesë dhe për të caktuar një konsultë, ju mund te kontaktoni tek Poliklinika Universitare e UBT-së në numrin e telefonit 045 120 198.

Ky hap për avancimin e implantologjisë dentare në UBT është një tregues i përkushtimit për të ofruar arsim dhe shërbime të nivelit të lartë në fushën e stomatologjisë./UBTNews/

 

Continue Reading

Lajmet

Integrimi i lumit në hapësira publike: UBT mirëpret ekspertët universitarë nga Gjermania

Published

on

By

Një grup i studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planfikimit Hapësinor në UBT, kanë mirëpritur këtë javë për një vizitë studimore Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Technische Hochschule Lübeck” të Gjermanisë.

Profesori Lulzim Beqiri duke informuar studentët ndërkombëtar mbi vizitën një javore në Kosovë. 📷: Manushaqe Ibrahimi.

Në kuadër të projektit me temën “Integrimi i lumit në hapësira publike”, do të përfshihen 22 studentë dhe 4 profesorë nga Gjermania, nën drejtimin e koordinatorit Michael Locher, profesorëve Klaus Brendle, Kendra Busche dhe Heiner Lippe. Nga UBT, koordinator do të jetë Lulzim Beqiri, përkrah profesorëve të tjerë si Bekim Çeko, Arber Sadiki, Kujtim Elezi dhe Elvida Pallaska, së bashku me 8 studentë. Ky projekt ofron një mundësi të shkëlqyer për bashkëpunim dhe shkëmbim të ideve, duke e theksuar rëndësinë e integrimit të mjedisit natyror me hapësirat publike.

Në një seri ligjëratash dhe aktivitetesh edukative që fokusohen në fushën e arkitekturës dhe urbanizmit, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë ekspertizën e tyre profesionale në fushën përkatëse.

Duke krijuar një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim kulturor dhe akademik, grupi do të qëndrojë në Kosovë për një javë, ku do të zhvillohen ligjërata dhe aktivitete të tjera edukative që lidhen me integrimin e lumit në hapësira publike kryesisht në Prishtinë.

Profesorët ndërkombëtar në UBT nga Univeristeti i Shkencave të Aplikuara “Technische Hochschule Lübeck” të Gjermanisë.📷: Manushaqe Ibrahimi.

Ky projekt padyshim iu ofron studentëve mundësinë të paraqesin ide inovative dhe të merren me sfidat reale që përballen qytetet moderne në këtë periudhë, veçanërisht në lidhje me përdorimin e qëndrueshëm të hapësirave publike. Megjithatë, ky organizim është një pjesë kyçe e përpjekjeve të UBT-së për të promovuar studimet mbi planifikimin urban dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, studentët dhe profesorët do të udhëtojnë në universitetin Technische Hochschule Lübeck në javën e dytë të dhjetorit të këtij viti, iniciativë kjo që nuk është vetëm një mundësi për shkëmbim akademik, por edhe një shembull i fuqishëm i lidhjeve ndërkombëtare që UBT-ja po krijon për të ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Studentët në ligjeratën në projektin me temën “Integrimi i lumit në hapësira publike”.📷: Manushaqe Ibrahimi.

Përmes këtij bashkëpuninimi UBT, po shfaq çdo herë e më shumë përkushtimin e saj si një lider i vetëm në edukim dhe inovacion në Kosovë, që është duke kontribuar dhe vazhdon të punojë edhe në avancimin e praktikave të qëndrueshme dhe të planifikimit urbanistik./UBTNews/D.B/

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së,Blerton Abazi në “Balkan Secure 2.0”: Rëndësia e bashkëpunimit akademik dhe industrial në kërcënimet kibernetike

Published

on

Në Konferencën “Balkan Secure 2.0”, profesori dhe Dekani i Fakultetit të Sistemeve të Informacionit, Blerton Abazi, në prezantimin e tij theksoi rolin kyç të institucioneve akademike në përballjen me kërcënimet kibernetike që prekin rajonin. Ai nënvizoi se hulumtimi akademik mund të rrisë riziliencën kibernetike duke prodhuar rezultate dhe studime që identifikojnë dobësitë specifike për kontekstin rajonal.

Abazi diskutoi mbi nevojën për krijimin e modeleve të të dhënave që lehtësojnë identifikimin e sulmeve dhe motivet e tyre, duke e bërë kështu më efektive përgjigjen ndaj kërcënimeve. Ai theksoi se në shumë vende të botës, bashkëpunimi midis akademisë dhe industrisë po kontribuon në avancimin e njohurive mbi sulmet kibernetike dhe po hap rrugën për zgjidhje më të efektshme të sigurisë.

Një tjetër pikë e rëndësishme e prezantimit të Abazit ishte hulumtimi ndërdisiplinor, veçanërisht integrimi i shkencave kompjuterike me shkencat sociale. Kjo qasje është thelbësore për adresimin e sfidave të Inteligjencës së Kërcënimeve Kibernetike (CTI) në Ballkanin Perëndimor, duke marrë parasysh kontekstet e veçanta socio-politike, kushtet ekonomike dhe faktorët kulturorë që ndikojnë në kërcënimet dhe reagimet kibernetike.

Në përfundim, Abazi theksoi se një qasje e tillë ndërdisiplinore mund të përmirësojë ndjeshëm kërkimin dhe aplikimet e CTI në rajon, duke ofruar një bazë të fortë për një reagim më të mirë ndaj kërcënimeve kibernetike./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara