Sport

Reagon Allegri, pas akuzave për pastrim parash

Published

on

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i ka hedhur poshtë akuzat për pastrimin e parave, duke thënë se ai nuk e ka bërë asnjë shkelje të ligjit kundër pastrimit të parave.

Mediat italiane raportuan së fundmi se Allegri është nën hetime për shkeljen e ligjit kundër pastrimit të parave.

Hetimi ka të bëjë, sipas gazetave italiane, me shpenzimet e trajnerit italian në dy kazino jashtë shtetit në vlerë prej 350 mijë eurove.

Gazeta La Verita shkruan se blerje të tjera të bëra me kredit kartelë e arritën shifrën e gati 500 mijë eurove nga korriku i vitit 2018 deri në gushtin e vitit 2019.

Allegri reagoi ndaj këtij lajmi me një komunikatë për media, ku i mohoi akuzat.

“Në lidhje me lajmin e publikuar për mua sot, unë deklarohem fuqishëm se nuk kam të bëjë asgjë me aktivitete të jashtëligjshme dhe, për më tepër, as me ndonjë shkelje të ligjit kundër pastrimit të parave”, ka thënë Allegri.

Sport

Milani me risi në futbollin e femrave, të drejta speciale për futbollistet që mbesin shtatzëna

Published

on

AC Milan ka marrë një hap revolucionar në mbështetjen e futbollisteve dhe stafit të tij femëror, duke u bërë klubi i parë elitar evropian që prezanton një politikë të veçantë për lehoninë. Në bazë të kësaj politike, lojtaret do ta përfitojnë një vazhdim automatik njëvjeçar të kontratës me të njëjtat kushte, nëse kontrata e tyre aktuale do të skadojë gjatë sezonit që ato mbesin shtatzënë.

Kontrata të siguruara, çdo lojtare që mbetet shtatzënë dhe ka një kontratë që skadon gjatë atij sezoni, do të përfitojë një vazhdim automatik njëvjeçar me të njëjtat kushte financiare dhe profesionale.

Lehtësira për nënat,  klubi do të sigurojë kujdes për fëmijët gjatë aktiviteteve sportive, duke mbuluar gjithashtu shpenzimet e udhëtimeve, përfshirë fluturimet dhe akomodimet për fëmijën dhe një shoqërues.

Ky vendim historik pritet të nxisë klube të tjera evropiane që të ndjekin shembullin e Milanit, duke ofruar më shumë mbështetje për gratë në futbollin profesionist./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

​Trepça-Bashkimi, mësohet data e finales së madhe

Published

on

By

Finalja e ProCredit Kupës së Kosovës pritet të dhurojë spektakël të madh të basketbollit. Trepça dhe Bashkimi pas një rrugëtimi jo të lehtë do të luftojnë për trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, më 12 shkurt, nga ora 19:00.

FBK bën thirrje te tifozët të respektojnë rregullat e të mos ketë incidente dhe kjo finale të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

FBK po ashtu është duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, dy klubet Trepçën dhe Bashkimin, si dhe të gjitha Grupet e Interesit që organizimi të jetë sa më i mirë i mundshëm.

Continue Reading

Sport

​Euro-U21/ Kosova mëson rivalët e kualifikimeve

Published

on

By

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i kualifikueseve për “Evropianin U21”, të vitit 2027, që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

Nga shorti u përcaktua udhëtimi i 51 kombëtareve drejt finaleve të Evropianit U21 të vitit 2027. Skuadrat kombëtare janë ndarë në gjashtë grupe me gjashtë ekipe dhe tre grupe me pesë skuadra.

Kosova do të jetë në grupin A së bashku me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.

Në fazën finale të “Shqipëri dhe Serbi 2027” do të kualifikohen direkt nëntë skuadrat e para në grupe si dhe e dyta më e mirë.

Continue Reading

Sport

Shqipëria dhe Serbia pritëse, Kosova nis rrugën drejt finales së Europianit U-21

Published

on

Shorti i kualifikuesve për Europianin U-21 të vitit 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi, është hedhur, duke përcaktuar rrugëtimin e skuadrave drejt finales. Skuadrat janë ndarë në 9 grupe, dhe fituesit e grupeve, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë, do të kualifikohen për fazën finale. Shqipëria dhe Serbia janë kualifikuar automatikisht si vendet pritëse të turneut.

Kosova ka rënë në një grup të vështirë (Grupi A), ku do të përballet me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.

Ja ndarja e grupeve:

Grupi A: Spanjë, Rumani, Finlandë, Kosovë, Qipro, San Marino

Grupi B: Portugali, Çeki, Bullgari, Skoci, Azerbajxhan, Gjibraltar

Grupi C: Francë, Zvicër, Islandë, Ishujt Faroe, Luksemburg, Estoni

Grupi D: Angli, Irlandë, Sllovaki, Moldavi, Kazakistan, Andorra

Grupi E: Itali, Poloni, Suedi, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armeni

Grupi F: Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Irlandë e Veriut, Letoni, Maltë

Grupi G: Holandë, Norvegji, Slloveni, Izrael, Bosnjë Hercegovinë

Grupi H: Ukrainë, Kroaci, Hungari, Turqi, Lituani

Grupi I: Danimarkë, Belgjikë, Austri, Uells, Bjellorusi

Tetë skuadrat e tjera të vendit të dytë do të përballen në play-off për katër vendet e mbetura në fazën finale të turneut, që do të zhvillohet me 16 ekipe.

Continue Reading

Të kërkuara